BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w10 1/9 f. 15
  • A e dini?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A e dini?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Material i ngjashëm
  • Saloma
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Jeta e hershme familjare e Jezuit
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • Maria
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • A e keni pyetur ndonjëherë veten?
    Zgjohuni!—1996
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
w10 1/9 f. 15

A e dini?

A kishte Jezui lidhje gjaku me ndonjë nga 12 apostujt?

▪ Shkrimet nuk japin një përgjigje të prerë për këtë pyetje. Megjithatë, sipas disa dëshmive dhe informacioneve të tjera, disa nga 12 apostujt duket se kishin lidhje gjaku me Jezuin.

Shkrimtarët e ungjijve na tregojnë emrat e grave që po vëzhgonin teksa Jezui po vdiste në shtyllën e torturës. Gjoni 19:25 identifikon katër prej tyre: ‘Të ëmën [Marinë], motrën e së ëmës bashkë me Marinë, gruan e Klopës, dhe Maria-Magdalenën.’ Krahasimi i këtij vargu me përshkrimet që i bëjnë Mateu dhe Marku së njëjtës ngjarje, mund të çojë në përfundimin se motra e nënës së Jezuit ishte Saloma. Nga ana tjetër, Saloma me sa duket ka qenë nëna e bijve të Zebedeut. (Mateu 27:55, 56; Marku 15:40) Bijtë e saj, që në vargje të tjera identifikohen si Jakovi dhe Gjoni, i bie të kenë qenë kushërinj të parë me Jezuin. Këta dy vëllezër, të cilët ishin peshkatarë, Jezui i thirri të bëheshin dishepuj të tij.—Mateu 4:21, 22.

Burime jobiblike pohojnë se Klopa ose Alfeu, burri i njërës prej grave të përmendura te Gjoni 19:25, ishte vëllai i Jozefit, babait birësues të Jezuit. Nëse ky pohim bazohet në një fakt, atëherë i bie që edhe Jakovi, biri i Alfeut, një tjetër nga 12 apostujt, të ketë qenë kushëri i Jezuit.—Mateu 10:3.

Ç’lidhje gjaku kishte Jezui me Gjon Pagëzorin?

▪ Disa besojnë se ata ishin kushërinj të dytë. Ky besim bazohet në një përkthim jo të saktë të Lukës 1:36. Për shembull, përkthimi Simon Filipaj në këtë varg thotë se Elizabeta, nëna e Gjonit, dhe Maria, nëna e Jezuit, ishin kushërira.

Por, ç’është e vërteta, fjala origjinale greke e përdorur në këtë varg nuk është kaq specifike. Ajo nënkupton thjesht që këto dy gra kishin lidhje gjaku, por jo se ishin medoemos kushërira të afërta. Siç e tregon edhe një fjalor biblik, «termi është mjaft i gjerë dhe nuk na ndihmon të përcaktojmë ç’lloj lidhjeje kishin». (The Interpreter’s Dictionary of the Bible) Atëherë nga erdhi ideja se Jezui dhe Gjoni ishin kushërinj? Një enciklopedi përgjigjet: «I gjithë informacioni për . . . prindërit e Marisë . . . e ka origjinën nga literatura apokrife.» (The Catholic Encyclopedia)

Kështu, Jezui dhe Gjoni kishin të paktën një lidhje farefisnore të largët, por jo patjetër si kushërinj të dytë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo