-
Libri biblik numër 32—Jonai«I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
-
-
3. Nga duket se tregimi i Jonait është autentik?
3 S’ka asnjë dyshim se gjithë tregimi i Jonait është autentik. «Përsosësi i besimit tonë, Jezui» e përmendi Jonain si një person real dhe, i frymëzuar, shpjegoi dy nga ndodhitë profetike të përmendura te Jonai, duke treguar kësisoj se libri përmban profeci të vërteta. (Hebr. 12:2; Mat. 12:39-41; 16:4; Luka 11:29-32)
-
-
Libri biblik numër 32—Jonai«I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
-
-
11. Çfarë është ‘shenja e Jonait’?
11 Te Mateu 12:38-41, Jezui u tha udhëheqësve fetarë se e vetmja shenjë që do t’u jepej, ishte ‘shenja e Jonait’. Pasi qëndroi tri ditë e tri net në ‘barkun e Sheolit’, Jonai shkoi e predikoi në Ninevi, duke u bërë kështu një «shenjë» për ninevitët. (Jon. 1:17; 2:2; 3:1-4) Në mënyrë të ngjashme, Jezui kaloi pjesërisht tri ditë në varr dhe u ringjall. Kur dishepujt e tij shpallën provat e kësaj ngjarjeje, Jezui u bë një shenjë për atë brez. Po të mbajmë parasysh metodën që përdornin judenjtë për të matur kohën dhe përmbushjen në rastin e Jezuit, kjo periudhë prej ‘tri ditësh e tri netësh’ mund të jetë më pak se tri ditë të plota.b
12. (a) Çfarë thotë tjetër Jezui për ninevitët dhe për judenjtë e brezit të tij? (b) Si u shfaq «dikush më i madh se Jonai» dhe ç’lidhje kishte me Mbretërinë e Jehovait dhe me shpëtimin?
12 Në të njëjtin rast, Jezui bën një kontrast mes pendimit të ninevitëve dhe zemërngurtësisë e refuzimit të hapur të judenjve gjatë shërbimit të tij: «Njerëzit e Ninevisë do të ringjallen me këtë brez Ditën e Gjykimit dhe do ta dënojnë, sepse ata u penduan nga ajo që predikoi Jonai. Por ja, këtu është dikush më i madh se Jonai.» (Shih edhe Mateun 16:4 dhe Lukën 11:30, 32.) Ç’kishte ndër mend Jezui me fjalët «dikush më i madh se Jonai»? Ai e kishte fjalën për veten, si profeti më i madh, si i Dërguari i Jehovait për të predikuar: «Pendohuni, sepse mbretëria e qiejve është afruar.» (Mat. 4:17) Megjithatë, pjesa më e madhe e judenjve të atij brezi nuk e pranuan ‘shenjën e Jonait’. Ç’të themi për sot? Edhe pse pjesa më e madhe e njerëzve nuk po ia vënë veshin mesazhit paralajmërues të Jehovait, mijëra të tjerë anembanë botës po përfitojnë nga mundësia e mrekullueshme për të dëgjuar lajmin e mirë të Mbretërisë së Perëndisë, i cili u predikua së pari nga Jezui, «Biri i njeriut». Ashtu si ninevitët e penduar, që u bekuan falë predikimit të Jonait, edhe këta njerëz sot mund të përfitojnë nga masa bujare dhe e mëshirshme që Jehovai ka marrë që ata të vazhdojnë të jetojnë, sepse në të vërtetë «shpëtimi i takon Jehovait».—Jon. 2:9.
-