BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Një samaritan tregon me vepra se është i afërm i vërtetë
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
    • Jo, burri nuk mjaftohet me përgjigjen. Ai po përpiqet ‘të nxjerrë veten të drejtë’, pra që Jezui t’i thotë se pikëpamja e tij është e duhura, e kështu të justifikojë mënyrën si i trajton të tjerët. Prandaj pyet: «Kush është në të vërtetë i afërmi im?» (Luka 10:28, 29) Përgjigjja e kësaj pyetjeje në dukje e thjeshtë, do të ketë ndikim të thellë te dëgjuesit. Si kështu?

      Judenjtë besojnë se fjala ‘i afërm’ vlen vetëm për ata që mbajnë traditat judaike, dhe duket sikur Levitiku 19:18 e mbështet këtë pikëpamje. Madje judenjtë e konsiderojnë ‘të paligjshme’ të shoqërohesh me një jojude. (Veprat 10:28) Prandaj, ky burrë e ndoshta edhe disa dishepuj të Jezuit mendojnë se janë të drejtë nëse i trajtojnë me mirësi judenjtë e tjerë. Ama nuk e konsiderojnë të gabuar nëse keqtrajtojnë jojudenjtë, me justifikimin se nuk janë ‘të afërm’.

  • Një samaritan tregon me vepra se është i afërm i vërtetë
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
    • Ç’metodë e efektshme mësimdhënieje! A do ta kishin pranuar mësimin ky burrë dhe judenjtë e tjerë nëse Jezui thjesht do t’u kishte thënë se edhe jojudenjtë janë të afërm? Me shumë gjasa jo. Megjithatë, përmes një tregimi të thjeshtë, me detaje që kuptohen lehtësisht nga dëgjuesit, bëhet e qartë përgjigjja e pyetjes: «Kush është në të vërtetë i afërmi im?» I afërm i vërtetë është kushdo që shfaq me vepra atë lloj dashurie e mirësie që na urdhërojnë Shkrimet.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo