-
«Skllavi i besueshëm» e kalon me sukses hetiminKulla e Rojës—2004 | 1 Mars
-
-
Shëmbëlltyra e talentave
12. (a) Çfarë përdori Jezui për të ilustruar besueshmërinë e skllavit? (b) Kush ishte njeriu që «shkoi në dhe të huaj»?
12 Pasi ilustroi maturinë e skllavit të besueshëm, Jezui vazhdoi duke ilustruar besueshmërinë e këtij skllavi. Ai tha: «Është tamam si kur një njeri, që pas pak do të udhëtonte në dhe të huaj, thërriti skllevërit e tij dhe u besoi atyre zotërimet e tij.
-
-
«Skllavi i besueshëm» e kalon me sukses hetiminKulla e Rojës—2004 | 1 Mars
-
-
Njeriu te shëmbëlltyra është vetë Jezui, i cili «shkoi në dhe të huaj» kur u ngjit në qiell, në vitin 33 të e.s. Por përpara se të ngjitej, Jezui ua besoi «zotërimet e tij» dishepujve besnikë. Si?
13. Si përgatiti Jezui një fushë të gjerë aktiviteti? Si i autorizoi «skllevërit» e tij që të bënin tregti?
13 Gjatë shërbimit në tokë Jezui filloi të përgatiste një fushë të gjerë aktiviteti, duke predikuar lajmin e mirë të Mbretërisë anembanë vendit të Izraelit. (Mateu 9:35-38) Përpara se ‘të shkonte në dhe të huaj’, ai ua besoi këtë fushë aktiviteti dishepujve besnikë kur u tha: «Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga njerëz të të gjitha kombeve, duke i pagëzuar në emër të Atit, të Birit dhe të frymës së shenjtë, duke u mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që ju kam urdhëruar.» (Mateu 28:18-20)
-