Studime mbi Shkrimet e frymëzuara dhe informacione në lidhje me to
Studimi numër 10—Bibla—Autentike dhe e vërtetë
Informacionet historike, gjeografike dhe për origjinën e njeriut, që trajtohen në Bibël; saktësia e saj për sa i përket shkencës, kulturës dhe zakoneve; çiltërsia, harmonia dhe integriteti i shkrimtarëve dhe profecitë e saj.
1. (a) Si çfarë pranohet në përgjithësi Bibla? (b) Cila është arsyeja kryesore pse Bibla qëndron më lart se çdo libër tjetër?
NË PËRGJITHËSI Bibla pranohet si një kryevepër e madhe letrare me një bukuri poetike të jashtëzakonshme dhe si një arritje e shquar e njerëzve që e shkruan. Por ajo është më shumë se kaq. Vetë shkrimtarët e saj dëshmuan se gjërat që shkruan vinin nga Jehovai, vetë Perëndia i plotfuqishëm. Kjo është arsyeja kryesore e bukurisë dhe e të shprehurit të Biblës, dhe ajo që është më e rëndësishmja, e vlerës së saj të pakrahasueshme si libri i njohurisë dhe i mençurisë jetëdhënëse. Jezui, Biri i Perëndisë, dëshmoi se fjalët që tha «janë frymë dhe jetë» dhe ai citoi me shumicë nga Shkrimet Hebraike. «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia», tha apostulli Pavël, i cili i quajti Shkrimet Hebraike «thëniet e shenjta të Perëndisë».—Gjoni 6:63; 2 Tim. 3:16; Rom. 3:1, 2.
2, 3. Si dëshmuan shkrimtarët e Biblës se ajo është e frymëzuar?
2 Apostulli Pjetër dëshmoi se profetët e Perëndisë ishin të shtyrë nga fryma e shenjtë. Mbreti David shkroi: «Fryma e Jehovait foli nëpërmjet meje, dhe fjala e tij ishte në gjuhën time.» (2 Sam. 23:2) Profetët konsideronin Jehovain si burimin e thënieve të tyre. Moisiu paralajmëroi që të mos u shtohej ose të mos u hiqej asgjë fjalëve të shenjta që i kishte dhënë Jehovai. Pjetri i konsideronte të frymëzuara shkrimet e Pavlit dhe Juda me sa duket e citoi deklaratën e Pjetrit si të frymëzuar. Së fundi, Gjoni, shkrimtari i Zbulesës, shkroi ndërsa drejtohej nga fryma e Perëndisë dhe paralajmëroi se kushdo që do të shtonte ose do të hiqte diçka nga kjo zbulesë profetike, do të mbante përgjegjësi jo para njerëzve, por drejtpërdrejt para Perëndisë.—1 Pjet. 1:10-12; 2 Pjet. 1:19-21; Ligj. 4:2; 2 Pjet. 3:15, 16; Jud. 17, 18; Zbul. 1:1, 10; 21:5; 22:18, 19.
3 Të gjithë këta skllevër të përkushtuar të Perëndisë dëshmuan se Bibla është e frymëzuar dhe e vërtetë. Ka edhe shumë prova të tjera të autenticitetit të Shkrimeve të Shenjta, disa prej të cilave do t’i shqyrtojmë te 12 nëntitujt që vijojnë.
4. Si konsideroheshin gjithmonë nga judenjtë librat e Shkrimeve Hebraike?
4 (1) Saktësia historike. Që nga kohët e hershme librat kanunorë të Shkrimeve Hebraike janë pranuar nga judenjtë si dokumente të frymëzuara dhe krejtësisht të besueshme. Kështu, në kohën e Davidit, ngjarjet e dokumentuara që nga Zanafilla e deri te libri 1 Samuelit pranoheshin plotësisht si histori e vërtetë e kombit dhe e marrëdhënieve të Perëndisë me të, dhe kjo ilustrohet nga Psalmi i 78-të, në të cilin përmenden më tepër se 35 ngjarje të tilla.
