BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • «Jehovain, Perëndinë tënd, adhuro»
    Jehovai rivendos adhurimin e pastër!
    • 10. Si reagoi Jezui ndaj tundimit të tretë dhe pse?

      10 Le të shohim si reagoi Jezui ndaj tundimit të tretë. Duke treguar besnikëri absolute ndaj Jehovait, Jezui e refuzoi menjëherë ofertën e Tunduesit me fjalët: «Ik tutje, Satana!» Pastaj, siç bëri në dy tundimet e para, citoi nga Ligji i përtërirë një varg që përmban emrin hyjnor: «Është shkruar: ‘Jehovain, Perëndinë tënd, adhuro dhe vetëm atij bëji shërbim të shenjtë.’» (Mat. 4:10; Ligj. 6:13) Kështu, Jezui hodhi poshtë tundimin për të pasur një karrierë të suksesshme, por jetëshkurtër në këtë botë, si dhe për të bërë një jetë të rehatshme e pa vuajtje. Ai e pranoi se Ati i tij është i vetmi që meriton të adhurohet dhe se ‘të adhuronte’ Satanain, qoftë edhe një herë, do të thoshte t’i nënshtrohej atij. Me vendosmëri, nuk pranoi që ai Tundues i lig të bëhej perëndia i tij.

      Kolazh: Jezui i reziston tundimit. 1. Jezui i ulur mbi një gur po mediton në shkretëtirën e Judesë. 2. Jezui në bedenat e tempullit. 3. Jezui thotë plot vendosmëri: ‘Ik tutje, Satana!’

      «IK TUTJE, SATANA!» (Shih paragrafin 10)

  • «Jehovain, Perëndinë tënd, adhuro»
    Jehovai rivendos adhurimin e pastër!
    • Kur me besnikëri ‘i kundërvihemi [Satanait], të patundur në besim’, faktikisht po themi: «Ik tutje, Satana!» (1 Pjet. 5:9) Të mos harrojmë, Satanai u largua vetëm pasi Jezui e hodhi poshtë me vendosmëri ofertën e tij. Në mënyrë të ngjashme, Bibla na siguron me fjalët: «Kundërvijuni Djallit, e ai do të ikë nga ju.»—Jak. 4:7.

      Kolazh: I rezistojnë tundimit. 1. Një motër sheh disa bizhuteri në dhomën e hotelit që po pastron. 2. Një i ri në shkollë largohet nga dy vajza që po e shohin. 3. Një vëlla refuzon ftesën për të pirë alkool, duhan dhe për të luajtur bixhoz me ish shokët.

      Mund të zgjedhim t’u rezistojmë tundimeve të botës së Satanait (Shih paragrafët 11, 19)

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo