BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • jy kap. 123 f. 282-f. 283 par. 1
  • Lutjet e Jezuit kur i dhemb shpirti

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Lutjet e Jezuit kur i dhemb shpirti
  • Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Material i ngjashëm
  • Agoni në kopsht
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • Djersa
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Dita e fundit e jetës së Jezuit si njeri
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Përgatit dishepujt për largimin e tij
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
Shih më tepër
Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
jy kap. 123 f. 282-f. 283 par. 1
Jezui lutet në kopshtin e Getsemanisë ndërkohë që Pjetri, Jakovi dhe Gjoni flenë

KAPITULLI 123

Lutjet e Jezuit kur i dhemb shpirti

MATEU 26:30, 36-46 MARKU 14:26, 32-42 LUKA 22:39-46 GJONI 18:1

  • JEZUI NË KOPSHTIN E GETSEMANISË

  • DJERSA I BËHET SI PIKA GJAKU

Jezui përfundon lutjen bashkë me apostujt e tij besnikë e, ‘pasi këndojnë lavde, dalin dhe shkojnë në Malin e Ullinjve’. (Marku 14:26) Marrin rrugën drejt lindjes për në një kopsht që quhet Getsemani, një vend ku Jezui shkon shpesh.

Kur mbërrijnë në këtë ambient të këndshëm mes pemëve të ullirit, Jezui lë pas tetë apostuj. Mbase ata qëndrojnë pranë hyrjes së kopshtit, sepse Jezui u thotë: «Uluni këtu, kurse unë po shkoj pak më tutje që të lutem.» Merr me vete tre apostuj, Pjetrin, Jakovin e Gjonin, dhe shkon pak më në brendësi të kopshtit. Fillon të ndiejë ankth të madh dhe u thotë këtyre të treve: «Më dhemb shpirti, madje për vdekje. Rrini këtu dhe qëndroni vigjilentë bashkë me mua.»—Mateu 26:36-38.

Pastaj largohet njëfarë distance prej tyre e ‘përkulet me fytyrë përtokë dhe nis të lutet’. Për çfarë i lutet Perëndisë në këtë moment kaq kritik? «O Atë, gjithçka është e mundur për ty. Le të mos pi nga kjo kupë. Megjithatë, jo si dëshiroj unë, por si dëshiron ti.» (Marku 14:35, 36) Çfarë do të thotë me këto fjalë? Mos po heq dorë nga roli i tij si Shpërblyesi? Aspak!

Nga qielli, Jezui ka parë vuajtjet therëse të atyre që kanë ekzekutuar romakët. Tani si njeri prej mishi e gjaku mund të provojë ankth e frikë dhe të ndiejë dhembjen fizike, ndaj kuptohet që Jezui nuk e pret me padurim atë që do t’i ndodhë. Por arsyeja kryesore pse ndihet tmerrësisht i shqetësuar është që vdekja si një kriminel i urryer mund të hedhë baltë mbi emrin e Atit të tij. Pas pak orësh, do ta vënë në shtyllë si të ishte një blasfemues kundër Perëndisë.

Pasi është lutur gjatë, Jezui kthehet te tre apostujt dhe i gjen duke fjetur. I thotë Pjetrit: «Nuk mundët të qëndronit vigjilentë me mua as edhe një orë? Qëndroni vigjilentë dhe lutuni vazhdimisht, që të mos tundoheni.» Jezui e kupton se edhe apostujt po kalojnë stres të madh dhe tashmë është bërë vonë. Prandaj shton: «Sigurisht, zemra është gati, por trupi është i dobët.»—Mateu 26:40, 41.

Pastaj Jezui shkëputet prej tyre për herë të dytë dhe i lutet Perëndisë të mos pijë nga «kjo kupë». Kur kthehet, i gjen tre apostujt përsëri duke fjetur, në vend që të luteshin për të mos u tunduar. Kur Jezui u flet, ata ‘nuk dinë si t’i përgjigjen’. (Marku 14:40) Ai largohet për herë të tretë dhe ulet në gjunjë për t’u lutur.

Jezui është tej mase i shqetësuar për baltën që do të hedhë mbi emrin e Atit të tij vdekja si kriminel. Ama Jehovai po i dëgjon lutjet e Birit të tij dhe dërgon një engjëll për ta forcuar. Prapëseprapë, Jezui nuk resht së përgjëruari Atit të tij, përkundrazi lutet «edhe më me ngulm». Stresi që përjeton është i papërshkrueshëm. Ç’përgjegjësi të rëndë ka mbi shpatulla Jezui! Është në lojë vetë jeta e tij e përhershme dhe ajo e njerëzve që do të besojnë tek ai. Në fakt, ‘djersa i bëhet si pika gjaku që bien përtokë’.—Luka 22:44.

Kur Jezui kthehet për herë të tretë tek apostujt, i gjen përsëri duke fjetur. «Në një kohë si kjo,—thotë ai,—ju flini dhe pushoni?! Ja, është afruar ora që Birin e njeriut ta tradhtojnë dhe ta dorëzojnë në duart e mëkatarëve. Ngrihuni, le të shkojmë. Tradhtari im është afër.»—Mateu 26:45, 46.

DJERSA I BËHET SI PIKA GJAKU

Mjeku Lukë nuk e shpjegon në ç’kuptim djersa e Jezuit ‘bëhet si pika gjaku’. (Luka 22:44) Mbase Luka po shpjegon me gjuhë të figurshme që djersa u ngjan pikave të gjakut që rrjedhin nga një plagë. Dr. Uilliam Eduards jep këtë mendim tjetër: «Edhe pse është një fenomen shumë i rrallë, një njeriu mund t’i dalë djersë me gjak (hematidrozë . . . ) kur përjeton emocione jashtëzakonisht të forta. . . . Si pasojë e hemorragjisë në gjëndrat e djersës, lëkura bëhet e brishtë dhe mund të çahet kollaj.»—The Journal of the American Medical Association (JAMA).

  • Për ku i drejton Jezui apostujt pasi dalin nga dhoma e sipërme?

  • Çfarë bëjnë tre apostujt ndërkohë që Jezui lutet?

  • Çfarë tregon për ndjenjat e Jezuit fakti që djersa i bëhet si pika gjaku?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo