BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • jy kap. 15 f. 40-f. 41 par. 6
  • Jezui kryen mrekullinë e parë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Jezui kryen mrekullinë e parë
  • Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Material i ngjashëm
  • Mrekullia e parë e Jezuit
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • Mrekullia e dytë në Kanë
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Mrekullia e dytë ndërsa është në Kanë
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
Shih më tepër
Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
jy kap. 15 f. 40-f. 41 par. 6
Në një dasmë në Kanë, Jezui u thotë shërbyesve të mbushin qypat me ujë

KAPITULLI 15

Jezui kryen mrekullinë e parë

GJONI 2:1-12

  • DASMA NË KANË

  • JEZUI KTHEN UJIN NË VERË

Kanë kaluar tri ditë që kur Natanaeli është bërë një nga dishepujt e parë të Jezuit. Jezui po udhëton për në veri me dishepujt e parë. Po shkojnë në Kanë të Galilesë, në vendlindjen e Natanaelit. Janë ftuar në një dasmë që do të bëhet në këtë qytet kodrinor, në veri të Nazaretit, vendit ku u rrit Jezui.

Në dasmë është ftuar edhe nëna e Jezuit. Si mike e familjes, me sa duket Maria po jep një dorë për t’u kujdesur për të ftuarit. Ja pse, sapo kupton se diçka mungon, i thotë Jezuit: «Nuk kanë më verë.»—Gjoni 2:3.

Maria dëshiron që i biri të gjejë një zgjidhje për këtë problem. Por Jezui i përgjigjet me një shprehje idiomatike që tregon kundërshtim: «O grua, ç’punë kemi ne me këtë?» (Gjoni 2:4) Si Mbret i caktuar nga Perëndia, Jezui nuk do që veprimet e tij të drejtohen nga familjarët dhe miqtë, por nga Ati i tij qiellor. Me mençuri, Maria ia lë në dorë çështjen të birit dhe u thotë atyre që shërbejnë: «Bëni si t’ju thotë ai.»—Gjoni 2:5.

Aty ndodhen gjashtë qypa guri për ujë që mbajnë mbi 40 litra secili. Jezui u thotë shërbyesve: «Mbushini qypat me ujë.» Pastaj shton: «Tani merrni ca dhe çojani të parit të gostisë.»—Gjoni 2:7, 8.

I pari i dasmës përgëzon dhëndrin për cilësinë e verës

I pari i gostisë çuditet nga cilësia e shkëlqyer e verës, por nuk e di se ajo është fryt i një mrekullie. Ai thërret dhëndrin dhe i thotë: «Gjithë të tjerët nxjerrin në fillim verën e mirë dhe, kur njerëzit dehen, nxjerrin atë të keqen. Kurse ti e ke ruajtur verën e mirë deri tani.»—Gjoni 2:10.

Kjo është mrekullia e parë e Jezuit. Kur ata që sapo janë bërë dishepuj shohin këtë mrekulli, u forcohet besimi tek Jezui. Pas kësaj, Jezui niset për në Kapernaum, në veriperëndim të detit të Galilesë, bashkë me të ëmën dhe gjysmëvëllezërit.

  • Në ç’moment të shërbimit të Jezuit bëhet dasma në Kanë?

  • Çfarë i thotë Jezui nënës së tij kur ajo i tregon se s’ka më verë?

  • Çfarë mrekullie bën Jezui dhe si ndikon te të tjerët?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo