-
Jehovai u jep «frymë të shenjtë atyre që ia kërkojnë»Kulla e Rojës—2006 | 15 Dhjetor
-
-
4 Jezui tha: «Ta zëmë se një nga ju ka një mik dhe shkon tek ai në mesnatë e i thotë: ‘Mik, më jep hua tri bukë, sepse sapo më erdhi një mik nga një udhëtim dhe s’kam ç’t’i nxjerr.’
-
-
Jehovai u jep «frymë të shenjtë atyre që ia kërkojnë»Kulla e Rojës—2006 | 15 Dhjetor
-
-
Që ta kuptojmë qartë këtë mësim, duhet të shqyrtojmë se si e konsideronin zakonin e mikpritjes ata që dëgjuan ilustrimin e Jezuit për mikpritësin këmbëngulës. Shumë pjesë të Shkrimeve tregojnë se në kohët biblike, kujdesja për vizitorët ishte një zakon që merrej seriozisht, sidomos nga shërbëtorët e Perëndisë. (Zanafilla 18:2-5; Hebrenjve 13:2) Të mos tregoje mikpritje, ishte një turp i madh. (Luka 7:36-38, 44-46) Duke pasur këtë në mendje, le t’i rikthehemi ilustrimit të Jezuit.
7. Pse njeriut mikpritës në ilustrimin e Jezuit nuk i vjen turp ta zgjojë nga gjumi mikun e tij?
7 Në ilustrim, këtij mikpritësi i vjen një mysafir në mes të natës. Ai e ndien për detyrë t’i shërbejë ushqim mysafirit, por ‘s’ka ç’t’i nxjerrë’. Sipas tij, kjo është një situatë urgjente. Duhet të gjejë bukë me çdo kusht. Prandaj, shkon te një mik i tij dhe pa i ardhur turp, e zgjon nga gjumi. «Mik, më jep hua tri bukë»,—i thotë. Ngul këmbë në kërkesën e tij, derisa merr atë që i nevojitet, pasi vetëm atëherë, kur ka marrë bukët, mund ta tregojë mikpritjen siç duhet.
Sa më shumë t’ju duhet diçka, aq më tepër kërkojeni
8. Çfarë do të na shtyjë të lutemi me këmbëngulje për frymën e shenjtë?
8 Çfarë tregon ky ilustrim për arsyen pse lutemi me këmbëngulje? Ai njeri vazhdoi t’i kërkonte bukët, pasi mendonte se duhej t’i kishte ato se s’bën, që të kryente detyrën e vet si mikpritës. (Isaia 58:5-7) Pa bukë, nuk do ta bënte dot këtë. Edhe ne, ngaqë e kuptojmë se na duhet se s’bën fryma e Perëndisë për të kryer shërbimin tonë si të krishterë të vërtetë, vazhdojmë t’i lutemi Perëndisë duke ia kërkuar këtë frymë. (Zakaria 4:6) Pa të, nuk do t’ia dalim dot mbanë. (Mateu 26:41) A e dallon përfundimin e rëndësishëm që mund të nxjerrim nga ky ilustrim? Po të mendojmë se na duhet urgjentisht fryma e shenjtë e Perëndisë, do ta kërkojmë me më shumë këmbëngulje.
9, 10. (a) Ilustroni pse duhet të këmbëngulim kur i kërkojmë Perëndisë frymën e tij. (b) Cilën pyetje duhet t’i bëjmë vetes dhe përse?
9 Për ta zbatuar këtë mësim në një situatë të sotme, mendoni sikur një familjari juaj të sëmuret në mes të natës. A do ta zgjonit nga gjumi një mjek e t’i kërkonit ndihmë? Nëse pacienti do të ankohej nga diçka e vogël, nuk do ta bënit. Por, në qoftë se është duke i rënë infarkt në zemër, nuk do të kishit turp të thërritnit një doktor. Përse? Sepse kjo është një urgjencë. E kuptoni që ju duhet se s’bën ndihma e specializuar. Po s’kërkuat ndihmë, gjërat mund të përfundojnë keq. Në mënyrë të ngjashme, mund të themi se të krishterët e vërtetë janë në një situatë të vazhdueshme urgjence. Kjo sepse Satanai vjen rrotull si «një luan që ulërin», duke u orvatur të na përpijë. (1 Pjetrit 5:8) Që të qëndrojmë gjallë frymësisht, na duhet se s’bën ndihma e frymës së Perëndisë. Po të mos i kërkojmë ndihmë atij, mund të na kushtojë jetën. Prandaj, ia kërkojmë Perëndisë frymën e tij të shenjtë me këmbëngulje të madhe. (Efesianëve 3:14-16) Vetëm duke vepruar kështu, do të kemi forcën e duhur që ‘të qëndrojmë deri në fund’.—Mateu 10:22; 24:13.
-