BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • uw kap. 15 f. 117-124
  • Si e drejton Jehovai organizatën e tij?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si e drejton Jehovai organizatën e tij?
  • Të bashkuar në adhurimin e Perëndisë së vetëm dhe të vërtetë
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Duke identifikuar pjesën e dukshme
  • Struktura teokratike
  • Si e drejton Jehovai organizatën e tij?
    Të adhurojmë të vetmin Perëndi të vërtetë
  • Organizata e dukshme e Perëndisë
    Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë
  • «Kujtoni ata që marrin drejtimin mes jush»
    Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
  • Të qëndrojmë të mbrojtur si pjesë e organizatës së Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
Shih më tepër
Të bashkuar në adhurimin e Perëndisë së vetëm dhe të vërtetë
uw kap. 15 f. 117-124

Kapitulli 15

Si e drejton Jehovai organizatën e tij?

1. Çfarë informacioni në lidhje me organizatën e Jehovait na zbulon Bibla dhe pse është i rëndësishëm për ne?

NËPËRMJET Shkrimeve të frymëzuara, Jehovai na jep një ide mbi organizatën e tij të mrekullueshme qiellore. (Isa. 6:2, 3; Ezek. 1:1, 4-28; Dan. 7:9, 10, 13, 14) Megjithëse ne nuk mund t’i shohim krijesat frymore, ai na zbulon mënyrat në të cilat aktiviteti i engjëjve të shenjtë ndikon në adhuruesit e vërtetë mbi tokë. (Zan. 28:12,13; 2. Mbret. 6:15-17; Psal. 34:7; Mat. 13:41, 42; 25:31, 32) Gjithashtu, Bibla na përshkruan pjesën e dukshme të organizatës së Jehovait dhe na ndihmon të kuptojmë se si e drejton ai atë. Nëse me të vërtetë kemi një kuptim frymor për këto gjëra, kjo do të na ndihmojë «të ecim denjësisht me Jehovain në mënyrë që t’i pëlqejmë plotësisht atij».—Kol. 1:9, 10.

Duke identifikuar pjesën e dukshme

2. Që nga Rrëshajët e vitit 33 të e.s, cili ka qenë kongregacioni i Perëndisë?

2 Për 1.545 vjet, kombi i Izraelit ishte kongregacioni i Perëndisë. Por ata dështuan të mbanin besëlidhjen e Ligjit dhe e hodhën tej Birin e vetëm të Perëndisë. Kështu, Jehovai solli në ekzistencë një kongregacion të ri, me të cilin ai bëri një besëlidhje të re. Në Shkrime, ky kongregacion është identifikuar si «nusja» e Krishtit, i përbërë nga 144.000 të zgjedhur nga Perëndia, për të qenë të bashkuar me birin e tij në qiell. (Efes. 5:22-32; Zbul. 14:1; 21:9, 10) Të parët, u mirosën me frymën e shenjtë në kohën e Rrëshajëve, të vitit 33 të e. s. Përmes frymës së shenjtë, Jehovai dha dëshminë e pagabueshme se ky do të ishte tani kongregacioni me të cilin ai do të plotësonte qëllimin e tij.—Hebr. 2:2-4.

3. Kush e përbën sot organizatën e dukshme të Jehovait?

3 Sot vetëm një mbetje e 144.000-ve është në tokë. Por në përmbushje të profecisë biblike, një shumicë e madhe «delesh të tjera» u soll në një shoqëri aktive me ta. Bariu i shkëlqyer, Jezu Krishti, i ka bashkuar këto «dele të tjera» me ata që janë mbetje e pasuesve të tij të lindur nga fryma, kështu që ata formojnë «një kope» nën «një bari» të vetëm. (Gjoni 10:11, 16; Zbul. 7:9, 10) Të gjitha këto, përbëjnë një organizatë të bashkuar, organizatën e dukshme të Jehovait sot.

Struktura teokratike

4. Kush e drejton organizatën dhe në ç’mënyrë?

4 Shprehja biblike «kongregacioni i Perëndisë së gjallë», vë në dukje se kush e drejton atë. Organizata është teokratike, ose e qeverisur nga Perëndia. Jehovai e ka siguruar udhëheqjen për popullin e tij përmes njërit, që Ai e ka emëruar për të qenë kreu i padukshëm i kongregacionit, Zotërisë Jezu Krisht dhe përmes Fjalës së tij të frymëzuar, Biblës.—1. Tim. 3:14, 15; Efes. 1:22, 23; 2. Tim. 3:16, 17.

5. (a) Si ishte bërë e dukshme udhëheqja qiellore e kongregacionit në shekullin e parë? (b) Çfarë tregon se Jezui është akoma kreu i kongregacionit?

5 Kjo udhëheqje teokratike, ishte shumë e dukshme kur anëtarët e parë të kongregacionit u nxitën të vepronin nga fryma e shenjtë në Rrëshajët e vitit 33 të e. s. (Vep. 2:1-4, 32, 33) Ajo u tregua qartë kur engjëlli i Jehovait drejtoi ngjarjet që çuan në përhapjen e lajmit të mirë në Afrikë. (Vep. 8:26-39) Gjithashtu, u duk kur zëri i Jezuit dha udhëzime me rastin e kthimit të Saulit nga Tarsa dhe përsëri kur vepra misionare nisi ndër paganët. (Vep. 9:3-7, 10-17; 10:9-16, 19-23; 11:12) Por, udhëheqja e nevojshme jo gjithmonë sigurohej në mënyrë të tillë spektakulare. Me kalimin e kohës nuk dëgjoheshin më zëra nga qielli, engjëjt nuk u shfaqeshin më njerëzve dhe nuk kishte më dhurata të mrekullueshme nga fryma. Megjithatë, Jezui u kishte premtuar ithtarëve të tij besnikë: «Shikoni! Unë jam me ju në të gjitha ditët, deri në përfundimin e sistemit të gjërave», dhe faktet tregojnë se është. (Mat. 28:20; 1. Kor. 13:8) Dëshmitarët e Jehovait jo vetëm e pranojnë udhëheqjen e tij, por është e dukshme se do të ishte e pamundur për ta të vazhdonin të predikonin mesazhin e Mbretërisë, përballë një armiqësie të fortë, pa ndihmën e tij.

6. (a) Kush e përbën «skllavin besnik dhe të matur» dhe pse? (b) Çfarë detyrash i dha Jezui «skllavit»?

6 Pak kohë para vdekjes, Jezui u foli dishepujve të tij mbi «skllavin e matur dhe besnik», dhe si një Mësues, do t’i besonte atij një përgjegjësi të veçantë. Ky skllav, sipas përshkrimit të Jezuit do të ishte i pranishëm kur Zotëria të ngrihej në qiell dhe akoma do të ishte në jetë, në kohën e kthimit të Krishtit. Një përshkrim i tillë natyrisht nuk mund t’i përshtatet një njeriu të vetëm. Por i përshtatet kongregacionit besnik të mirosur të Krishtit, të parë si një grup. Jezui e dinte se po shkonte t’i blinte ata me gjakun e tij, kështu në mënyrë të përshtatshme i quajti ata në tërësi si «skllavin» e tij. Ai u dha atyre punë për të bërë, duke i caktuar që të gjithë të bënin dishepuj dhe pastaj në mënyrë të vazhdueshme t’i ushqenin këta frymësisht, duke u dhënë «ushqimin [frymor] në kohën e duhur». Vepra e tyre ishte e konfirmuar nga fryma e shenjtë në Rrëshajët e vitit 33 të e. s.—Mat. 24:45-47; 28:19, 20; 1. Kor. 6:19, 20; krahaso Isa. 43:10.

7. (a) Çfarë përgjegjësish të mëdha ka «skllavi» tani? (b) Pse është e rëndësishme mënyra se si reagojmë ndaj mësimit të dhënë përmes këtij kanali?

7 Kur të kthehej Mësuesi, nëse «skllavi» ishte duke bërë punën e tij besnikërisht, atij do t’i besoheshin përgjegjësi më të mëdha. Vitet pasuese, do të ishin një kohë për dëshminë botërore të Mbretërisë dhe një «shumicë e madhe» adhuruesish të Jehovait do të mblidhej me shpresën për të kaluar «mjerimin e madh». (Mat. 24:14; Zbul. 7:9, 10) Këta gjithashtu, kishin nevojë për ushqim frymor dhe ai do t’u sigurohej atyre nëpërmjet «skllavit», i cili përbëhej nga shërbëtorët e mirosur me frymë të Krishtit. Për t’i pëlqyer Jehovait, ne duhet të pranojmë udhëheqjen që ai na ka siguruar përmes këtij kanali dhe të veprojmë në harmoni të plotë me të.

8, 9. (a) Çfarë organizimi ekzistonte në shekullin e parë për të zgjidhur pyetjet rreth doktrinave dhe për të dhënë drejtimin e nevojshëm në lidhje me predikimin e lajmit të mirë? (b) Çfarë organizimi i ngjashëm ekziston sot?

8 Me kohë, natyrisht, mund të lindin pyetje rreth doktrinave dhe procedurës. Ç’duhej bërë? Veprave na tregon se si u zgjidh një çështje në lidhje me kërkesat për paganët e kthyer. Ajo u referohej apostujve dhe pleqve të Jeruzalemit, të cilët shërbyen si trupi udhëheqës qendror. Këta pleq nuk ishin të pagabueshëm; ata nuk ishin persona që nuk mund të bënin kurrë gabime. (Shiko Galatasve 2:11-14.) Por Perëndia i përdori. Ata konsideruan se çfarë thoshin Shkrimet e frymëzuara në lidhje me këtë, si edhe dëshminë e veprimit të frymës së Perëndisë në hapjen e fushës pagane dhe pastaj morën një vendim. Perëndia bekoi atë mënyrë organizimi. (Vep. 15:1-29; 16:4, 5) Nga ky trup qendror, u dërguan gjithashtu individë, që të ndihmonin në predikimin e lajmit të mirë, në harmoni me atë çka kishte autorizuar vetë Zotëria.—Vep. 8:14; Gal. 2:9.

9 Në ditët tona, Trupi Udhëheqës përbëhet nga vëllezër të mirosur me frymë, prej vendeve të ndryshme. Ai është vendosur në selinë botërore të Dëshmitarëve të Jehovait. Besnikërisht ai çon përpara interesat e adhurimit të pastër nën udhëheqjen e Jezu Krishtit. Këta vëllezër kanë të njëjtën pikëpamje me atë të apostullit Pavël, i cili duke u dërguar këshilla frymore të bashkëkrishterëve, shkroi: «Ne nuk jemi mësues mbi besimin tuaj, por jemi bashkëpunëtorë në gëzimin tuaj, sepse ju qëndroni me anë të besimit tuaj.»—2. Kor. 1:2.

10. (a) Si përcaktohen ata që do të jenë pleq apo shërbëtorë ndihmës? (b) Përse duhet të bashkëpunojmë në mënyrë të ngushtë me ata që janë të emëruar në një pozitë të tillë?

10 Ky organizim teokratik është i njohur nga të gjithë Dëshmitarët e Jehovait në të gjithë botën. Të gjitha kongregacionet e tyre lokale punojnë në bashkëpunim të plotë me të. Ata lënë që Trupi Udhëheqës të emërojë pleqtë dhe shërbëtorët ndihmës për të siguruar funksionimin e qetë të kongregacionit. Mbi çfarë baze janë zgjedhur personat për emërime të tilla? Kërkesat janë shprehur qartë në Bibël. Si pleqtë që bëjnë rekomandime, ashtu edhe ata që autorizohen për të bërë emërime, kanë një përgjegjësi serioze përpara Perëndisë, për t’iu përmbajtur me saktësi atyre. (1. Tim. 3:1-10, 12, 13; 5:22; Tit. 1:5-9) Nuk ka fushata elektorale midis anëtarëve të kongregacionit apo ndonjë mbledhje votimesh. Në vend të këtyre, në harmoni me atë se çfarë bënin apostujt e shekullit të parë, kur bëheshin emërime, këta mbikëqyrës përgjegjës për rekomandimet dhe ata të cilët më vonë bënin emërime, shpesh luteshin për ndihmën e frymës së Perëndisë dhe kërkonin udhëheqje nga Fjala e tij e frymëzuar. (Vep. 6:2-4, 6; 14:23; shiko Psalmin 75:6, 7.) Sipas përgjigjes sonë ndaj udhëzimeve të dhëna nga pleqtë, ne mund të tregojmë vlerësimin tonë për furnizimin e dashur të Krishtit me këto «dhurata në njerëz» për të na ndihmuar të gjithëve në arritjen e «njësisë në besim».—Efes. 4:8, 11-16.

11. (a) Çfarë shërbimesh të vlefshme janë kryer nga gratë brenda organizimit teokratik? (b) Kur është e nevojshme që ato të mbajnë një mbulesë në kokë dhe pse?

11 Shkrimet na tregojnë se për pozitat e mbikëqyrjes në kongregacion, duhet të kujdesen meshkujt. Kjo nuk është një mënyrë për të përbuzur gratë, sepse shumë prej tyre janë përfshirë midis trashëgimtarëve të Mbretërisë qiellore. Me thjeshtësinë, sjelljen e dëlirë dhe zellin në kujdesin për familjet e tyre, gratë e krishtere gjithashtu kontribuojnë në reputacionin e mirë të kongregacionit. (Tit. 2:3-5) Ato shpesh bëjnë shumë punë për gjetjen e të interesuarve të tjerë të rinj, duke i sjellë ata në kontakt me organizatën. (Psal. 68:11) Por mësimi brenda kongregacionit drejtohet nga burra të emëruar. (1. Tim. 2:12, 13) Dhe nëse nuk ka burra të kualifikuar në një mbledhje të organizuar nga kongregacioni, atëherë një grua duhet të vërë një shami në kokëa nëse drejton apo lutet. Në këtë mënyrë ajo tregon respekt për organizimin e Jehovait, sikurse Jezui la një shembull për të gjithë, në nënshtrimin ndaj Atit të tij.—1. Kor. 11:3-16; Gjoni 8:28, 29.

12. (a) Çfarë qëndrimi u nxit Bibla pleqve të mbajnë ndaj pozitës së tyre? (b) Në çfarë privilegji madhështor ne të gjithë mund të marrim pjesë?

12 Në botë, një individ i cili mban një pozitë të shquar konsiderohet i rëndësishëm, por brenda organizatës së Perëndisë rregulli është: «Kush është ndër ju më i vogli, ai është vërtet i madh.» (Luka 9:46-48, DSF; 22:24-26) Kështu shkrimet i këshillojnë pleqtë të jenë të kujdesshëm dhe jo të zotërojnë mbi ata që janë trashëgimia e Perëndisë, por më mirë të bëhen shembuj të kopesë. (1. Pjetr. 5:2, 3) Jo vetëm disa të zgjedhur, por të gjithë Dëshmitarët e Jehovait, meshkuj dhe femra, kanë privilegjin e shkëlqyer të përfaqësojnë Sovranin e universit, duke folur me përulësi në emrin e tij dhe duke u treguar njerëzve kudo mbi Mbretërinë e tij.

13. Duke përdorur shkrimet e cituara, shqyrtoni pyetjet e shënuara në fund të këtij paragrafi.

13 Bëjmë mirë nëse pyesim veten: «A e vlerësojmë ne me të vërtetë mënyrën se si Jehovai po e drejton organizatën e tij të dukshme? A e pasqyron këtë qëndrimi, të folurit dhe veprimi ynë?» Arsyetimi mbi pikat e mëposhtme do të mund të ndihmojë secilin prej nesh të bëjë një analizë të tillë:

Nëse me të vërtetë i nënshtrohemi Krishtit si kreut të kongregacionit, atëherë, çfarë duhet të bëjmë, siç tregojnë edhe shkrimet që vijojnë? (Mat. 24:14; 28:19, 20; Luka 21:34-36; Gjoni 13:34, 35)

Në përpjekjet e tyre për të qenë të krishterë të frytshëm, deri në ç’masë ndihen të varur nga Perëndia dhe Krishti, të gjithë ata që janë pjesë e organizatës? (Gjoni 15:5; 1. Kor. 3:5-7)

Kur pleqtë përpiqen për të përmirësuar mënyrën e të menduarit të disa personave me qëllim që ata t’i shikojnë çështjet në harmoni me pjesën tjetër të organizatës, kujdesin dashamirës të kujt duhet të dallojmë në këtë rast? (Efes. 4:7, 8, 11-13; 2. Kor. 13:11)

Kur ne me çmueshmëri pranojmë ushqimin frymor që vjen përmes klasës së «skllavit» dhe Trupit të tij Udhëheqës, për kë po tregojmë respekt? Por, çfarë ndodh nëse flasim me përçmim për këtë? (Luka 10:16; krahaso 3. Gjonit 9, 10)

Përse nuk duhet të jemi kritikë të ashpër ndaj pleqve të emëruar? (Vep. 20:28; Rom. 12:10)

14. (a) Çfarë tregojmë ne me qëndrimin tonë ndaj organizatës teokratike? (b) Në lidhje me këtë, çfarë mundësish kemi për të provuar se Djalli është gënjeshtar dhe për t’i gëzuar zemrën Jehovait?

14 Sot Jehovai vepron ndaj nesh përmes organizatës së tij të dukshme nën Krishtin, si kreu i saj i emëruar. Kështu, sjellja jonë ndaj kësaj organizate tregon në mënyrë praktike qëndrimin që po mbajmë në çështjen e sovranitetit. (Hebr. 13:17) Satanai lufton që ne të gjithë të jemi të nxitur nga dëshira për fitime personale, që interesi ynë kryesor të jetë vetvetja. Por nëse me gëzim e vëmë veten tonë në dispozicion për të shërbyer në ndonjë mënyrë që është e nevojshme, ndërsa shmangim mendime dhe veprime që në mënyrë të padëshirueshme na tërheqin vëmendjen tek vetja, ne provojmë se Djalli është një gënjeshtar. Nëse i duam dhe i respektojmë ata të cilët «kanë marrë udhëheqjen» midis nesh, imitojmë besimin e tyre, por refuzojmë të bëhemi një lloj personi i cili «admiron personalitetin në dobi të vetes së tij», ne i gëzojmë zemrën Jehovait. (Hebr. 13:7; Juda 16) Duke kultivuar respekt të shëndoshë për organizatën e Jehovait dhe duke bërë me sinqeritet veprën që ai drejton, japim dëshmi se Jehovai është me të vërtetë Perëndia ynë dhe se ne jemi të bashkuar në adhurimin e tij.—1. Kor. 15:58.

[Shënimet]

a Megjithatë, ajo nuk ka nevojë ta mbulojë kokën, kur predikon nga shtëpia në shtëpi, pasi përgjegjësia për të predikuar lajmin e mirë vlen për të gjithë të krishterët. Por në rrethanat në të cilat i duhet që të drejtojë një studim biblik në shtëpi në prani të burrit të saj (kreut të saj, edhe nëse ai nuk është i krishterë), ajo duhet të përdorë një mbulesë. Gjithashtu, në rrethana të veçanta, kur një anëtar i dedikuar i kongregacionit është i pranishëm kur ajo drejton një studim biblik në shtëpi, të parapërgatitur, ajo duhet të mbulojë kokën, por lutjen duhet ta bëjë ai.

Pyetje për përsëritje

● Cila është sot organizata e dukshme e Jehovait? Cili është qëllimi i saj?

● Kush është kreu i emëruar i kongregacionit? Përmes cilit organizim të dukshëm, ai na siguron udhëheqje të dashur?

● Çfarë pikëpamjesh të shëndosha ndaj përgjegjësisë dhe personave në organizatë duhet të kultivojmë?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo