BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w96 1/8 f. 30-31
  • Pyetje nga lexuesit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pyetje nga lexuesit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Material i ngjashëm
  • Jezui jep një profeci me shtrirje të gjerë
    Bibla: Cili është mesazhi i saj?
  • Apostujt kërkojnë një shenjë
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Nga e dimë se Harmagedoni është afër?
    Të mësojmë nga Mësuesi i Madh
  • Studimi numër 6​—Teksti grek i krishterë i Shkrimeve të Shenjta
    «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
w96 1/8 f. 30-31

Pyetje nga lexuesit

A e di tani Jezui, datën e ardhjes së Harmagedonit?

Duket plotësisht e arsyeshme të mendojmë se po.

Disa madje, mund të çuditen me faktin që ngrihet një pyetje e tillë. Ndoshta, kjo ndodh për shkak të komentit të Jezuit, të gjendur në Mateun 24:36: «E kur do të jetë ajo ditë dhe ajo orë, askush s’di gjë, as engjëjt e qiellit, as Biri, përveç vetëm Atit!» (DSF) Vini re frazën «as Biri».

Ky varg është pjesë e përgjigjes që i dha Jezui pyetjes së apostujve: «Kur do të ndodhin këto gjëra dhe cila do të jetë shenja e pranisë sate dhe e përfundimit të sistemit të gjërave?» (Mateu 24:3, BR) Në profecinë, tashmë të famshme të tij, lidhur me ngjarjet që do të përbënin «shenjën», ai paratha luftëra, mungesë ushqimi, tërmete, persekutim të të krishterëve të vërtetë dhe gjëra të tjera mbi tokë, të cilat do të tregonin praninë e tij. Nëpërmjet kësaj shenje, ithtarët e tij do të mund të kuptonin se fundi ishte afër. Ai e ilustroi këtë afrim, me kohën kur pema e fikut fillon të lëshojë gjethe, duke treguar kështu se vera është afër. Ai shtoi: «Kështu edhe ju, kur të shihni të gjitha këto gjëra, dijeni se ai është afër, tek dera.»​—Mateu 24:33.

Por Jezui nuk tha saktësisht se kur do të vinte fundi. Përkundrazi, ai tha atë që lexojmë në Përkthimin Bota e Re të Shkrimeve të Shenjta, që lexohet edhe në shumë Bibla të ditëve tona. Megjithatë, disa versione më të vjetra, nuk përmbajnë frazën «as Biri».

Për shembull, në botimin e Shoqatës Shqiptare të Biblës lexojmë: «Tani sa për atë ditë dhe për atë orë, askush s’e di, as engjëjt e qiejve, por vetëm Ati im.» E njëjta gjë lexohet edhe në versionin katolik Douay Version. Përse fraza «as Biri», është hequr, megjithëse gjendet në Markun 13:32? Sepse në fillimet e shekullit të 17-të, kur u përgatitën ato dy versione, dorëshkrimet me të cilat punonin përkthyesit, nuk e përmbanin atë shprehje. Megjithatë, ndërkohë, kanë dalë në dritë shumë dorëshkrime greke më të vjetra, të cilat nga pikëpamja kohore, janë shumë më pranë shkrimit origjinal të Mateut, i cili përmban «as Biri» në Mateun 24:36.

Është interesant fakti që Bibla katolike Jerusalem Bible, e përfshin atë frazë, me një shënim që thotë se Vulgate latine e hoqi shprehjen e mësipërme, «ndoshta për arsye teologjike». Arsyeja, kuptohet! Përkthyesit apo kopjuesit, të cilët besonin në trinitetin, mund të kenë qenë të tunduar për të hequr frazën që tregonte se Jezui nuk kishte njohurinë që kishte Ati i tij. Si mund të mos e dinte Jezui një fakt të caktuar, kur ai dhe Ati i tij ishin pjesë të një Perëndie trinitet?

Ngjashëm, në komentin e tij, B. M. Metsgër thotë: «Fjalët ‘as Biri’, mungojnë në pjesën më të madhe të dëshmive [dorëshkrimeve] të Mateut, duke përfshirë edhe tekstin e mëvonshëm bizantin. Nga ana tjetër, përfaqësuesit më të mirë të tipeve aleksandrianë, perëndimorë dhe cezarian të tekstit, e përmbajnë frazën. Është më e mundshme heqja e fjalëve për shkak të vështirësisë doktrinale që ato paraqesin, se sa pranimi i faktit që ato janë shtuar.» Kjo gjë vlen në rastin e Markut 13:32.​—A Textual Commentary on the Grek New Testament (Kursivi është i yni).

Ata «përfaqësues më të mirë» të dorëshkrimeve më të hershme, mbështetin deklaratën, e cila paraqet një progresion të arsyeshëm lidhur me njohjen e orës dhe ditës. Engjëjt nuk e dinin orën e përfundimit; as Biri; por vetëm Ati. Kjo është në përputhje me fjalët e Jezuit, që gjenden në Mateun 20:23, ku ai pohon se nuk kishte autoritet t’u jepte vende të rëndësishme në Mbretëri, por Ati kishte.

Pra, vetë fjalët e Jezuit tregojnë se kur ai ishte në tokë, nuk e dinte datën e «fundit të botës». Që nga ajo kohë, a e ka mësuar ai atë?

Zbulesa 6:2 e përshkruan Jezuin si të ulur mbi një kalë të bardhë, duke ecur përpara «fitimtar dhe duke plotësuar fitoren e tij». Kuajt e tjerë që vijnë më pas, paraqesin luftërat, urinë dhe murtajat, si ato që kemi përjetuar që kur filloi Lufta I Botërore në vitin 1914. Dëshmitarët e Jehovait besojnë se në vitin 1914, Jezui u ul në fron si Mbret i Mbretërisë qiellore të Perëndisë, si ai që do të udhëheqë betejat e ardhshme kundër ligësisë mbi tokë. (Zbulesa 6:3-8; 19:11-16) Meqë tani Jezuit i është dhënë fuqia, si atij që do të fitojë në emër të Perëndisë, duket e arsyeshme që Ati i tij t’ia ketë treguar se kur do të vijë fundi, se kur «do të plotësojë ai fitoren e tij».

Neve që jetojmë në tokë, nuk na është treguar ende data, prandaj tek ne, zbatohen ende fjalët e Jezuit: «Tregoni kujdes, jini vigjilentë, sepse nuk e dini se kur është koha e caktuar. . . . Atë që po jua them juve, ua them të gjithëve: Rrini zgjuar!»​—Marku 13:33-37, BR.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo