BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • gt kap. 10
  • Udhëtime për në Jerusalem

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Udhëtime për në Jerusalem
  • Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • Material i ngjashëm
  • Jezui me familjen shkojnë në Jerusalem
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Ndërsa Jezui rritej
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Jezui i vogël në tempull
    Libri im i tregimeve biblike
  • Jezui mësoi të ishte i bindur
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
Shih më tepër
Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
gt kap. 10

Kapitulli 10

Udhëtime për në Jerusalem

PRANVERA ka mbërritur. Tani është koha që familja e Jozefit, bashkë me miq e të afërm të tjerë, të nisë udhëtimin e përvitshëm pranveror për në Jerusalem, për të kremtuar Pashkën. Ekziston një atmosferë plot entuziazëm si çdo herë që nis ky udhëtim i gjatë afërsisht 100 kilometra. Tashmë Jezui është 12 vjeç dhe e pret kremtimin me interes të veçantë.

Për Jezuin dhe familjen e tij, Pashka nuk është thjesht çështje e një dite. Ata qëndrojnë, gjithashtu, edhe për Festën e Kuleçëve të Ndormë që zgjat shtatë ditë, të cilën ata e konsiderojnë pjesë të periudhës së Pashkës. Kështu që, i gjithë udhëtimi nga shtëpia e tyre në Nazaret deri në Jerusalem, bashkë me qëndrimin, zgjat gjithsej gati dy javë. Por kësaj radhe koha zgjatet akoma, për shkak të një ndodhie që ka të bëjë me Jezuin.

Problemi del në dritë gjatë udhëtimit të kthimit nga Jerusalemi. Jozefi dhe Maria mendojnë se Jezui është brenda grupit të të afërmve dhe miqve të tjerë që po udhëtojnë së bashku. Megjithatë, kur qëndrojnë natën për të fjetur, vënë re se nuk është, prandaj shkojnë ta kërkojnë midis bashkudhëtarëve të tjerë. Por nuk e gjejnë gjëkundi. Kështu Jozefi dhe Maria marrin përsëri rrugën për në Jerusalem për ta kërkuar. Ata kërkojnë një ditë të tërë, por pa rezultat. As ditën e dytë nuk e gjejnë dot. Më në fund, ditën e tretë shkojnë në tempull. Atje, në njërën prej sallave të tij, e shohin Jezuin të ulur midis mësuesve judenj, tek i dëgjon dhe u drejton atyre pyetje.

«Bir, pse na ke trajtuar në këtë mënyrë?—pyet Maria.—Ja, yt atë dhe unë po të kërkonim me ankth.»

Jezui çuditet që ata nuk dinin se ku ta gjenin. «Përse duhet të më kërkonit?—pyet ai.—A nuk e dinit se unë duhet të jem në shtëpinë e Atit tim?»

Jezui nuk arrin të kuptojë se si është e mundur që prindërit e tij nuk e dinë një gjë të tillë. Pas kësaj, ai kthehet në shtëpi bashkë me prindërit dhe vazhdon të jetë i nënshtruar ndaj tyre. Ai vazhdon të rritet në trup dhe në mençuri, si dhe në favor të Perëndisë e të njerëzve. Po, qysh nga fëmijëria e tij, Jezui la një shembull të shkëlqyer jo vetëm në kërkimin e interesave frymore, por edhe në tregimin e respektit për prindërit. Luka 2:40-52; 22:7, BR.

▪ Çfarë udhëtimi bën Jezui çdo pranverë bashkë me familjen dhe sa zgjat ai?

▪ Çfarë ndodh gjatë udhëtimit që bëjnë, kur Jezui është 12 vjeç?

▪ Çfarë shembulli lë Jezui për të rinjtë sot?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo