BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wp16 nr. 3 f. 9
  • A e dini?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A e dini?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2016
  • Material i ngjashëm
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2017
  • Heli
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Ai siguroi mbrojtje, gjërat e nevojshme dhe ngulmoi
    Imitoni besimin e tyre
  • Ai siguroi mbrojtje, gjërat e nevojshme dhe ngulmoi
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2016
wp16 nr. 3 f. 9

A e dini?

Kush ishte i ati i Jozefit?

Jozefi i mëson Jezuit zanatin e zdrukthëtarit

Jozefi, zdrukthëtari nga Nazareti, ishte babai birësues i Jezuit. Por, kush ishte i ati i Jozefit? Kur flet për gjenealogjinë e Jezuit, Ungjilli i Mateut përmend një burrë me emrin Jakob, kurse ai i Lukës thotë se Jozefi ishte «bir i Helit». Pse duket sikur ka mospërputhje?​—Luka 3:23; Mateu 1:16.

Tregimi i Mateut thotë se «Jakobit i lindi Jozefi», ku përdoret një term grek që tregon qartë se Jakobi ishte babai biologjik i Jozefit. Prandaj, Mateu po përshkruante gjenealogjinë natyrore të Jozefit, linjën mbretërore të Davidit, nëpërmjet së cilës i kaloi e drejta ligjore e fronit Jezuit, djalit të adoptuar të Jozefit.

Nga ana tjetër, tregimi i Lukës thotë: ‘Jozefi, bir i Helit.’ Shprehja «bir i» mund të ketë edhe kuptimin «dhëndër i». Një rast i ngjashëm gjendet te Luka 3:27, ku Shealtieli, që kishte baba biologjik Jekoninë, renditet si «bir i Nereit». (1 Kronikave 3:17; Mateu 1:12) Ka të ngjarë që Shealtieli të jetë martuar me vajzën e Nereit, së cilës nuk i përmendet emri, duke u bërë kështu dhëndër i tij. Në të njëjtin kuptim ishte edhe Jozefi «bir» i Helit, ngaqë u martua me bijën e Helit, me Marinë. Prandaj, Luka përshkruan gjenealogjinë e Jezuit «sipas mishit», përmes nënës së tij biologjike, Marisë. (Romakëve 1:3) Kështu, për Jezuin Bibla na jep dy lloje gjenealogjish të dobishme.

Çfarë tekstilesh dhe ngjyruesish kishte në kohët biblike?

Copë leshi e ngjyrosur që u zbulua në një shpellë pranë Detit të Vdekur, e cila daton para vitit 135 të e.s.

Copë leshi e ngjyrosur që u zbulua në një shpellë pranë Detit të Vdekur, e cila daton para vitit 135 të e.s.

Leshi i deles përdorej gjerësisht për të bërë pëlhura në Lindjen e Mesme në lashtësi, njësoj si ai i dhisë dhe i devesë. Pëlhurat më të zakonshme ishin ato prej leshi, dhe Bibla përmend shpesh delet, qethjen e bagëtive dhe veshjet prej leshi. (1 Samuelit 25:2; 2 Mbretërve 3:4; Jobi 31:20) Bima e lirit, me të cilën bëheshin pëlhura liri, rritej në Egjipt dhe në Izrael. (Zanafilla 41:42; Josiu 2:6) Izraelitët e kohëve biblike mund të mos e kenë kultivuar pambukun, por në Shkrime thuhet se ai përdorej në Persi. (Estera 1:6) Mëndafshi ishte një material luksoz që kushtonte shumë, dhe ka të ngjarë që importohej vetëm nga tregtarët që vinin nga Lindja e Largët.​—Zbulesa 18:11, 12.

Libri Jesus and His World thotë: «Leshi kishte një larmi ngjyrash natyrore, nga e bardhë borë, në kafe të errët, me shumë nuanca të ndërmjetme.» Përveç kësaj, shpeshherë leshi ngjyrosej. Nga disa lloje molusqesh përftohej një bojë e purpurt e shtrenjtë. Kurse për të përftuar ngjyrën e kuqe, të verdhë, blu dhe të zezë, përdoreshin bimë, rrënjë, gjethe dhe insekte të ndryshme.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo