BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w95 15/1 f. 3-4
  • A po falni?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A po falni?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Të falësh është një sfidë
  • ‘Vazhdoni ta falni lirisht njëri-tjetrin’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Të falim me gjithë zemër
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Të falim bujarisht njëri-tjetrin
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Përse të falim?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
w95 15/1 f. 3-4

A po falni?

BILLI dhe vajza e tij 16-vjeçare, Liza, e kishin të vështirë të merreshin vesh me njëri-tjetrin. Mosmarrëveshjet më të vogla midis tyre përfundonin në konflikte me zë të lartë. Së fundi tensioni arriti deri në atë pikë, saqë Lizës iu kërkua të dilte jashtë nga shtëpia.a

Pas një farë kohe, Liza e kuptoi se kishte gabim dhe i kërkoi të falur babait të saj. Por në vend që ti harronte gabimet e kaluara të Lizës, ai i zemëruar, i hodhi poshtë përpjekjet e saj për të bërë paqe. Imagjino! Nuk ishte i gatshëm për të treguar mëshirë ndaj vajzës së tij!

Shekuj më parë, një njeri i pafajshëm u dënua me vdekje për një krim që nuk e kishte bërë. Dëshmitarët sollën dëshmi të rreme ndërsa nëpunësit politikë bënë një vesh shurdh, duke refuzuar me qëllim që të zbatonin drejtësinë. Ky njeri i pafajshëm ishte Jezu Krishti. Pak para se të vdiste, i kërkoi në lutje Perëndisë: «O Atë, fali ata sepse nuk dinë ç’bëjnë.»​—Luka 23:34.

Jezui falte lirisht nga zemra dhe ithtarët e tij u nxitën që ta imitonin atë në këtë aspekt. (Efesianëve 4:32) Megjithatë, ashtu si Billi, disa janë zemërgur dhe nuk janë të gatshëm për të falur. Deri ku je në këtë pikë? A je i gatshëm për të falur të tjerët nëse ata mëkatojnë kundër teje? Dhe ç’mund të themi për mëkatet e rënda? A duhet edhe këto të falen?

Të falësh është një sfidë

Të falësh, nuk është gjithnjë e lehtë. Dhe në këto kohë kritike marrëdhëniet midis njerëzve po bëhen gjithnjë e më problematike. Në mënyrë të veçantë, jeta familjare është e mbushur me strese dhe presione. Apostulli i krishterë Pavël, kohë më parë deklaroi se kushte të tilla do të mbizotëronin në «ditët e fundit». Ai tha: «njerëzit do të jenë egoistë, lakmues parash, mburravecë, krenarë . . . që s’e duan të mirën, tradhëtarë, kokëshkretë, fodullë.»​—2. Timoteut 3:1-4.

Megjithatë, në mënyrë të paevitueshme, ne ndeshemi me presione të jashtme që vënë në provë aftësinë tonë për të falur. Për më tepër, gjithashtu luftojmë kundër forcave të brendshme. Pavli përmendi: «Në fakt të mirën që unë e dua nuk e bëj; por të keqen që s’dua, atë bëj. Edhe, në qoftë se bëj atë që nuk dua, s’jam më vetë ai që e bëj, por është mëkati që banon në mua.» (Romakëve 7:19, 20) Si rezultat, shumë prej nesh nuk jemi kaq të gatshëm për të falur siç do të donim të bënim. Pas të gjithave, mëkati dhe papërsosmëria e trashëguar, ushtrojnë një ndikim të fuqishëm mbi të gjithë ne, duke na grabitur disa herë dhembshurinë për të afërmit tanë.

Kur u inkurajua të falte një tjetër për një ofendim të vogël, një grua u përgjigj: «Asnjë nuk i meriton përpjekjet që duhen për të falur.» Në sipërfaqe, një koment i tillë mund të duket i ftohtë, i pashpirt madje cinik. Megjithatë, duke vështruar më thellë, shohim se ajo zbulon zhgënjimin që ndiejnë shumë njerëz kur ndeshen me një botë që duket egoiste, indiferente dhe armiqësore. Një burrë tha: «Njerëzit fitojnë avantazh mbi ty kur i fal. Të vënë poshtë këmbëve.»

Por nuk është për t’u habitur se kultivimi i një qëndrimi falës është i vështirë në këto kohë të fundit. Megjithatë, Bibla na inkurajon që të falim me dashamirësi. (Krahaso 2. Korintasve 2:7.) Përse duhet të falim?

[Shënimi]

a Emrat janë të ndryshuar.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo