-
Nuk e dini se ku do të ketë suksesKulla e Rojës—2008 | 15 Korrik
-
-
Ilustrimi për majanë
9, 10. (a) Çfarë pike theksoi Jezui në ilustrimin për majanë? (b) Çfarë përfaqëson shpesh në Bibël majaja dhe cilën pyetje do të shqyrtojmë në lidhje me arsyen pse e përmendi Jezui majanë?
9 Rritja nuk është gjithmonë e dukshme për sytë njerëzorë. Këtë pikë Jezui e thekson në ilustrimin vijues. Ai thotë: «Mbretëria e qiejve është si majaja, të cilën një grua e mori dhe e përzieu me tri masa të mëdha mielli, derisa erdhi i gjithë brumi.» (Mat. 13:33) Çfarë përfaqëson kjo maja dhe si lidhet me rritjen e Mbretërisë?
10 Në Bibël majaja përdoret shpesh për të përfaqësuar mëkatin. Apostulli Pavël e përmendi në këtë mënyrë majanë kur po fliste për ndikimin korruptues të mëkatarëve në kongregacionin e Korintit të lashtë. (1 Kor. 5:6-8) A po e përdorte në këtë rast Jezui majanë që të përfaqësonte rritjen e diçkaje negative?
11. Si përdorej majaja në kohën e Izraelit të lashtë?
11 Përpara se t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje, duhet të kemi parasysh tri gjëra kryesore. Së pari, edhe pse Jehovai nuk e lejonte majanë gjatë festës së Pashkës, në raste të tjera ai i pranonte blatimet që përmbanin maja. Majaja përdorej në lidhje me flijimet në bashkësi që paraqiteshin për të falënderuar. Në këto raste një individ e paraqiste flijimin vullnetarisht për t’i shprehur mirënjohjen Jehovait për bekimet e Tij të shumta. Ky rast u sillte gëzim pjesëmarrësve.—Lev. 7:11-15.
12. Çfarë mund të mësojmë nga mënyra se si përdoren simbolet në Bibël?
12 Së dyti, megjithëse një element në një rast mund të ketë ngjyrim negativ në Shkrime, në një rast tjetër, i njëjti element mund të përdoret për të paraqitur diçka pozitive. Për shembull, te 1 Pjetrit 5:8, Satanai krahasohet me një luan, duke përshkruar kështu natyrën e tij të rrezikshme e të egër. Por, te Zbulesa 5:5, Jezui krahasohet me një luan: «Luani që është nga fisi i Judës.» Në këtë rast luani përdoret si simbol i drejtësisë së guximshme.
13. Çfarë tregon ilustrimi i Jezuit për majanë në lidhje me rritjen frymore?
13 Së treti, në ilustrimin e tij, Jezui nuk tha se majaja e prishi tërë masën e miellit duke e bërë të papërdorshme. Ai thjesht përmendi procesin normal të bërjes së bukës. Gruaja e shtoi me dashje majanë, dhe rezultatet ishin pozitive. Majaja ishte fshehur në masën e miellit. Pra, gruaja nuk mund ta shihte se si vinte buka. Kjo na sjell ndër mend njeriun që mbjell farë dhe fle natën. Jezui tha se «fara mbin e rritet, por se si [njeriu] nuk e di». (Mar. 4:27) Ç’mënyrë e thjeshtë për të ilustruar procesin e padukshëm të rritjes frymore të një personi që bëhet dishepull! Në fillim mund të mos e shohim rritjen, por në fund rezultatet e saj bëhen të dukshme.
14. Cili aspekt i veprës së predikimit ilustrohet nga fakti që majaja bën të vijë i gjithë brumi?
14 Kjo rritje, jo vetëm që nuk shihet nga sytë njerëzorë, por edhe ndodh në të gjithë tokën. Ky është një aspekt tjetër që theksohet në ilustrimin për majanë. Majaja bën të vijë i gjithë brumi, të ‘tria masat e mëdha të miellit’. (Luka 13:21) Ashtu si majaja, vepra e predikimit për Mbretërinë që e ka shkaktuar këtë rritje është përhapur deri në atë pikë saqë tani Mbretëria po predikohet «deri në skajin më të largët të tokës». (Vep. 1:8; Mat. 24:14) Ç’privilegj i mrekullueshëm është të kontribuosh në këtë përhapje mahnitëse të veprës për Mbretërinë!
-
-
Nuk e dini se ku do të ketë suksesKulla e Rojës—2008 | 15 Korrik
-
-
Ashtu si majaja e fshehur përhapet në gjithë brumin, kjo rritje jo gjithnjë është vërejtur ose kuptuar menjëherë, por ajo ndodh.
-