-
Përpjekjet për lajmin e mirë në SelanikKulla e Rojës—2012 | 1 Qershor
-
-
Kur s’e gjetën Pavlin, u kthyen tek administrata më e lartë e qytetit. Kështu «çuan zvarrë Jasonin dhe disa vëllezër te krerët e qytetit, duke thërritur: ‘Këta njerëz që kanë kthyer përmbys tokën e banuar, kanë ardhur edhe këtu.’»—Veprat 17:5, 6.
Si kryeqytet i Maqedonisë, Selaniku kishte njëfarë autonomie. Pjesë e vetëqeverisjes së tij ishte një asamble e popullit ose këshilli i qytetarëve që shqyrtonte publikisht çështjet vendëse. «Krerët e qytetit» ose politarkëtb, ishin zyrtarë të lartë që kishin për detyrë të mbanin rregullin dhe të shtendosnin situatat që mund të çonin në ndërhyrjen e Romës dhe në humbjen e privilegjeve të qytetit. Prandaj ata shqetësoheshin kur dëgjonin se këta «shkaktarë trazirash» kërcënonin qetësinë publike.
-
-
Përpjekjet për lajmin e mirë në SelanikKulla e Rojës—2012 | 1 Qershor
-
-
b Ky term nuk gjendej në literaturën greke. Megjithatë, në zonën e Selanikut u zbuluan disa mbishkrime ku përmendet ky term. Këto mbishkrime datojnë që nga shekulli i parë p.e.s. dhe vërtetojnë tregimin e Veprave.
-