Të bëjmë të njohur të vërtetën rreth Jezuit
1 Të krishterët e mirosur, të ndihmuar nga shokët e tyre, delet e tjera, «kanë veprën e dhënies së dëshmisë për Jezuin». (Zbul. 12:17) Ky është një caktim i rëndësishëm pasi shpëtimi bëhet i mundur vetëm nëpërmjet tij.—Gjoni 17:3; Vep. 4:12.
2 «Udha, e vërteta dhe jeta»: «Unë jam udha, e vërteta dhe jeta»,—tha Jezui.—«Askush nuk vjen tek Ati, përveçse nëpërmjet meje.» (Gjoni 14:6) Vetëm nëpërmjet Jezuit, ‘udhës’ mund t’i afrohemi Perëndisë në lutje dhe të kemi një marrëdhënie të miratuar me Të. (Gjoni 15:16) Jezui është «e vërteta», sepse profecitë dhe hija e gjërave që janë në Shkrimet Hebraike u bënë realitet nëpërmjet tij. (Gjoni 1:17; Kolos. 2:16, 17) Vërtet, synimi kryesor i profecive të vërteta është të hedhë dritë mbi rolin e tij qendror në plotësimin e qëllimit të Perëndisë. (Zbul. 19:10) Përveç kësaj Jezui është «jeta». Për të marrë bekimin e jetës së përhershme, të gjithë duhet të tregojmë besim në flijimin e tij shpërblyes.—Gjoni 3:16, 36; Heb. 2:9.
3 Kreu dhe Mbreti në fron: Njerëzit duhet që të njohin gjithashtu, autoritetin shumë të madh ekzekutiv që Jehovai i ka besuar Birit të tij. Jezui ka hipur në fron si Mbret i Mbretërisë së Perëndisë; ‘atij do t’i binden popujt’. (Zan. 49:10) Për më tepër, Jehovai e ka caktuar si Kreun e kongregacionit. (Efes. 1:22, 23) Duhet t’i ndihmojmë studentët tanë të Biblës që të kuptojnë se si e udhëheq Jezui kongregacionin dhe si e përdor «skllavin e besueshëm dhe të matur» për të siguruar ushqim frymor «në kohën e duhur».—Mat. 24:45-47.
4 Kryeprift i mëshirshëm: Fakti që ka kaluar sprova dhe ka vuajtur si njeri, Jezui «është në gjendje t’u vijë në ndihmë atyre që po vihen në provë». (Heb. 2:17, 18) Sa prekëse është për njerëzit e papërsosur të mësojnë se Jezui bashkohet me ndjenjat e tyre në dobësitë që kanë dhe me dashamirësi ndërmjetëson për ta! (Rom. 8:34) Në bazë të flijimit të Jezuit dhe me anë të shërbimeve të tij si Kryeprift, mund t’i afrohemi Jehovait «me çiltërsi fjale» që të marrim «ndihmë në kohën e duhur».—Heb. 4:15, 16.
5 Le të përpiqemi t’ua bëjmë të njohur të tjerëve të vërtetën rreth Jezuit në mënyrë që ata të nxiten t’i binden dhe t’i shërbejnë atij përkrah nesh.—Gjoni 14:15, 21.