BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Ku mund të gjendet ngushëllim i vërtetë?
    Kulla e Rojës—2003 | 1 Maj
    • Ai i siguroi ata: «Ndihmësi, fryma e shenjtë, . . . do t’ju mësojë gjithçka dhe do t’ju sjellë ndër mend të gjitha gjërat që ju thashë.» (Gjoni 14:16, 17, 26)

  • Ku mund të gjendet ngushëllim i vërtetë?
    Kulla e Rojës—2003 | 1 Maj
    • 12. Meqenëse fryma e shenjtë i ndihmoi dishepujt e Jezuit për t’u sjellë ndër mend të gjitha gjërat që u kishte thënë ai, si ka ndihmuar ajo për t’u sjellë ngushëllim shumë vetave?

      12 Apostujt kishin marrë shumë mësime nga Jezui. Sigurisht që ata nuk do ta harronin atë që përjetuan, por a do të kujtonin me përpikëri atë që tha Jezui? A do të humbitnin udhëzime të rëndësishme për shkak të kujtesës së tyre të papërsosur? Jezui i siguroi se fryma e shenjtë ‘do t’u sillte ndër mend të gjitha gjërat që u kishte thënë’. Kështu rreth tetë vjet pas vdekjes së Jezuit, Mateu ishte në gjendje të shkruante ungjillin e parë, në të cilin dokumentoi Predikimin në Mal të Jezuit që të ngroh zemrën, ilustrimet e shumta lidhur me Mbretërinë dhe trajtimin e hollësishëm të shenjës së pranisë së tij. Më tepër se 50 vjet më vonë, apostulli Gjon ishte në gjendje të shkruante një tregim të besueshëm me shumë hollësira rreth disa ditëve të fundit të jetës tokësore të Jezuit. Sa inkurajuese që kanë qenë këto dokumentime të frymëzuara deri në ditët e sotme!

      13. Si shërbeu fryma e shenjtë si mësues për të krishterët e hershëm?

      13 Më tepër sesa vetëm t’u sillte ndër mend fjalët, fryma e shenjtë i mësoi dishepujt dhe i udhëhoqi drejt një kuptueshmërie më të plotë të qëllimit të Perëndisë. Ndërsa ishte ende me dishepujt, Jezui u tha atyre gjëra që nuk i kuptuan qartë atëherë. Megjithatë, më pas, të shtyrë nga fryma e shenjtë, Gjoni, Pjetri, Jakovi, Juda dhe Pavli shkruan hollësira të mëtejshme rreth qëllimit të Perëndisë. Kështu fryma e shenjtë shërbeu si mësues, duke u dhënë dishepujve sigurinë e nevojshme se po drejtoheshin nga Perëndia.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo