-
Jozefi nga Arimatea mposht pavendosmërinëKulla e Rojës (Për studim)—2017 | Tetor
-
-
Afër vendit të ekzekutimit, Jozefi kishte një varr të ri të gërmuar në shkëmb. Fakti që ai varr në shkëmb nuk ishte përdorur kurrë tregon se Jozefi kishte pak kohë që ishte transferuar nga Arimateaa në Jerusalem dhe se mendonte ta përdorte atë pronë si varrezë familjare. (Luka 23:53; Gjoni 19:41) Varrosja e Jezuit në varrin që zotëronte Jozefi ishte një gjest bujar nga ana e Jozefit dhe plotësoi profecinë se Mesia do të varrosej ‘mes të pasurve’.—Isa. 53:5, 8, 9.
-
-
Jozefi nga Arimatea mposht pavendosmërinëKulla e Rojës (Për studim)—2017 | Tetor
-
-
Të katër ungjijtë thonë se pasi trupi i Jezuit u hoq nga shtylla, Jozefi e mbështolli me li të hollë dhe e futi në varrin e vet. (Mat. 27:59-61; Mar. 15:46, 47; Luka 23:53, 55; Gjoni 19:38-40) I vetmi person i përmendur me emër që i vajti në ndihmë Jozefit ishte Nikodemi, i cili çoi erëza për varrimin. Nisur nga pozita që kishin ata të dy, nuk ka gjasa që ta kenë lëvizur vetë trupin. Ka më shumë mundësi të kenë përdorur shërbëtorë për ta transportuar dhe varrosur. Sido që të kenë vepruar, detyra që morën përsipër ata të dy s’ishte gjë e vogël. Kushdo që prekte një kufomë, ishte i papastër nga ana ceremoniale për shtatë ditë, dhe çdo gjë që prekte bëhej e papastër. (Num. 19:11; Hag. 2:13) Në një gjendje të tillë, ata duhej të rrinin veçmas të tjerëve gjatë javës së Pashkës dhe do të humbnin gjithë ceremonitë e festimet. (Num. 9:6) Veç kësaj, duke organizuar varrimin e Jezuit, Jozefi rrezikonte që kolegët ta tallnin. Ama, në atë pikë, ai ishte i gatshëm të pranonte pasojat që mund të vinin duke i bërë Jezuit një varrim dinjitoz dhe duke u shfaqur haptazi si dishepull i Krishtit.
-