-
Gëzo frytin e mundit tënd‘Ruaj veten në dashurinë e Perëndisë’
-
-
Edhe kur erdhi në tokë, Jezui vazhdoi të ishte punëtor i palodhur. Që në fëmijëri mësoi zanatin e ndërtimit dhe u njoh si «zdrukthëtari».a (Marku 6:3) Ky zanat është i mundimshëm dhe kërkon aftësi të ndryshme. Mendo si duhet të ketë qenë në epokën para shpikjes së motosharrave, dyqaneve me pajisje ndërtimi dhe veglave elektrike! E përfytyron Jezuin tek del për të gjetur drurin, ndoshta duke i prerë vetë pemët e duke i çuar aty ku po punonte? E përfytyron tek ndërton shtëpi, përgatit e vë trarët e çative, bën dyert e madje punon disa nga mobiliet? Pa dyshim, Jezui e provoi vetë kënaqësinë që vjen nga puna e palodhur, e bërë me mjeshtëri.
-
-
Gëzo frytin e mundit tënd‘Ruaj veten në dashurinë e Perëndisë’
-
-
a Thuhet se fjala greke e përkthyer «zdrukthëtar» është «një term i përgjithshëm për dikë që punon drurin, qoftë për ndërtimin e shtëpive a të mobilieve, qoftë për sende të tjera prej druri».
-