-
Ç’e ardhme i pret delet dhe cjeptë?Broshura me artikujt e studimit—1995
-
-
Cila është e ardhmja për secilin grup?
16, 17. Ç’të ardhme do të kenë delet?
16 Jezui bëri këtë gjykim për delet: «Ejani, të bekuar të Atit tim; merrni në trashëgim mbretërinë që u bë gati për ju që nga krijimi i botës.» Sa ftesë e ngrohtë: «Ejani!» Po ku? Në jetën e përhershme, siç u shpreh ai në përfundim: «Të drejtët [do të hyjnë] në jetën e përjetshme.»—Mateu 25:34, 46.
17 Në ilustrimin e talentave, Jezui tregoi se çfarë kërkohet nga ata që do të sundojnë me të në qiell, por në këtë ilustrim ai tregon çfarë pritet nga nënshtetasit e Mbretërisë. (Mateu 25:14-23) Pikërisht për shkak të mbështetjes me gjithë zemër që u kanë bërë vëllezërve të Krishtit, delet trashëgojnë një vend në zotërimet tokësore të kësaj Mbretërie. Ata do të gëzojnë jetën në një tokë parajsore, perspektivë që Perëndia e përgatiti për ta «që nga krijimi i botës» së njerëzve të shpërblyer.—Luka 11:50, 51.
-
-
Ç’e ardhme i pret delet dhe cjeptë?Broshura me artikujt e studimit—1995
-
-
Pra, Gjykatësi i caktuar nga Jehovai bën gjykime të ndryshme. U thotë deleve: «Ejani»; ndërsa cjepve: «Largohuni nga unë.» Delet do të trashëgojnë «jetë të përhershme». Cjeptë do të marrin «mundim të përjetshëm».—Mateu 25:46b.
-
-
Ç’e ardhme i pret delet dhe cjeptë?Broshura me artikujt e studimit—1995
-
-
Por koha, në të cilën Jezui do të shpallë gjykimin përfundimtar mbi delet dhe cjeptë e përshkruar në ilustrim, është ende përpara. Kur Biri i njeriut të vijë në rolin e Gjykatësit, ai do të përcaktojë që shumë të krishterë të vërtetë, në fakt «një turmë e madhe» me dele të dedikuara, do të kualifikohen për të kaluar nëpër pjesën e fundit të «shtrëngimit të madh», për në botën e re. Kjo perspektivë duhet të jetë tani një burim gëzimi. (Zbulesa 7:9, 14) Nga ana tjetër, një numër i madh njerëzish «nga të gjitha kombet» do të kenë provuar se janë ngjashëm cjepve kokëfortë. Ata «do të ndahen për shkatërrimin e përhershën». Çfarë lehtësimi për tokën!
-
-
Ç’e ardhme i pret delet dhe cjeptë?Broshura me artikujt e studimit—1995
-
-
b Libri Ungjilli i Mateut vëren: «Jeta e përhershme është jetë përfundimtare; e kundërta e saj është dënimi përfundimtar. Mbiemri grek aionios nuk përcakton në plan të parë kohëzgjatjen, por cilësinë. Dënimi përfundimtar është vdekja përgjithmonë.»—El Evangelio de Mateo, nga profesori në pension Huan Mateos (Instituti Biblik Pontefikal, Romë) dhe profesori Fernando Kamaço (Qendra Teologjike, Sevilje), Madrid, Spanjë, 1981.
-