-
Çfarë të shtyn t’i shërbesh Perëndisë?Kulla e Rojës—1995 | 15 Shtator
-
-
17. Trego shkurtimisht me fjalët e tua shëmbëlltyrën e talentave.
17 Le të shohim shëmbëlltyrën e Jezuit mbi talentat, sipas Mateut 25:14-30. Një burrë që duhej të bënte një udhëtim jashtë vendit, mblodhi skllevërit e tij dhe u besoi pasurinë. «Njërit i dha pesë talenta, tjetrit dy dhe një tjetri një; secilit sipas zotësisë së tij.»
-
-
Çfarë të shtyn t’i shërbesh Perëndisë?Kulla e Rojës—1995 | 15 Shtator
-
-
18, 19. (a) Përse nuk e krahasoi zotëria skllavin të cilit i kishte dhënë dy talenta me skllavin të cilit i kishte dhënë pesë talenta? (b) Çfarë na mëson shëmbëlltyra e talentave mbi lavdërimin dhe krahasimin? (c) Përse skllavi i tretë u gjykua në mënyrë të pafavorshme?
18 Së pari, le të shohim skllevërit të cilëve iu dhanë përkatësisht pesë dhe dy talenta. Secilit prej këtyre skllevërve, zotëria u tha: «Të lumtë, shërbëtor i mirë dhe besnik.» A do t’ia kishte thënë këtë skllavit që i kishte dhënë pesë talenta, sikur ai të kishte fituar vetëm dy? E pamundur! Nga ana tjetër, ai nuk i tha skllavit që fitoi dy talenta: «Përse nuk fitove pesë? Ja, shiko sa shumë ka fituar për mua shoku yt i skllavërisë!» Jo, zotëria i dhembshur, që të jep përfytyrimin e Jezuit, nuk bëri krahasime. Ai ia dha talentat «secilit sipas zotësisë së tij» dhe nuk priste t’i kthehej asgjë më tepër sesa secili mund të jepte.
-
-
Çfarë të shtyn t’i shërbesh Perëndisë?Kulla e Rojës—1995 | 15 Shtator
-
-
20. Si i shikon Jehovai kufizimet tona?
20 Jehovai pret nga ne që ta duam me gjithë forcën tonë, megjithatë, sa inkurajuese është që «ai e njeh natyrën tonë dhe nuk harron që ne jemi pluhur». (Psalmi 103:14) Proverbat 21:2 thotë se «Jehovai vlerëson zemrat» e jo statistikat. Ai kupton çdo kufizim që nuk varet nga ne, qoftë ai financiar, fizik, emocional apo të çfarëdo lloji. (Isaia 63:9) Ndërkohë, ai pret nga ne që të përdorim të gjitha burimet që mund të kemi. Jehovai është i përsosur, por në marrëdhëniet me adhuruesit e tij të papërsosur, ai nuk kërkon përsosmëri. Ai nuk është i paarsyeshëm në marrëdhëniet e tij dhe as jorealist në atë që pret prej nesh.
-