-
«Arsyetonte në zemër për kuptimin»Kulla e Rojës—2008 | 1 Tetor
-
-
MARIA me zor lëvizi trupin e saj të rënduar mbi kafshën e vogël të barrës. Kishte orë të tëra që udhëtonte. Para ecte pa u ndalur Jozefi që hiqte udhën drejt Betlehemit të largët. Maria e ndjeu edhe një herë jetën që lëvizte brenda saj.
Maria ishte nga fundi i shtatzënisë. Bibla e përshkruan gjendjen e saj në atë periudhë, me shprehjen domethënëse ‘e rënduar nga barra’. (Luka 2:5) Teksa çifti kaptonte arat, mbase disa bujq që po lëronin a mbillnin, ngrinin kokat dhe çuditeshin përse një grua në atë gjendje kishte marrë udhën.
-
-
«Arsyetonte në zemër për kuptimin»Kulla e Rojës—2008 | 1 Tetor
-
-
Sidoqoftë, Luka shkruan se Jozefi shkoi «të regjistrohej bashkë me Marinë». Gjithashtu tregon se Maria «ishte tashmë gruaja [e Jozefit]». (Luka 2:4, 5) Fakti që ishte gruaja e Jozefit ndikonte shumë në vendimet e Marisë. Ajo e shihte të shoqin si kreun e saj në çështjet e adhurimit të Perëndisë, e kështu kishte pranuar rolin e caktuar nga Perëndia si ndihmëse, duke e mbështetur burrin në vendimet e tij.a Ndaj e përballoi atë sprovë besimi thjesht duke u bindur.
-