BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Të mësojmë nga ilustrimi i talentave
    Kulla e Rojës—2015 | 15 Mars
    • Mateun 25:14-30.

  • Të mësojmë nga ilustrimi i talentave
    Kulla e Rojës—2015 | 15 Mars
    • 5 Njeriu në ilustrim zotëronte tetë talenta, një pasuri përrallore për atë kohë.c Para se të ikte në dhé të huaj, ua shpërndau talentat skllevërve të tij dhe priste të bënin tregti me to kur të mos ishte aty. Ashtu si ai njeri, Jezui zotëronte diçka me vlerë të pashoqe para se të ngjitej në qiell. Çfarë? Përgjigjja lidhet me veprën që ishte boshti i jetës së tij.

      6, 7. Çfarë simbolizojnë talentat?

      6 Jezui i dha rëndësi të madhe veprës së tij të predikimit dhe të mësimdhënies. (Lexo Lukën 4:43.) Me anë të saj, kultivoi një fushë pjellore, me potencial të jashtëzakonshëm. Më parë ai u kishte thënë dishepujve: «Ngrini sytë dhe shihni fushat. Ato janë të bardha për korrje.» (Gjoni 4:35-38) E kishte fjalën për mbledhjen e plot njerëzve të tjerë me zemër të sinqertë që do të bëheshin dishepuj të tij. Ashtu si një fermer i mirë, Jezui nuk do ta braktiste një fushë gati për korrje pa treguar pikë kujdesi për të. Prandaj, pak pasi u ringjall dhe para se të ngjitej në qiell, u ngarkoi dishepujve këtë detyrë të rëndësishme: «Shkoni dhe bëni dishepuj.» (Mat. 28:18-20) Kështu, Jezui u besoi një thesar të vyer: shërbimin e krishterë.—2 Kor. 4:7.

      7 Atëherë, ç’përfundim mund të nxjerrim? Kur u ngarkoi detyrën të bënin dishepuj, Jezui, si të thuash, po u linte në dorë dishepujve «zotërimet e veta»—talentat e tij. (Mat. 25:14) Me dy fjalë, talentat simbolizojnë përgjegjësinë për të predikuar e për të bërë dishepuj.

      8. Çfarë priste zotëria nga të gjithë skllevërit, ndonëse morën sasi të ndryshme talentash?

      8 Shëmbëlltyra e talentave tregon se zotëria i dha njërit skllav pesë talenta, tjetrit dy dhe një tjetri vetëm një. (Mat. 25:15) Edhe pse çdo skllav mori një sasi të ndryshme talentash, zotëria priste që të gjithë të tregoheshin të papërtuar kur t’i përdornin talentat, pra të jepnin më të mirën në shërbim. (Mat. 22:37; Kolos. 3:23)

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo