BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • gt kap. 57
  • Dhembshuri për të vuajturit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Dhembshuri për të vuajturit
  • Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • Material i ngjashëm
  • Jezui shëron një vajzë dhe një të shurdhër
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • A keni «mendjen e Krishtit»?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • Si do të marrin fund gjymtimet?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • Sirofenikia
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
gt kap. 57

Kapitulli 57

Dhembshuri për të vuajturit

PASI i dënon publikisht farisenjtë për traditat e tyre në shërbim të interesave vetjake, Jezui largohet bashkë me dishepujt e tij. Mund të kujtoni se, jo shumë kohë më parë, përpjekja e tij për t’u larguar me ta për të pushuar pak, dështoi pasi turmat i gjetën. Tani, me dishepujt e tij, ai niset për në rajonin e Tiros dhe atë të Sidonit, shumë kilometra më në veri. Me sa duket, ky është i vetmi udhëtim që Jezui bën me dishepujt e tij, përtej kufijve të Izraelit.

Pasi gjejnë një shtëpi ku të qëndrojnë, Jezui bën të ditur se dëshiron që të mos e marrë vesh askush se ku ndodhen. E megjithatë, edhe në këtë territor joizraelit, ai nuk mund t’i shpëtojë vëmendjes së njerëzve. Një grua greke, e lindur këtu, në Feniki të Sirisë, e gjen dhe fillon t’i lutet: «Ki mëshirë për mua, o Zot, Bir i Davidit. Bija ime është tmerrësisht e pushtuar nga një demon.» Por, Jezui nuk i përgjigjet fare.

Më në fund, dishepujt i thonë Jezuit: «Lëshoje atë, sepse po bërtet pas nesh.» Duke shpjeguar arsyen për të cilën nuk po ia vë veshin, Jezui thotë: «Unë nuk jam dërguar gjetiu, përveçse te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit.»

Megjithatë, gruaja nuk dorëzohet. Ajo i afrohet Jezuit dhe bie në gjunjë para tij, duke u lutur: «O Zot, ndihmomë!»

Sa duhet ta ketë prekur zemrën e Jezuit, lutja e zjarrtë e kësaj gruaje! Sidoqoftë, ai përmend përsëri përgjegjësinë e tij kryesore, shërbimin në favor të popullit të Perëndisë, Izraelit. Në të njëjtën kohë, me sa duket për të vënë në provë besimin e saj, ai i referohet paragjykimeve që kanë judenjtë për njerëzit e kombësive të tjera, duke argumentuar: «Nuk është gjë e mirë të marrësh bukën e fëmijëve dhe t’ua hedhësh këlyshëve të qenve.»

Me dhembshurinë që duket në tonin e zërit dhe në shprehjen e fytyrës, pa dyshim, Jezui zbulon ndjenjat e ngrohta që ka për johebrenjtë. Madje ai e zbut krahasimin e johebrenjve me qentë, duke i quajtur qen të vegjël, ose «këlyshë». Në vend se të ofendohet, gruaja e kap aluzionin e Jezuit në lidhje me paragjykimet e judenjve dhe thotë me përulësi: «Po, o Zotëri, por në të vërtetë, këlyshët e qenve hanë thërrimet që bien nga tavolina e zotërinjve të tyre.»—BR.

«O grua, i madh është besimi yt!—përgjigjet Jezui.—T’u bëftë ashtu si dëshiron.» Dhe ashtu bëhet! Kur kthehet në shtëpi, ajo e gjen vajzën në shtrat, plotësisht të shëruar.

Pasi lënë rajonin bregdetar të Sidonit, Jezui dhe dishepujt e tij, kalojnë nëpërmes vendit, duke u drejtuar për në vendburimin e lumit Jordan. Me sa duket, ata e kalojnë Jordanin, diku aty në veri të Detit të Galilesë dhe hyjnë në rajonin e Dekapolit, që ndodhet në bregun lindor të detit. Atje ata ngjiten në një mal, por turmat i gjejnë dhe sjellin te Jezui të çalët, sakatët, të verbërit dhe memecët, si dhe shumë të tjerë me sëmundje dhe deformime të ndryshme. Ata thuajse i hedhin në këmbët e Jezuit dhe ai i shëron. Njerëzit mbeten të habitur, tek shohin memecët duke folur, të çalët duke ecur dhe të verbërit duke parë dhe i japin lavdi Perëndisë së Izraelit.

Jezui i kushton vëmendje të veçantë sidomos një burri, i cili është i shurdhër dhe me zor flet. Shpesh, të shurdhrit i zë shpejt turpi, sidomos kur janë në turmë. Jezui mund ta ketë vënë re shqetësimin e veçantë të këtij burri. Prandaj, në mënyrë të dhembshur, ai e merr atë privatisht, larg turmës. Kur janë vetëm, Jezui i tregon, se çfarë do të bëjë për të. I vë gishtat në veshë dhe pasi pështyn, i prek gjuhën. Pastaj, duke parë nga qielli, Jezui psherëtin thellë dhe thotë: «Hapu!» Në atë moment, burrit i rikthehet aftësia e të dëgjuarit dhe është në gjendje të flasë normalisht.

Pasi Jezui kryen gjithë këto shërime, turmat përgjigjen me çmueshmëri. Ata thonë: «Ai çdo gjë e ka bërë mirë; ai bën që të shurdhët të dëgjojnë dhe memecët të flasin.» Mateu 15:21-31; Marku 7:24-37.

▪ Përse Jezui nuk e shëron menjëherë vajzën e gruas greke?

▪ Ku i çon më pas, Jezui, dishepujt e tij?

▪ Në ç’mënyrë tregon dhembshuri Jezui në trajtimin e burrit të shurdhër, që me zor flet?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo