-
Ç’e ardhme i pret delet dhe cjeptë?Broshura me artikujt e studimit—1995
-
-
Atëherë të drejtët do t’i përgjigjen, duke thënë: ‘Zot, kur të pamë të uritur dhe të dhamë për të ngrënë; ose të etur dhe të dhamë për të pirë?
-
-
Ç’e ardhme i pret delet dhe cjeptë?Broshura me artikujt e studimit—1995
-
-
Përkundrazi, dy herë Jezui i quajti delet «të drejtët». (Mateu 25:37, 46) Prandaj delet duhet të jenë persona që gjatë një periudhe kohore, duke i mbështetur aktivisht, u kanë ardhur në ndihmë vëllezërve të Krishtit dhe kanë ushtruar besim, aq sa të fitojnë një qëndrim të drejtë para Perëndisë.
11 Përgjatë shekujve, shumë të tillë, si Abrahami, kanë gëzuar një qëndrim të drejtë. (Jakovit 2:21-23) Noeja, Abrahami dhe besnikë të tjerë janë mes «deleve të tjera», që do të trashëgojnë jetën në Parajsë, nën Mbretërinë e Perëndisë. Kohët e fundit, miliona të tjerë kanë pranuar adhurimin e vërtetë si dele të tjera e janë bërë «një tufë» me të mirosurit. (Gjoni 10:16; Zbulesa 7:9) Këta njerëz me shpresë tokësore i pranojnë vëllezërit e Jezuit si ambasadorë të Mbretërisë e prandaj i kanë ndihmuar, në kuptim të drejtpërdrejtë dhe frymësisht. Atë që delet e tjera bëjnë për vëllezërit e tij mbi tokë, Jezui e llogarit sikur e kanë bërë për të. Këta njerëz që do të jenë të gjallë kur ai të vijë për të gjykuar kombet, do të gjykohen si dele.
12. Pse mund të pyesin delet se si i kanë bërë mirë Jezuit?
12 Nëse delet e tjera po predikojnë tani lajmin e mirë me të mirosurit dhe po i ndihmojnë, përse do të pyesin: «Zot, kur të pamë të uritur dhe të dhamë për të ngrënë; ose të etur dhe të dhamë për të pirë?» (Mateu 25:37) Mund të ketë arsye të ndryshme. Ky është një ilustrim. Me anë të tij, Jezui tregon kujdesin e tij të thellë për vëllezërit e tij frymorë; ai ndjen me ta, vuan me ta. Më parë, Jezui kishte thënë: «Ai që ju pranon, më pranon mua; dhe ai që më pranon mua, pranon atë që më ka dërguar.» (Mateu 10:40) Në këtë ilustrim, Jezui e zgjeron parimin, duke treguar se çdo gjë (e mirë apo e keqe) që është bërë për vëllezërit e tij, shkon deri në qiell; është sikur të jetë bërë për të në qiell. Gjithashtu, Jezui këtu thekson normën e Jehovait për gjykim, duke bërë të qartë se gjykimi i Perëndisë, i favorshëm apo me dënim, është i vlefshën dhe i drejtë. Cjeptë nuk mund të nxjerrin justifikimin: «Ah, sikur të të kishim parë drejtpërdrejt.»
-