BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • A mësoni ashtu si Jezui?
    Kulla e Rojës—1995 | 15 Shkurt
    • «Bir i urdhërimit»

      9, 10. Pasi u kthyen në Jeruzalem, ku e gjetën Jezuin prindërit e tij dhe në ç’kuptim Jezui i pyeste mësuesit?

      9 Disa nuk janë të kënaqur që Bibla përmend një episod të vetëm nga fëmijëria e Jezuit. Megjithatë, shumë nuk kuptojnë domethënien e asaj ngjarjeje, e cila është regjistruar tek Luka 2:46, 47: «Pas tri ditësh, e gjetën në tempull, të ulur në mes të dijetarëve, duke i dëgjuar dhe duke u bërë atyre pyetje. Dhe të gjithë ata që e dëgjonin, habiteshin nga zgjuarësia e tij dhe nga përgjigjet e tij.» Një fjalor i Kittelit (Theological Dictionary of the New Testament) hedh idenë se në këtë rast fjala greke e përkthyer «bëj pyetje» nuk i referohet thjesht kureshtjes së një fëmije. Fjala mund t’i referohet një marrjeje në pyetje si në një shqyrtim gjyqësor, hetim, madje edhe «pyetjeve gjithë ligësi dhe dinakëri të farisenjve dhe saducenjve», të tilla si ato që përmenden tek Marku 10:2 dhe 12:18-23.

      10 I njëjti fjalor shton: «Përdorimi i kësaj fjale të lë të mendosh se në Lukën 2:46 nuk bëhet fjalë kaq shumë për pyetjet kureshtare të djalit, por përkundrazi për debatin e tij të suksesshëm. [Vargu 47] përshtatet më së miri me mendimin e sapopërmendur.»a Përkthimi i Rotherhamit e paraqet vargun 47 si një krahasim dramatik: «Atëherë të gjithë ata që e dëgjuan gati mbetën pa mend nga zgjuarsia dhe përgjigjet e tij.» Arçibald Robertson thotë se habia e tyre e vazhdueshme donte të thoshte se «ata sa s’mbetën pa mend në kuptimin që po zgurdullonin sytë».​—Word Pictures in the New Testament.

  • A mësoni ashtu si Jezui?
    Kulla e Rojës—1995 | 15 Shkurt
    • Nën dritën e këtij episodi në tempull, në veprën e tij Kittelsi pohon se «që kur ishte fëmijë, Jezui kishte filluar betejën, në të cilën kundërshtarët e Tij do të dorëzoheshin pa kushte».

      12. Ç’gjë i karakterizoi bisedat e mëvonshme të Jezuit me udhëheqësit fetarë?

      12 Dhe ndodhi pikërisht kështu! Vite më vonë, përmes këtyre pyetjeve Jezui i shpartalloi farisenjtë, aq sa «që nga ajo ditë, askush nuk guxoi ta pyesë më». (Mateu 22:41-46) Në të njëjtën mënyrë, edhe saducenjve iu mbyll goja, kur bëhej fjalë për ringjalljen dhe «nuk guxuan më t’i bëjnë asnjë pyetje». (Luka 20:27-40) Edhe skribët nuk dolën pa lagur. Pasi njëri prej tyre këmbeu disa fjalë me Jezuin, «kurrkush nuk guxoi më ta pyesë».​—Marku 12:28-34.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo