BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lr kap. 48 f. 250-256
  • Bota e re paqësore e Perëndisë: Edhe ti mund të jetosh në të

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Bota e re paqësore e Perëndisë: Edhe ti mund të jetosh në të
  • Të mësojmë nga Mësuesi i Madh
  • Material i ngjashëm
  • Të jetosh përgjithmonë nuk është vetëm një ëndërr
    Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë
  • Si mund të jetosh përgjithmonë?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Jeta në një botë të re paqësore
    Jeta në një botë të re paqësore
  • Bota e re parajsore është afër
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për publikun)
Shih më tepër
Të mësojmë nga Mësuesi i Madh
lr kap. 48 f. 250-256

KAPITULLI 48

Bota e re paqësore e Perëndisë: Edhe ti mund të jetosh në të

PERËNDIA i vuri Adamin dhe Evën në kopshtin e Edenit. Ndonëse ata u bënë të pabindur dhe vdiqën, Perëndia ka bërë të mundur që fëmijët e tyre, përfshirë edhe ne sot, të jetojnë përgjithmonë në Parajsë. Bibla premton: «Të drejtët vetë do të zotërojnë tokën dhe do të [jetojnë] përgjithmonë mbi të.»​​—Psalmi 37:29.

Bibla flet për «qiej të rinj» dhe për «një tokë të re». (Isaia 65:17; 2 Pjetrit 3:13) «Qiejt» e tanishëm përbëhen nga qeveritë e sotme njerëzore, kurse ‘qiejt e rinj’ do të përbëhen nga Jezu Krishti dhe ata që sundojnë me të në qiell. Sa e mrekullueshme do të jetë kur në gjithë tokën të sundojnë këta qiej të rinj, pra qeveria e drejtë e Perëndisë, që do të sjellë paqen!

Po mirë atëherë, çfarë është ‘toka e re’? . . . Toka e re do të përbëhet nga njerëzit e mirë që e duan Jehovain. Duhet të kuptosh një gjë: kur Bibla flet për ‘tokën’, disa herë e ka fjalën për njerëzit që jetojnë në tokë, jo për vetë planetin Tokë. (Zanafilla 11:1; Psalmi 66:4; 96:1) Pra, njerëzit që përbëjnë tokën e re do të jetojnë këtu në tokë.

Bota e tanishme e njerëzve të ligj nuk do të jetë më në atë kohë. Kujto që Përmbytja e kohës së Noesë fshiu tej nga toka një botë me njerëz të ligj. E siç e kemi mësuar, kjo botë e tanishme e ligë do të shkatërrohet në Harmagedon. Le të shohim tani se si do të jetë jeta në botën e re të Perëndisë, pas Harmagedonit.

A dëshiron të jetosh përgjithmonë në Parajsë, në botën e re paqësore të Perëndisë? . . . Asnjë mjek nuk mund të na bëjë të jetojmë përgjithmonë. Sot nuk ka asnjë ilaç që të na ndihmojë të mos vdesim. E vetmja mënyrë si mund të jetojmë përgjithmonë është duke iu afruar Perëndisë. Mësuesi i Madh na tregon si mund ta bëjmë këtë.

Të marrim Biblën dhe ta hapim te Gjoni, kapitulli 17, vargu 3. Këtu gjejmë këto fjalë të Mësuesit të Madh: «Kjo do të thotë jetë e përhershme: të vazhdojnë të marrin njohuri për ty, të vetmin Perëndi të vërtetë dhe për atë që ti dërgove, Jezu Krishtin.»

Atëherë, çfarë tha Jezui se duhet të bëjmë që të jetojmë përgjithmonë? . . . Së pari, duhet të marrim njohuri për Atin tonë qiellor, Jehovain, si edhe për Birin e tij, i cili dha jetën për ne. Kjo do të thotë se duhet të studiojmë Biblën. Libri që kemi në dorë, Të mësojmë nga Mësuesi i Madh, po na ndihmon që ta bëjmë këtë.

Por si do të na ndihmojë njohuria që marrim për Jehovain që të jetojmë përgjithmonë? . . . Po ja, ashtu si kemi nevojë për ushqim çdo ditë, kemi nevojë të mësojmë për Jehovain çdo ditë. Bibla thotë: ‘Njeriu s’duhet të jetojë vetëm me bukë, por me të gjitha fjalët që dalin nga goja e Jehovait.’​​—Mateu 4:4.

Gjithashtu duhet të marrim njohuri edhe për Jezu Krishtin, sepse Perëndia e dërgoi Birin e tij që të na hiqte mëkatin. Bibla thotë: «Në asnjë tjetër nuk ka shpëtim.» Po ashtu thotë: ‘Ai që tregon besim te Biri, ka jetë të përhershme.’ (Veprat 4:12; Gjoni 3:36) Tani, çfarë do të thotë ‘të tregojmë besim’ te Jezui? . . . Do të thotë se besojmë vërtet te Jezui dhe e dimë se pa të nuk mund të jetojmë përgjithmonë. A e besojmë këtë? . . . Në qoftë se po, do të vazhdojmë të mësojmë nga Mësuesi i Madh çdo ditë dhe do të bëjmë atë që thotë ai.

Një mënyrë shumë e mirë për të mësuar nga Mësuesi i Madh është ta lexosh rregullisht këtë libër dhe të shohësh të gjitha figurat e të mendosh për to. Provo nëse mund t’u përgjigjesh pyetjeve që gjenden te këto figura. Gjithashtu lexoje librin me mamanë ose babanë tënd. Nëse prindërit nuk janë aty me ty, lexoje me njerëz të tjerë të rritur dhe me fëmijë të tjerë. A nuk do të ishte e mrekullueshme të ndihmoje të tjerët që të mësonin nga Mësuesi i Madh se çfarë duhet të bëjnë për të jetuar përgjithmonë në botën e re të Perëndisë? . . .

Bibla na thotë: «Bota po kalon.» Por, pastaj Bibla shpjegon se si mund të jetojmë përgjithmonë në botën e re të Perëndisë. Ajo thotë: «Ai që bën vullnetin e Perëndisë mbetet përgjithmonë.» (1 Gjonit 2:17) Atëherë, si mund të jetojmë përgjithmonë në botën e re të Perëndisë? . . . Po, duke marrë njohuri për Jehovain dhe për Birin e tij të dashur, Jezuin. Por duhet edhe ta zbatojmë atë që mësojmë. Urojmë që studimi i këtij libri të të ndihmojë që t’i bësh këto gjëra.

Të rritur dhe fëmijë gëzojnë paqe me kafshët në parajsë

Kur lexon Isainë 11:​6-9 dhe Isainë 65:25 mëson për kafshët që jetojnë në paqe. Shikoji këto figura. Shikoje qengjin, kecin e vogël, leopardin, viçin, luanin e madh dhe fëmijët që rrinë me ta. A gjen dot në këtë figurë kafshë të tjera për të cilat flet Bibla? . . . Shikoje këtë djalin që po luan me kobrën. Asnjë njeri që do të jetojë në botën e re nuk do të ketë frikë. (Hozea 2:18) Çfarë mendon ti për këtë? . . .

Njerëz nga raca të ndryshme gëzojnë paqe dhe siguri në botën e re

Tani, shiko paqen që ekziston midis njerëzve të çdo lloji. Ata që të gjithë e duan njëri-tjetrin, siç tha Jezui se do të vepronin dishepujt e tij. (Gjoni 13:​34, 35) Armët e luftës po i kthejnë në vegla me të cilat të punojnë tokën. Bibla flet për paqen dhe sigurinë e mrekullueshme që do të gëzojnë njerëzit në botën e re të Perëndisë. Mund të lexojmë për këtë në shkrime të tilla, si: Psalmi 72:7; Isaia 2:4; 32:​16-18 dhe Ezekieli 34:25.

Njerëzit në parajsë ndërtojnë shtëpi, kujdesen për tokën dhe kënaqen me frytet e saj

Shikoji njerëzit në këtë faqe. Ata po kujdesen për tokën, duke e bërë një vend të bukur. Shiko sa shtëpi të bukura që po ndërtojnë. Shikoji dhe gjithë këto fruta e perime të shijshme që tregohen këtu. Njerëzit janë në paqe me tokën, prandaj ajo është bërë parajsë, ashtu si kopshti i Edenit. Mund të lexojmë për këto gjëra të mrekullueshme te Psalmi 67:6; 72:16; Isaia 25:6; 65:​21-24 dhe Ezekieli 36:35.

Njerëzit gëzojnë shëndet të mirë dhe lumturi në parajsë

Siç e shikon këtu, të gjithë janë mirë me shëndet dhe të lumtur. Njerëzit mund të kërcejnë si një dre. S’ka asnjë të çalë, të verbër ose të sëmurë. Shikoji edhe ata njerëz që janë ringjallur nga vdekja! Bibla flet për këto gjëra tek Isaia 25:8; 33:24; 35:​5, 6; Veprat 24:15 dhe te Zbulesa 21:​3, 4.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo