-
Le të ndërtohet kongregacioni!Kulla e Rojës—2007 | 15 Prill
-
-
10. Si duheshin zgjidhur problemet serioze, sipas Mateut 18:15-17?
10 Jezui e përmendi se do të ekzistonte një organizim i tillë. Kujtoni tregimin e Mateut 18:15-17, ku ai theksoi se disa herë mund të lindin probleme mes dy shërbëtorëve të Perëndisë, kur njëri mëkaton kundër tjetrit. I dëmtuari mund të shkonte tek ai që e kishte dëmtuar dhe, ndërsa ishin vetëm për vetëm, ‘t’i tregonte hapur ku kishte gabuar’. Nëse problemi nuk zgjidhej me kaq, mund të thirreshin për ndihmë një a dy të tjerë që i njihnin faktet. Po nëse çështja ende nuk zgjidhej? Jezui tha: «Nëse nuk i dëgjon edhe ata, fol me kongregacionin. Në qoftë se nuk e dëgjon as kongregacionin, le të jetë për ty tamam si një njeri nga bota dhe si një taksambledhës.» Kur Jezui tha këto fjalë, judenjtë ende ishin «kongregacioni i Perëndisë», prandaj fillimisht fjalët zbatoheshin për ta.a Por, pasi u themelua kongregacioni i krishterë, udhëzimi i Jezuit zbatohej për këtë kongregacion. Ja një provë tjetër se populli i Perëndisë do të kishte kongregacione të organizuara, ku çdo i krishterë do të ndërtohej e do të merrte udhëheqje.
11. Ç’rol do të luanin pleqtë për zgjidhjen e problemeve?
11 Në mënyrë të përshtatshme, pleqtë ose mbikëqyrësit do të përfaqësonin kongregacionin e tyre ndërsa shqyrtonin ose zgjidhnin problemet, a kur trajtonin rastet e keqbërjeve. Kjo është në përputhje me kërkesat për kualifikimin e pleqve, që përmenden te Titit 1:9. Qartë, pleqtë e kongregacionit ishin njerëz të papërsosur, siç ishte edhe Titi, të cilin Pavli e dërgoi nëpër kongregacione që ‘të ndreqte gjërat me të meta’. (Titit 1:4, 5) Sot, ata që merren në shqyrtim për t’u emëruar si pleq, duhet ta kenë treguar me prova besimin dhe përkushtimin e tyre gjatë kohës. Prandaj, të tjerët në kongregacion kanë arsye për t’i besuar drejtimit që sigurohet me anë të këtij rregulli.
-
-
Le të ndërtohet kongregacioni!Kulla e Rojës—2007 | 15 Prill
-
-
a Studiuesi biblik Albert Barnz komentoi se udhëzimi i Jezuit «fol me kongregacionin» mund të nënkuptojë «ata që janë të autorizuar për të gjykuar çështje të tilla, domethënë përfaqësuesit e kishës. Në sinagogën judaike kishte pleq që shërbenin si gjykatës, para të cilëve paraqiteshin për t’u gjykuar çështje të këtij lloji».
-