BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ‘Të kemi dashuri mes nesh’
    Kulla e Rojës—2003 | 1 Shkurt
    • Njëri ishte rreth një bariu. Jezui tha: «Cili prej jush, që ka njëqind dele, po të humbasë njërën prej tyre, nuk do t’i lërë të nëntëdhjetë e nëntat mbrapa në shkretëtirë dhe nuk do të shkojë pas së humburës derisa ta gjejë?

  • ‘Të kemi dashuri mes nesh’
    Kulla e Rojës—2003 | 1 Shkurt
    • Luka 15:4

  • ‘Të kemi dashuri mes nesh’
    Kulla e Rojës—2003 | 1 Shkurt
    • I humbur, por i çmuar

      8. (a) Si reaguan bariu dhe gruaja për atë që kishin humbur? (b) Çfarë na tregon reagimi i tyre për mënyrën se si e shihnin objektin që u mungonte?

      8 Në të dy ilustrimet kishte humbur diçka, por vini re reagimin e personave që e kanë humbur atë. Bariu nuk tha: ‘Ç’është një dele kur kam ende 99 të tjera? Mund t’ia dal mbanë fare mirë pa të.’

  • ‘Të kemi dashuri mes nesh’
    Kulla e Rojës—2003 | 1 Shkurt
    • Pra, shqetësimi i bariut dhe i gruas pasqyron në një masë të vogël ndjenjat e Jehovait dhe të krijesave të tij qiellore. Ashtu si ajo që kishte humbur mbetej e çmuar në sytë e bariut dhe të gruas, edhe ata që janë larguar nga kongregacioni dhe kanë humbur lidhjet me popullin e Perëndisë mbeten të çmuar në sytë e Jehovait. (Jeremia 31:3) Këta individë mund të jenë të dobët frymësisht, por nuk janë medoemos rebelë. Me gjithë gjendjen e tyre të dobët, ata mund të jenë ende duke iu përmbajtur deri në një farë mase kërkesave të Jehovait. (Psalmi 119:176; Veprat 15:29) Prandaj, ashtu si në të kaluarën, edhe sot Jehovai është i ngadalshëm për ‘t’i larguar nga prania e tij’.​—2 Mbretërve 13:23.

      10, 11. (a) Si duam t’i shohim ata që janë larguar nga kongregacioni? (b) Sipas dy ilustrimeve të Jezuit, si mund ta shprehim shqetësimin tonë për ta?

      10 Ashtu si Jehovai e Jezui, edhe ne shqetësohemi thellë për ata që janë të dobët frymësisht dhe mungojnë nga kongregacioni i krishterë. (Ezekieli 34:16; Luka 19:10) E shohim një individ të dobët frymësisht si një dele të humbur dhe jo si diçka të pashpresë. Nuk bëjmë këtë arsyetim: ‘Pse të shqetësohemi për një të dobët? Kongregacioni po ecën shkëlqyeshëm edhe pa të.’ Përkundrazi, ashtu si Jehovai, edhe ne i shohim si të çmuar ata që janë larguar, por që duan të kthehen.

  • ‘Të kemi dashuri mes nesh’
    Kulla e Rojës—2003 | 1 Shkurt
    • Të marrim iniciativën

      12. Çfarë na tregojnë fjalët «do të shkojë pas së humburës» për qëndrimin e bariut?

      12 Në ilustrimin e parë Jezui thotë se bariu «do të shkojë pas së humburës». Bariu merr iniciativën dhe bën përpjekje të menduara mirë për ta gjetur delen e humbur. Atë nuk e ndalin vështirësitë, rreziqet dhe largësia. Përkundrazi, bariu ngulmon «derisa ta gjejë».​—Luka 15:4.

      13. Si iu përgjigjën burrat besnikë të lashtësisë nevojave të të dobëtve frymësisht dhe në ç’mënyrë mund t’i imitojmë këta shembuj biblikë?

      13 Në të njëjtën mënyrë, që të ndihmohet një person që ka nevojë për inkurajim shpesh kërkohet që personi më i fortë të marrë iniciativën. Burrat besnikë të lashtësisë e kuptonin këtë. Për shembull, kur Jonatani, biri i mbretit Saul, vuri re se miku i tij i ngushtë Davidi kishte nevojë për inkurajim, «u ngrit dhe shkoi te Davidi në pyll; dhe e ndihmoi të gjejë forcë te Perëndia». (1 Samuelit 23:15, 16) Shekuj më vonë, kur guvernatori Nehemia pa se disa nga vëllezërit e tij judenj ishin bërë të dobët frymësisht, edhe ai ‘u ngrit menjëherë’ dhe u dha zemër atyre që ‘të mbanin në mend Jehovain’. (Nehemia 4:14, BR) Po kështu edhe sot ne duhet të ‘ngrihemi’, pra të marrim iniciativën, për të forcuar ata që janë të dobët frymësisht. Por, cilët në kongregacion duhet ta bëjnë këtë?

      14. Cilët në kongregacionin e krishterë duhet t’u japin ndihmë aktive atyre që janë të dobët frymësisht?

      14 Në veçanti pleqtë e krishterë kanë përgjegjësinë ‘për të forcuar duart e dobësuara, për t’i bërë të qëndrueshëm gjunjët e pasigurt [që dridhen, BR]’ dhe ‘për t’u thënë atyre që e kanë humbur zemrën [që kanë ankth në zemër, BR]: «Bëhuni të fortë, mos kini frikë!» ’ (Isaia 35:3, 4; 1 Pjetrit 5:1, 2) Sidoqoftë, vini re se këshilla e Pavlit ‘për t’u folur në mënyrë ngushëlluese shpirtrave të ligështuar’ dhe ‘për të mbështetur të dobëtit’ nuk iu dha vetëm pleqve. Përkundrazi, fjalët e Pavlit iu drejtuan krejt «kongregacionit të selanikasve». (1 Selanikasve 1:1; 5:14) Pra, dhënia e ndihmës atyre që janë të dobët frymësisht është një detyrë për të gjithë të krishterët. Ashtu si bariu tek ilustrimi, çdo i krishterë duhet të ndihet i nxitur që «të shkojë pas së humburës». Patjetër që kjo bëhet në mënyrë më të efektshme në bashkëpunim me pleqtë. A mund të bëni diçka për të ndihmuar një të dobët frymësisht në kongregacionin tuaj?

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo