BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • uw kap. 19 f. 146-153
  • Çfarë nënkupton për ty Ligji i Moisiut

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë nënkupton për ty Ligji i Moisiut
  • Të bashkuar në adhurimin e Perëndisë së vetëm dhe të vërtetë
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Pse duhej ligji?
  • Njohuria e ligjit na sjell dobi
  • Të krishterët e hershëm dhe Ligji i Moisiut
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • Ligji i Krishtit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Ligji përpara Krishtit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për studim)
Shih më tepër
Të bashkuar në adhurimin e Perëndisë së vetëm dhe të vërtetë
uw kap. 19 f. 146-153

Kapitulli 19

Çfarë nënkupton për ty Ligji i Moisiut

1. (a) Çfarë tregoi se, duke filluar në vitin 36 të e. s, paganët e parrethprerë u pranuan nga Jehovai si të krishterë? (b) Po çfarë mendimi kishin disa nga të krishterët e parë?

NJË çështje e zjarrtë që u diskutua në ditët e apostullit Pavël ishte, nëse të krishterët paganë ishin të detyruar t’u përmbaheshin kërkesave të Ligjit të Moisiut. Është e vërtetë se në vitin 36 të e. s. fryma e shenjtë u derdh mbi paganët e parrethprerë. Por disa të krishterë me prejardhje hebreje, ishin të mendimit se dishepujt paganë duhej të rrethpriteshin dhe të mësonin të mbanin Ligjin e Moisiut. A ishte në fakt e nevojshme për ata të mbanin atë Ligj, apo ndoshta pjesë të tij? Rreth vitit 49 të e. s. çështja iu referua trupit udhëheqës në Jeruzalem.—Veprat 10:44-48; 15:1, 2, 5.

2. Përse na intereson kjo çështje?

2 Rezultati është i një rëndësie të madhe për ne. Përse? Jo vetëm sepse disa herë ne takojmë njerëz të cilët pohojnë se të krishterët duhet t’u përmbahen kërkesave të caktuara të Ligjit, të tilla si respektimi i së shtunës, por edhe sepse vetë Bibla thotë se «Ligji është i shenjtë, dhe urdhërimi është i shenjtë, i drejtë dhe i mirë». (Rom. 7:12) Megjithëse u paraqit si Ligji i Moisiut, sepse Moisiu ishte ndërmjetës i besëlidhjes së Ligjit, kodi i Ligjit në të vërtetë rrjedh nga Perëndia Jehova.—Të Dal. 24:3, 8.

Pse duhej ligji?

3. Përse Ligji iu dha Izraelit?

3 Mënyra si e konsiderojmë Ligjin sot, varet nga ajo nëse e kuptojmë apo jo arsyen pse Jehovai i dha Izraelit një kod Ligjor. Shkrimet shpjegojnë: «Qe vënë përngjat për arsye të kundërvajtjeve deri që të vijë Trashëgimtari, të cilit iu bë premtimi; . . . Kështu, pra Ligji ishte mbikëqyrësi ynë deri që të vinte Krishti që ne të shfajësoheshim me anë të fesë.» (Gal. 3:19, 24, DSF) Si e bëri Ligji këtë?

4. (a) Si i «bëri të dukshme shkeljet» Ligji? (b) Si i udhëhoqi ai gjithashtu besnikët drejt Krishtit?

4 Duke vendosur një model të përsosur për fusha të ndryshme të jetës, ai tregoi se hebrenjtë ishin mëkatarë. U bë e qartë se, përkundër qëllimeve të mira dhe përpjekjeve të zellshme, ata nuk mundën t’i plotësonin kërkesat e tij. Duke përdorur hebrenjtë si një model të familjes së papërsosur njerëzore, Ligji demaskoi gjithë botën, duke përfshirë secilin prej nesh, si mëkatarë që meritojmë ndëshkimin e Perëndisë. (Rom. 3:19, 20) Kështu ai zbuloi nevojën e një shpëtimtari për njerëzimin dhe i udhëhoqi besnikët deri tek ky Shpëtimtar, Jezu Krishti. Në çfarë mënyre? Ai e identifikoi atë si të vetmin që e mbajti Ligjin në mënyrë të përsosur dhe kështu të vetmin njeri që ishte pa mëkat. Flijimi i kafshëve në bazë të Ligjit kishte vetëm një vlerë të kufizuar, por si një njeri i përsosur, Jezui mundi të ofronte jetën e tij si një flijim që do të largonte mëkatin me të vërtetë dhe do të hapte rrugën për në jetën e përhershme për të gjithë ata që ushtrojnë besim.—Gjoni 1:29; 3:16; 1. Pjetr. 1:18, 19.

5. Duke përdorur shkrimet e siguruara, përgjigjju pyetjeve të përfshira në këtë paragraf.

5 Me këto në mendje, si do t’u përgjigjeshe pyetjeve të mëposhtme?

A ishte qëllimi i Ligjit të Moisiut që ta mbante të lidhur përgjithmonë të gjithë njerëzimin? (Psal. 147:19, 20; Të Dal. 31:12, 13)

A i dha Jehovai ndonjë shenjë Izraelit se ndonjë ditë besëlidhja e Ligjit do të mbaronte? (Jer. 31:31-33; Hebr. 8:13)

A janë akoma në fuqi të Dhjetë Urdhrat, duke përfshirë edhe kërkesën për respektimin e së shtunës së përjavshme, pasi pjesa tjetër e Ligjit është anuluar? (Kolos. 2:13, 14, 16; 2. Kor. 3:7-11 [sikurse u bë e qartë tek Të Dalët 34:28-30]; Rom. 7:6, 7)

Në çfarë mënyre Jehovai e solli besëlidhjen e Ligjit në fundin e saj? (Kolos. 2:13-17; Mat. 5:17, 18; Rom. 10:4)

6. Çfarë nënkuptohet nga argumentet që pohojnë se Ligji është akoma në fuqi?

6 Nën dritën e kësaj, çfarë nënkuptohet sipas argumentit se Ligji i Moisiut është akoma në fuqi? Në realitet, kjo përbën një mohim të besimit në Jezu Krishtin. Pse është kështu? Sepse një mendim i tillë hedh poshtë faktin se Jezui plotësoi Ligjin, duke i hapur kështu rrugën Perëndisë për ta përfunduar atë. Për personat të cilët pohuan se janë të krishterë, por që lëkundeshin nga argumentet në favor të mbajtjes së Ligjit apo të disa pjesëve të tij, apostulli Pavël fuqishëm shkroi: «Ju u ndatë prej Krishtit, kushdo që jeni, që përpiqeni të shpalleni të drejtë me anë të Ligjit; ju keni rënë nga dashamirësia e tij e pamerituar.»—Gal. 5:4; shiko gjithashtu Romakëve 10:2-4.

7. (a) Çfarë nuk është vlerësuar plotësisht nga ata të cilët argumentojnë për vazhdimësinë e veçorive të caktuara të Ligjit? (b) Sa të rëndësishme janë veprat e të krishterëve dhe çfarë lidhje kanë ato me marrjen e dhuratës së jetës së përhershme?

7 Ata që argumentojnë për vazhdimin e veçorive të caktuara të Ligjit, nuk e vlerësojnë plotësisht se një qëndrim i drejtë ndaj Perëndisë varet, jo nga veprat mbi bazën e Ligjit, por nga besimi në vlerën e sakrificës së Jezuit. (Gal. 3:11, 12) Ata mendojnë se një person duhet të provojë veten si i drejtë nga vepra të tilla—diçka që është e pamundur për njerëzit mëkatarë. Është vërtet e rëndësishme të veprohet në përputhje me urdhrat e Perëndisë dhe të Krishtit, që zbatojnë të krishterët. (Jak. 2:15-17; Mat. 28:19, 20) Këto janë një mënyrë e demonstrimit të dashurisë dhe besimit tonë dhe mungesa e tyre do të tregojë se besimi ynë është i vdekur. Por ne nuk mund të meritojmë shpëtimin sado shumë që mund të bëjmë. Asgjë nuk do të na shpëtonte nga mëkati dhe vdekja pa sakrificën e Jezu Krishtit. Kështu jeta e përhershme është një dhuratë nga Perëndia përmes Jezu Krishtit, një shprehje e jashtëzakonshme e dashamirësisë së pamerituar dhe jo pagë për veprat tona.—Efes. 2:8, 9; Rom. 3:23, 24; 6:23.

8. Çfarë vendosi trupi udhëheqës i shekullit të parë në lidhje me çështjen që përfshinte zbatimin e Ligjit të Moisiut për të krishterët paganë?

8 Kur çështja që përfshinte zbatimin e Ligjit të Moisiut nga të krishterët paganë iu paraqit trupit udhëheqës në Jeruzalem në shekullin e parë, vendimet e tyre ishin në harmoni me këto fakte. Ata pranuan se Jehovai nuk po u kërkonte besimtarëve paganë të vepronin në përputhje me Ligjin e Moisiut, përpara se fryma e shenjtë të derdhej mbi ta. Vendimi i atij trupi udhëheqës, renditi si «gjëra të nevojshme» disa ndalime që ishin në harmoni me atë Ligj, por ato bazoheshin në shënimin e Biblës në lidhje me ngjarjet që i paraprinin Ligjit. Kështu të krishterëve paganë nuk iu imponua përgjegjësia për të vepruar sipas Ligjit të Moisiut apo disa pjesëve të tij, por në vend të kësaj u vërtetuan parimet e njohura që përpara Moisiut.—Veprat 15:28, 29; krahaso Zanafilla 9:3, 4; 34:2-7; 35:2-5.

9. (a) A u kërkohet akoma hebrenjve nga Perëndia që t’i binden Ligjit të Moisiut? (b) Çfarë parapërgatitje e posaçme iu bë atyre me anë të mënyrës në të cilën vdiq Krishti?

9 Pas Rrëshajëve të vitit 33 të e. s., vetë hebrenjve nuk u ishte kërkuar më nga Perëndia për të vepruar sipas kodit të Ligjit të Moisiut. Dhe këta hebrenj që ushtruan besim, gjetën arsye të veçantë për t’u gëzuar në këtë. Pse? Megjithëse paganët ishin gjithashtu mëkatarë dhe si të tillë vdisnin, vetëm hebrenjtë kishin ardhur nën mallkimin e Perëndisë, sepse ishin shkelës të besëlidhjes së Ligjit. Por sipas mënyrës në të cilën Krishti vdiq—i shpuar në një shtyllë, si të ishte një kriminel i urryer—ai zuri vendin e atyre hebrenjve që do të kishin ushtruar besimin në të dhe siguroi çlirimin për ta nga dënimi i shkaktuar si rezultat i mosbindjes së tyre ndaj Ligjit. (Gal. 3:10-11) Kështu ai siguroi për ta faljen, që kurrë nuk mund ta kishin nën Ligjin e Moisiut.—Veprat 13:38, 39.

10. Në çfarë mënyre heqja e Ligjit kontribuoi në lejimin e adhurimit të bashkuar?

10 Në fakt, Ligji i kishte ndarë hebrenjtë nga paganët. Kërkesat që iu dhanë hebrenjve nuk vlenin për paganët dhe paganëve të parrethprerë iu ndalua që të merrnin pjesë plotësisht me hebrenjtë në adhurimin e tyre. (Krahaso Të Dalët 12:48; Veprat 10:28.) Por pasi Ligji e kishte kryer qëllimin e tij dhe ishte hequr, ishte e mundur për hebrenjtë dhe paganët e parrethprerë të bashkoheshin përmes Krishtit në adhurimin e të vetmit Perëndi të vërtetë.—Efes. 2:11-18.

Njohuria e ligjit na sjell dobi

11. Si na ndihmon njohja e Ligjit për të kuptuar mësimet e Krishtit?

11 Megjithëse ne sot nuk jemi nën Ligj, njohja e tij është e një dobie të madhe për secilin prej nesh. Në çfarë mënyre? Kujtojmë, Jezui lindi nga një nënë hebreje dhe erdhi nën ligjin e Moisiut. Disa gjëra ai mundi t’i kuptonte plotësisht vetëm mbi bazën e njohjes së kërkesave të atij Ligji. (Gal. 4:4; shiko Luka 22:7, 8.) Gjithashtu, ai ishte midis njerëzve të cilët ishin nën atë Ligj, të cilin ai e zbatoi gjatë shërbimit të tij. Kështu mësimet e tij shpesh ndërtoheshin mbi rrethana që lidheshin me Ligjin.—Krahaso Mateu 5:23, 24.

12. (a) Çfarë lidhje tregoi Jezui midis jetës së tij dhe Ligjit të Moisiut? (b) Si e tregoi apostulli Pavël rëndësinë e njohjes së Ligjit? (c) Çfarë rezultatesh mund të kemi nga marrja e kuptimit frymor të kërkesave të tij?

12 Pas ringjalljes, Jezui u kujtoi dishepujve të tij se jeta e tij njerëzore kishte përmbushur gjërat e shkruara për të në Ligj, Profetët dhe Psalmet. (Luka 24:44) Gjithashtu, apostulli Pavël iu referua veçorive në lidhje me besëlidhjen e Ligjit si të ishin «një përfaqësim tipik dhe një hije e gjërave qiellore» dhe tha se «Ligji ka një hije të gjërave të mira që vijnë». (Hebr. 8:4, 5; 10:1) Hollësi të çuditshme që gjejnë përmbushje në shërbimin priftëror të Jezu Krishtit dhe në sakrificën e jetës së tij njerëzore, janë mishëruar në Ligjin e Moisiut. Kuptimi ynë mbi këto mund të pasurojë domethënien e përgatitjeve të tilla për ne. Midis shembujve profetikë, gjenden hollësi që tregojnë mbi organizimin për adhurimin e Jehovait në mënyrë të pranueshme sot në tempullin e tij të madh frymor. Ndërsa kuptimi ynë për këto rritet, gjithashtu do të rritet edhe vlerësimi ynë për kongregacionin e mirosur me frymë dhe rolin e tij nën Jezu Krishtin në lidhje me adhurimin tonë.

13. Pse është e dobishme të meditojmë mbi parimet e shkëlqyera të pasqyruara në Ligj?

13 Ligji i Moisiut është pjesë e Shkrimeve të frymëzuara nga Perëndia, të cilat të gjitha janë «të dobishme për mësim, për qortim, për korrigjim». (2. Tim. 3:16) Kërkimi dhe meditimi ynë mbi parimet e qëndrueshme në të cilat bazohet Ligji, mund të na ndihmojë për të ndërtuar një dëshirë të përzemërt, për të bërë gjëra që janë të pëlqyeshme për Perëndinë. Sa e dobishme mund të jetë, nëse marrim frymën që nxori në pah Ligji dhe e pasqyrojmë atë në jetën tonë!

14. (a) Si e ilustroi Jezui vlerën e marrjes së frymës, drejt së cilës treguan kërkesat e Ligjit? (b) Përqendro vëmendjen tek disa prej parimeve të shkëlqyera plotësuese, të mishëruara në Ligj, siç tregohet në faqen 152. (c) Si mund të na ndihmojë vlerësimi i këtyre gjërave, për t’i pëlqyer më shumë Perëndisë?

14 Jezui efektivisht e ilustroi këtë në Predikimin në mal. Duke i folur popullit që ishte atëherë nën Ligj, ai tregoi se në vend që thjesht të mos vrisnin, ata duhej të çrrënjosnin çdo prirje të zemërimit të vazhdueshëm e të përmbaheshin nga përdorimi i gjuhës me një të folur poshtërues për vëllezërit e tyre. Në vend që të ishin të kënaqur sepse kurrë nuk kishin kryer tradhti bashkëshortore, ata nuk duhej as të shikonin një grua me dëshirim. Ashtu si ata edhe ne duhet të përpiqemi të përdorim të gjitha pjesët e trupit në harmoni me udhëzimet e drejta të Jehovait. (Mat. 5:21, 22, 27-30; shiko gjithashtu Romakëve 13:8-10.) Nëse e bëjmë këtë, ne gjithashtu tregojmë se e kuptojmë domethënien e urdhrit më të madh të Ligjit: «Duhet të doni Jehovain, Perëndinë tuaj, me gjithë zemrën tuaj, me gjithë shpirtin tuaj dhe me gjithë mendjen tuaj.» (Mat. 22:36, 37) Sigurisht, kjo do të na afrojë më tepër me Perëndinë Jehova. Megjithëse nuk jemi nën kodin e Ligjit të Moisiut, ne do të përfitojmë plotësisht nga njohja e saktë e parimeve në të cilat ai bazohet dhe e shembujve profetikë që ai përmban.

Pyetje për përsëritje

● Pse ata që insistojnë në bindjen ndaj Ligjit të Moisiut në të vërtetë hedhin poshtë Krishtin?

● Si na ndihmon njohuria e Ligjit për të kuptuar rolin e Jezuit në qëllimin e Jehovait?

● Megjithëse nuk jemi nën Ligj, çfarë gjërash të vlefshme mund të dallojmë nga studimi i tij?

[Kutia në faqen 152]

Disa parime bazë të ligjit të Moisiut

Përgjegjësia ndaj Perëndisë

Adhuro vetëm Jehovain Të Dal. 20:3; 22:20

Trajto emrin e tij me respekt Të Dal. 27:7; Lev. 24:16

Duaje dhe shërbeji atij Li. i përt. 6:5; 10:12; 30:16

me gjithë zemrën,

shpirtin dhe forcën

Të ruhemi nga mosbindja, të Li. i përt. 5:29; 6:24

kemi frikë me nderim ndaj tij

Afroju atij vetëm në mënyrën Lev. 1:1-5; Num. 16:1-50;

që ai aprovon Li. i përt. 12:5-14

Jepini më të mirën tuaj; Të Dal. 23:19; 34:26

ajo vjen prej tij

Adhuruesit duhet të jenë Të Dal. 19:10, 11; 30:20

fizikisht të pastër

Interesat e shenjta Të Dal. 20:8-10; 34:21;

nuk duhet të lihen mënjanë Num. 15:32-36

për synimet e përditshme

Praktikat e gabuara fetare

Idhujtaria Të Dal. 20:4-6; Li. i përt. 7:25

Bashkimi fetar Të Dal. 23:13; 34:12-15;

Li. i përt. 6:14, 15; 13:1-5

Spiritizmi, shtrigëria, Të Dal. 22:18; Lev. 20:27;

parashikimi i fatit, Li. i përt. 18:10-12

fallet, magjia, shortaria

Martesa dhe jeta familjare

Mos bëj tradhti bashkëshortore Të Dal. 20:14; Lev. 20:10

Mos u marto me një që

nuk i shërben Jehovait Të Dal. 7:1-4

Ndalohet gjaktrazimi Lev. 18:6-16; 20:11

Largo zvetënimet seksuale Lev. 18:23; 20:13

Respekto jetën e një fëmije

ende të palindur Të Dal. 21:22, 23

Ndero prindërit e tu Të Dal. 20:12; 21:15, 17;

Li. i përt. 21:18-21

Mësojuni fëmijëve tuaj

rrugët e Jehovait Li. i përt. 6:4-9; 11:18-21

Detyrimet ndaj të tjerëve

Ruaje jetën si të shenjtë Të Dal. 20:13; Num. 35:9-34

Duaji të afërmit; largo smirën Lev. 19:17, 18

Ji i kujdesshëm ndaj

të moshuarve Lev. 19:32

Trego interes të dashur për

ata që janë në vështirësi Lev. 25:35-37; Li. i përt. 15:7-11;

ekonomike, jetimët, vejushat Li. i përt. 24:19-21;

Mos i keqtrajtoni të shurdhrit

dhe të verbrit Lev. 19:14; Li. i përt. 27:18

Ji i ndershëm në ushtrimin

e tregtisë Lev. 19:35, 36; 25:14

Respekto të drejtën Të Dal. 20:15; 22:1, 6; 23:4;

e pronësisë Li. i përt. 22:1-3

Mos lakmo atë çfarë u përket

të tjerëve Të Dal. 20:17

Zbulo keqbërësit Lev. 5:1; Li. i përt. 13:6-11

Ji i drejtë; mos bëj

dëshmi të rreme Të Dal. 20:16; 23:1, 2

Mos ji i njëanshëm për shkak

të pozitës së të tjerëve Të Dal. 23:3, 6; Lev. 19:15

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo