BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Ju mund të gjeni lumturi të vërtetë!
    Zgjohuni!—2006 | Prill
    • Rreth dy mijë vjet më parë, Jezu Krishti foli për një mënyrë jetese të ndryshme, që të pakëson stresin e të përtërin. Në thelb të mësimeve të tij qëndronte një e vërtetë e thjeshtë, por edhe e fuqishme. Ai tha: «Lum ata që janë të vetëdijshëm se kanë nevojë të mësojnë për Perëndinë.» (Mateu 5:3) Po, Jezui i nxiti dëgjuesit e tij të përqendroheshin në nevojën më të rëndësishme të njeriut, pra në nevojën për të njohur të vërtetën për Krijuesin dhe qëllimin që ka Ai për ne.

      Siç do të shohim në artikujt vijues, kjo njohuri e saktë na ndihmon të dallojmë se cilat gjëra janë vërtet të rëndësishme, duke na çuar kështu drejt një jete më të lumtur dhe më kuptimplotë. Veç kësaj, kjo njohuri për Perëndinë na jep edhe një shpresë të mrekullueshme.

  • Sekreti i lumturisë së vërtetë
    Zgjohuni!—2006 | Prill
    • Sekreti i lumturisë së vërtetë

      NJË recetë e mirë dhe një kuzhinier i mirë, bëjnë një gjellë të mirë. Në njëfarë mënyre kështu ndodh edhe me lumturinë. Ajo nuk varet nga një faktor i vetëm, por lumturia në jetë vjen kur kombinohen shumë gjëra. Këtu përfshihen puna, zbavitja, koha që kalojmë me familjen e miqtë, si dhe veprimtaritë frymore, domethënë ato që lidhen me adhurimin e Perëndisë. Por ka edhe faktorë disi të padukshëm, siç janë qëndrimi, dëshirat dhe synimet në jetë.

      Lumturisht, nuk na duhet ta zbulojmë vetë sekretin për të gjetur lumturinë e vërtetë. Përse? Sepse Krijuesi ynë na ka dhënë një libër të mrekullueshëm me udhëzime, Biblën, që tani është botuar e plotë ose pjesërisht në 2.377 gjuhë e dialekte, shumë më tepër se çdo botim tjetër në botë.

      Kjo shpërndarje e jashtëzakonshme tregon se sa kujdeset Perëndia për lumturinë dhe mirëqenien frymore të të gjithë njerëzve. (Veprat 10:34, 35; 17:26, 27) Perëndia thotë: «Unë . . . jam . . . Ai që të mëson se si të nxjerrësh dobi për vete.» Nëse ua vëmë veshin urdhërimeve të tij, ai na premton se qetësinë dhe paqen, do ta kemi «si lumë».—Isaia 48:17, 18.

      Ky premtim na sjell ndër mend fjalët e Jezuit që u përmendën në artikullin e mëparshëm: «Lum ata që janë të vetëdijshëm se kanë nevojë të mësojnë për Perëndinë.» (Mateu 5:3) Kjo vetëdije nuk është diçka sipërfaqësore, pra thjesht të ndjekësh një fe. Por ndikon në të gjithë jetën tonë. Ajo duket në gatishmërinë tonë për të dëgjuar Perëndinë dhe për t’u mësuar prej tij, ngaqë e pranojmë se ai na njeh më mirë nga sa e njohim ne veten. «Ajo që më bind më shumë se çdo gjë tjetër që Bibla është nga Perëndia,—thotë Eroli, i cili ka 50 vjet që e studion Biblën,—është se kur zbaton këshillat e saj, ato të sjellin dobi.»

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo