-
«Unë do t’ju jap një zemër të bashkuar»Jehovai rivendos adhurimin e pastër!
-
-
11 Përgjatë shekujve të errët të dominimit të të ashtuquajturit krishterim, kishte disa të krishterë të vërtetë, që në ilustrimin e Jezuit krahasohen me «grurin». Ashtu si judenjtë e mërguar të përmendur tek Ezekieli 6:9, edhe ata e kujtonin Perëndinë e vërtetë. Disa, plot guxim, dolën kundër doktrinave të rreme të të ashtuquajturit krishterim, e si pasojë hasën tallje dhe përndjekje. Por, a do ta linte përgjithmonë Jehovai popullin e tij nën robërinë e fesë së rreme? Kurrsesi! Siç ndodhi me Izraelin e lashtë, zemërimi i Jehovait do të shprehej në masën e duhur dhe për aq kohë sa të ishte e nevojshme. (Jer. 46:28) Për më tepër, Jehovai nuk e la popullin e tij pa shpresë.
Të krishterët e vërtetë u përndoqën nga Babilonia e Madhe për shekuj me radhë (Shih paragrafët 10, 11)
-