5. Çfarë kanë dëshmuar shkrimtarët e lashtë për Moisiun dhe për kodin me ligje të judenjve?
5 Kundërshtarët e Biblës e kanë sulmuar ashpër Pentateukun, sidomos për sa i përket autenticitetit dhe autorësisë së tij. Sidoqoftë, përveç faktit që judenjtë e pranonin Moisiun si shkrimtarin e Pentateukut, mund të shtohet edhe dëshmia e shkrimtarëve të lashtë, disa prej të cilëve ishin armiq të judenjve. Hekateu i Abderës, historiani egjiptian Maneto, Lisimaku i Aleksandrisë, Eupolemi, Taciti dhe Juvenali, ia atribuojnë Moisiut vendosjen e kodit me ligje që i dallonte judenjtë nga kombet e tjera dhe shumica e tyre e thonë qartë se ai i dokumentoi ligjet e tij me shkrim. Numeni, filozofi pitagoras, përmend madje edhe Janesin dhe Jambresin si priftërinjtë egjiptianë që iu kundërvunë Moisiut. (2 Tim. 3:8) Këta autorë i përkasin periudhës nga koha e Aleksandrit (shekulli i katërt p.e.s.), kur grekët për herë të parë u bënë kureshtarë për historinë judaike, e deri në kohën e perandorit Aurelian (shekulli i tretë i e.s.). Shumë shkrimtarë të tjerë të lashtë e përmendin Moisiun si udhëheqës, sundimtar ose ligjdhënës.a Siç kemi parë nga studimi i mëparshëm, zbulimet arkeologjike shpesh vërtetojnë saktësinë historike të ngjarjeve të dokumentuara në Bibël të cilat kanë të bëjnë me marrëdhëniet e popullit të Perëndisë me kombet rrethuese.
6. Cilat dëshmi vërtetojnë saktësinë historike të Shkrimeve Greke?
6 Por, ç’të themi për Shkrimet e Krishtere Greke? Ato jo vetëm që i vërtetojnë Shkrimet Hebraike, por është provuar se janë historikisht të sakta e autentike dhe po aq të frymëzuara sa Shkrimet Hebraike. Shkrimtarët e tyre shpallin atë që dëgjuan e panë, sepse ishin dëshmitarë okularë dhe shpesh pjesëmarrës në vetë ngjarjet që dokumentuan. Ata i besonin mijëra bashkëkohës të tyre. Dëshmia e tyre vërtetohet me bollëk nga rastet ku i përmendin shkrimtarët e lashtë, midis të cilëve Juvenali, Taciti, Seneka, Suetoni, Plini i Riu, Luciani, Celsusi dhe historiani jude Jozefi.
7. (a) Cilin argument paraqit S. Ostin Alibone në lidhje me faktin se për autenticitetin e Biblës ka më shumë prova se për çdo element tjetër të historisë? (b) Çfarë thotë ai për fajin e atyre që nuk i pranojnë provat?
7 S. Ostin Alibone shkroi në The Union Bible Companion: «Sër Isak Njutoni . . . ishte edhe një kritik i shquar i shkrimeve të lashta dhe ai i shqyrtoi me shumë kujdes Shkrimet e Shenjta. Cili është gjykimi i tij për këtë pikë? Ai thotë: ‘Gjej më shumë tregues të sigurt të autenticitetit në Besëlidhjen e Re, sesa në çfarëdo historie profane [shekullare].’ Dr. Xhonsoni thotë se kemi më tepër prova që Jezu Krishti vdiq në Kalvar, siç thuhet tek Ungjijtë, sesa që Jul Cezari vdiq në Kapitol. Faktikisht kemi shumë më tepër. Pyesni këdo që pohon se dyshon në vërtetësinë e historisë së Ungjijve, se çfarë arsye ka për të besuar që Cezari vdiq në Kapitol ose që Karli i Madh u kurorëzua perandor i Perëndimit nga papa Leoni III në vitin 800. . . . Si e dini se ka jetuar një njeri i quajtur Karli I, se i prenë kokën dhe se në vend të tij u ngjit në pushtet Oliver Kromuelli? . . . Sër Isak Njutonit i atribuohet zbulimi i ligjit të gravitetit. . . . Ne i besojmë të gjitha gjërat e sapopërmendura që thuhen për këta njerëz; i besojmë sepse kemi dëshmi historike që i vërtetojnë. . . . Nëse dikush, megjithëse do t’i paraqitnim ndonjë provë të tillë, ende nuk do të pranonte të besonte, do ta linim, duke e gjykuar si një njeri marrëzisht kokëfortë ose si injorant të pandreqshëm. Ç’duhet të themi, atëherë, për ata që, me gjithë provat e bollshme që janë paraqitur tashmë për vërtetësinë e Shkrimeve të Shenjta, thonë se nuk janë të bindur? . . . Sigurisht, kemi arsye të nxjerrim përfundimin se fajin e ka më shumë zemra sesa mendja; se ata nuk duan t’i besojnë asaj që përul krenarinë e tyre dhe që do t’i detyronte të bënin një jetë të ndryshme.»b
8. Në ç’mënyrë krishterimi i Biblës dallohet nga gjithë fetë e tjera?
8 Epërsia e krishterimit si një fe, ithtarët e së cilës adhurojnë me të vërtetën, theksohet nga Xhorxh Rolinsoni, i cili shkroi: «Krishterimi—përfshirë sistemin e bazuar në Besëlidhjen e Vjetër, i cili ishte faza e tij e parë—dallohet më shumë nga fetë e tjera në botë nga karakteri i tij objektiv dhe historik. Qoftë nëse shohim Besëlidhjen e Vjetër ose të Re, qoftë nëse shohim shkrimet judaike ose të krishtere, gjejmë një strukturë doktrinale që lidhet me faktet; që bazohet krejtësisht tek ato fakte; që pa to është e pavlefshme dhe që nëse tregohet se ato meritojnë të pranohen, në të vërtetë ajo mund të konsiderohet e vërtetuar.»c
9. Ilustro saktësinë e referimeve gjeografike të Biblës.
9 (2) Saktësia gjeografike dhe gjeologjike. Shumë shkrimtarë kanë komentuar për saktësinë e jashtëzakonshme të përshkrimit që bëhet në Bibël për Tokën e Premtuar dhe territoret fqinje. Për shembull, dr. A. P. Stenli, i cili udhëtoi shumë në vendet e Lindjes, tha për udhëtimin e izraelitëve nëpër shkretëtirë: «Karakteristikat e vendeve që përmenden janë kaq të ngjashme me përshkrimin, saqë vërtetojnë historinë e këtij udhëtimi. . . . Burimet, puset dhe përrenjtë që hasen herë pas here, përputhen me atë që thuhet për ‘ujërat’ e Marës; ‘burimet’ e . . . Elimit; ‘përroin’ e Horebit; ‘pusin’ e vajzave të Jetroit bashkë me ‘lugun’ ose mbajtëset e ujit në Midian. Bimësia është ende ajo që tregohet në përshkrimin e Moisiut.»d Për sa i përket Egjiptit, saktësia shihet jo vetëm në përshkrimin e përgjithshëm të territorit, pra, të vendeve të tij plot drithë, të lumit Nil me kallamat buzë tij (Zan. 41:47-49; Dal. 2:3), të ujërave të tij që vinin nga ‘lumenjtë, kanalet, pellgjet me kallamishte dhe ujërat e mbledhura’ (Dal. 7:19), të ‘lirit, elbit, grurit dhe speltës’ (Dal. 9:31, 32), por edhe tek emrat dhe vendndodhjet e qyteteve.
10. Si janë shpërblyer shkencëtarët e ditëve të sotme duke ndjekur dokumentimin e Biblës?
10 Disa shkencëtarë të ditëve të sotme kanë aq siguri te dokumentimi gjeologjik dhe gjeografik i Biblës, saqë e kanë ndjekur atë si udhërrëfyes dhe janë shpërblyer shumë. Para disa vitesh, një gjeolog i njohur, dr. Ben Tori, ndoqi drejtimin që thuhet te ky fragment: «Sepse Jehovai, Perëndia yt, po të çon në një vend të mirë, . . . në një vend ku gurët janë hekur.» (Ligj. 8:7, 9) Pak kilometra nga Beer-Sheba ai gjeti shkëmbinj të pamasë plot me mineral ngjyrë kuq e zi. U llogarit se aty gjendeshin 13,6 milionë tonë mineral hekuri të cilësisë së ulët. Më vonë inxhinierët zbuluan një zonë shkëmbore me mineral të shkëlqyer hekuri, e gjatë 1,5 kilometra, që përmbante 60-65 për qind hekur të pastër. Dr. Jozef Vajci, një ekspert i njohur izraelit në fushën e pyllëzimit, tha: «Pema e parë që mbolli Abrahami ishte një brukë.» «Duke ndjekur shembullin e tij, para katër vjetësh mbollëm 2 milionë pemë të tilla në të njëjtën zonë. Abrahami kishte të drejtë. Bruka është një nga pemët e pakta që kemi gjetur, e cila lulëzon në një tokë ku sasia vjetore e reshjeve është më pak se 150 milimetra.»e Gjithashtu, në librin Tree and Shrub in Our Biblical Heritage, të autorit Nogah Hareuveni, thuhet: «Duket se kur patriarku Abraham mbërriti në Beershevë, nuk mbolli thjesht një pemë çfarëdo. . . . Ai zgjodhi një pemë hija e së cilës është më e freskët se ajo e pemëve të tjera. Për më tepër, [bruka] mund t’i rezistojë të nxehtit dhe periudhave të gjata me thatësirë duke i lëshuar rrënjët e saj në thellësi që të gjejë ujë nën tokë. Ja përse [bruka] vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite në afërsi të Beershevës.»f—Zan. 21:33.
11. Çfarë dëshmon profesori R. D. Uillson për saktësinë e Biblës?
11 Në lidhje me hollësi të tilla siç janë të dhënat kronologjike dhe gjeografike në Bibël, profesori R. D. Uillson shkruan në A Scientific Investigation of the Old Testament, faqet 213, 214: «Të dhënat kronologjike dhe gjeografike janë më të sakta e më të besueshme sesa ato të çdo dokumenti tjetër të lashtë; dhe rrëfimet biografike dhe historike përputhen në mënyrë të mrekullueshme me provat e siguruara nga dokumentet jobiblike.»
12. Si përputhen faktet me dokumentimin biblik për origjinën e njerëzimit?
12 (3) Racat dhe gjuhët e njerëzimit. Në librin After Its Kind, Bajron K. Nelsoni thotë: «U krijua njeriu, e jo zezaku, kinezi apo evropiani. U krijuan dy qenie njerëzore që Bibla i quan Adami dhe Eva, prej të cilëve sipas prejardhjes dhe variacionit natyror kanë rrjedhur të gjitha varietet e njerëzve që janë në tokë. Të gjitha racat e njerëzve, pavarësisht nga ngjyra ose përmasat, i përkasin një lloji të vetëm natyror. Ata të gjithë mendojnë në mënyrë të ngjashme, kanë ndjenja të ngjashme, janë të ngjashëm në strukturën fizike, martohen mes tyre pa vështirësi dhe janë në gjendje të riprodhojnë njerëz të tjerë të të njëjtit lloj. Të gjitha racat rrjedhin nga dy pasardhës të përbashkët që u krijuan plotësisht nga dora e Krijuesit.»g Kjo dëshmohet te Zanafilla 1:27, 28; 2:7, 20-23; 3:20; Veprat 17:26 dhe Romakëve 5:12.
13. Çfarë tha një arkeolog për vatrën nga ku filluan të përhapeshin gjuhët e lashta?
13 Në lidhje me përshkrimin që jep Bibla për vatrën nga ku filluan të përhapeshin gjuhët e lashta, arkeologu sër Henri Rolinsoni tha që «nëse do të udhëhiqeshim thjesht nga elementet e përbashkëta gjuhësore dhe në mënyrë të pavarur nga çdo referim në dokumentimin biblik, përsëri do të ndaleshim te rrafshinat e Sinarit si vatra nga e cila kanë dalë linjat e ndryshme gjuhësore.» h—Zan. 11:1-9.
14. (a) Vetëm cilat gjëra do të mjaftonin për ta dalluar Biblën si të frymëzuar nga Perëndia? (b) Cila pikëpamje racionale paraqitet vetëm në Bibël dhe si shtrihet prakticiteti i saj në çdo aspekt të jetës së përditshme?
14 (4) Prakticiteti. Po të mos kishte prova të tjera për autenticitetin e Biblës, parimet e drejta dhe normat morale të Biblës do të mjaftonin për ta dalluar atë si produkt të mendjes hyjnore. Gjithashtu, prakticiteti i saj shtrihet në çdo fazë të jetës së përditshme. Asnjë libër tjetër nuk shpreh një pikëpamje racionale për origjinën e të gjitha gjërave, përfshirë edhe të njerëzimit, dhe për qëllimin e Krijuesit për tokën dhe njeriun. (Zan. kap. 1; Isa. 45:18) Bibla shpjegon se përse vdesin njerëzit dhe pse ekziston ligësia. (Zan., kap. 3; Rom. 5:12; Jobi, kapitujt 1, 2; Dal. 9:16) Në të paraqitet norma më e lartë e drejtësisë. (Dal. 23:1, 2, 6, 7; Ligj. 19:15-21) Bibla jep këshilla për marrëdhëniet e biznesit (Lev. 19:35, 36; Prov. 20:10; 22:22, 23; Mat. 7:12); sjelljen e pastër morale (Lev. 20:10-16; Gal. 5:19-23; Hebr. 13:4); marrëdhëniet me të tjerët (Lev. 19:18; Prov. 12:15; 15:1; 27:1, 2, 5, 6; 29:11; Mat. 7:12; 1 Tim. 5:1, 2); martesën (Zan. 2:22-24; Mat. 19:4, 5, 9; 1 Kor. 7:2, 9, 10, 39); marrëdhëniet familjare dhe detyrimet e burrit, të gruas e të fëmijëve (Ligj. 6:4-9; Prov. 13:24; Efes. 5:21-33; 6:1-4; Kol. 3:18-21; 1 Pjet. 3:1-6); qëndrimin e duhur ndaj sundimtarëve (Rom. 13:1-10; Titit 3:1; 1 Tim. 2:1, 2; 1 Pjet. 2:13, 14); punën e ndershme dhe marrëdhëniet pronar-skllav dhe punëdhënës-i punësuar (Efes. 4:28; Kol. 3:22-24; 4:1; 1 Pjet. 2:18-21); shoqëritë e përshtatshme (Prov. 1:10-16; 5:3-11; 1 Kor. 15:33; 2 Tim. 2:22; Hebr. 10:24, 25); zgjidhjen e mosmarrëveshjeve (Mat. 18:15-17; Efes. 4:26) dhe për shumë gjëra të tjera që ndikojnë jashtëzakonisht në jetën tonë të përditshme.
15. Cilat këshilla të Biblës për shëndetin fizik dhe mendor kanë treguar se janë praktike?
15 Gjithashtu Bibla jep informacione të vlefshme për shëndetin fizik dhe mendor. (Prov. 15:17; 17:22) Vitet e fundit, kërkimet mjekësore kanë treguar se shëndeti fizik i njeriut ndikohet vërtet nga qëndrimi i tij mendor. Për shembull, studimet kanë treguar se njerëzit që janë të prirur ta shprehin zemërimin, shpesh kanë nivelet më të larta të presionit të gjakut. Disa studime kanë treguar se zemërimi shkakton çrregullime të rrahjeve të zemrës, dhembje koke, gjakderdhje nga hundët, marrje mendsh ose humbje të zërit. Megjithatë, Bibla shpjegonte shumë kohë më parë: «Zemra e qetë është jetë për trupin.»—Prov. 14:30; krahasoje me Mateun 5:9.
16. Cilat janë disa pohime biblike të vërteta që u kanë paraprirë shumë kohë më parë zbulimeve shkencore?
16 (5) Saktësia shkencore. Edhe pse Bibla nuk është një tekst mësimor shkencor, kur prek çështjet shkencore ajo është e saktë dhe në përputhje me zbulimet dhe njohurinë e vërtetë shkencore. Ajo që thuhet në Bibël për radhën e krijimit, përfshirë edhe jetën shtazore (Zan. kap. 1); se toka është e rrumbullakët ose sferike (Isa. 40:22) dhe se toka qëndron e varur në hapësirë në «asgjë», u ka paraprirë zbulimeve shkencore për këto të vërteta. (Jobi 26:7) Fiziologjia moderne ka treguar vërtetësinë e pohimit biblik se «jo çdo mish është njëlloj». Struktura qelizore e mishit të një lloji është e ndryshme nga ajo e një tjetri dhe njeriu ka ‘mishin’ e tij unik. (1 Kor. 15:39)i Për sa i përket fushës së zoologjisë, te Levitiku 11:6 lepuri klasifikohet bashkë me kafshët ripërtypëse. Dikur njerëzit e shpotitnin këtë varg, por tani shkenca e ka zbuluar se lepuri e ripërtyp ushqimin.j
17. Si ka treguar Bibla se është e besueshme edhe nga ana mjekësore?
17 Pohimi se ‘jeta e gjallesës është në gjak’ është pranuar në kohët e sotme si një e vërtetë themelore e shkencës mjekësore. (Lev. 17:11-14) Në Ligjin e Moisiut tregohej se cilat kafshë, zogj dhe peshq ishin «të pastra» për t’u konsumuar nga njerëzit dhe në të ndaloheshin ushqimet e rrezikshme. (Lev., kap. 11) Ligji kërkonte që në një fushim ushtarak, jashtëqitjet njerëzore të mbuloheshin, duke siguruar kështu mjaft mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse që mbarten nga mizat, siç janë dizenteria dhe ethet e tifos. (Ligj. 23:9-14) Madje edhe sot në disa vende ekzistojnë probleme të rënda shëndetësore ngaqë jashtëqitjet njerëzore nuk eliminohen siç duhet. Njerëzit në këto vende do të ishin shumë më të shëndetshëm, nëse do të ndiqnin këshillat biblike për higjienën.
18. Cili është një shembull tjetër që tregon se Bibla është e saktë nga ana shkencore?
18 Bibla rekomandon pirjen e një sasie të vogël vere për «për stomakun dhe për sëmundjet». (1 Tim. 5:23) Dr. Salvatore P. Luçia, profesor i mjekësisë në Institutin e Mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë, shkruan: «Vera është pija ushqimore më e lashtë dhe agjenti mjekësor më i rëndësishëm që është përdorur vazhdimisht gjatë historisë së njerëzimit.»k
19. Si mund të ilustrohet saktësia e shkrimeve të Lukës?
19 (6) Kultura dhe zakonet. A. Rendëll Shorti shkruan në Modern Discovery and the Bible, në lidhje me librin e Veprave: «Romakët e kishin zakon t’i qeverisnin provincat e perandorisë së tyre të paanë duke ruajtur, për aq sa nuk ishte e rrezikshme, sistemin vendës të administrimit dhe si rrjedhim autoritetet në rajonet e ndryshme kishin emra të ndryshme. Askush, përveç ndonjë udhëtari shumë të vëmendshëm ose një studiuesi tepër të kujdesshëm, nuk mund t’u jepte tërë këtyre personazheve emërtimin e tyre të saktë. Një nga provat më të sakta që vërtetojnë sensin historik të Lukës është se ai ia del gjithmonë të ketë një saktësi të përkryer. Në disa raste ka mjaftuar vetëm prova e një monedhe ose e një mbishkrimi për të na dhënë informacionin e nevojshëm për të verifikuar Lukën; historianët e njohur romakë as guxojnë të futen në një terren kaq të vështirë. Kështu Luka e quan Herodin dhe Lisaninë tetrarkë; po kështu bën edhe Jozefi. Herod Agripën, i cili vrau me shpatë Jakovin dhe futi në burg Pjetrin, e quan mbret; Jozefi thotë se si u bë mik në Romë me Gajin Cezar (Kaligula) dhe u shpërblye me një titull mbretëror kur Kaligula u bë perandor. Guvernatori i Qipros, Sergj Pali, quhet prokonsull. . . . Jo shumë kohë më parë, Qiproja kishte qenë një provincë perandorake dhe qeverisej nga një propretor ose legat, por në kohën e Pavlit, siç tregohet nga monedhat qipriote, edhe në greqisht, edhe në latinisht, titulli i saktë ishte prokonsull. Një mbishkrim grek që u gjet në Soli në bregun verior të Qipros daton ‘në periudhën e prokonsullit Pal’. . . . Në Selanik të parët e qytetit morën titullin fare të pazakontë të politarkëve [krerët e qytetit, Veprat 17:6, shënimi te Bibla me referime, anglisht], një emër i panjohur për literaturën klasike. Për ne do të ishte fare i panjohur, përveç rastit që e përdor Luka, po të mos ishte për faktin që ky titull shihet në mbishkrimet. . . . Në kohën e Augustit, Akaia ishte një provincë senatoriale, në kohën e Tiberit, ajo ishte drejtpërdrejt nën sundimin e perandorit, por në kohën e Klaudit, siç thotë Taciti, ajo iu rikthye senatit, prandaj titulli i saktë i Galionit [Veprat 18:12] ishte prokonsull. . . . Luka është gjithnjë i besueshëm dhe gjithnjë i saktë në gjeografinë dhe në përvojat e tij të udhëtimeve.»l
20. Si pasqyrojnë saktë shkrimet e Pavlit kohën në të cilën ai jetoi dhe shkroi?
20 Letrat e Pavlit pasqyrojnë saktë ambientin e kohës së tij dhe tregojnë se ai ishte dëshmitar okular i gjërave që shkroi. Për shembull, Filipia ishte një koloni ushtarake qytetarët e së cilës ishin veçanërisht krenarë për qytetarinë e tyre romake. Pavli u kujtoi të krishterëve se qytetaria e tyre ishte në qiej. (Vep. 16:12, 21, 37; Filip. 3:20) Efesi ishte një qytet i njohur për artet magjike dhe praktikat spiritiste. Pavli u dha udhëzime të krishterëve atje se si të armatoseshin që të mos bëheshin pre e demonëve dhe njëkohësisht dha një përshkrim të saktë të armaturës së një ushtari romak. (Vep. 19:19; Efes. 6:13-17) Zakoni i fitimtarëve romakë për të bërë një marshim ngadhënjimtar me një procesion robërish, disa prej të cilëve të zhveshur, është përdorur si ilustrim. (2 Kor. 2:14; Kolos. 2:15) Te 1 Korintasve 1:22 nxirren në pah pikëpamjet e ndryshme të judenjve dhe të grekëve. Në këto gjëra shkrimtarët e krishterë pasqyrojnë saktësinë e Moisiut, shkrimtarit të Pentateukut, për të cilin Xhorxh Rolinsoni thotë: «Saktësia etologjike e Pentateukut në lidhje me sjelljen dhe zakonet orientale në përgjithësi, nuk është vënë kurrë në dyshim.»a
21. (a) Jep shembuj të çiltërsisë së shkrimtarëve të Biblës. (b) Si na e shton kjo sigurinë se Bibla është e vërtetë?
21 (7) Çiltërsia e shkrimtarëve të Biblës. Në gjithë Biblën çiltërsia absolute e shkrimtarëve të saj është një provë e fortë e besueshmërisë së saj. Për shembull, Moisiu flet hapur për mëkatin e tij dhe për gjykimin që dha Perëndia se ai dhe i vëllai, Aaroni, nuk do të hynin në Tokën e Premtuar. (Num. 20:7-13; Ligj. 3:23-27) Mëkatet e Davidit në dy raste, si edhe apostazia e birit të tij, Solomonit, tregohen hapur. (2 Sam., kapitujt 11, 12, 24; 1 Mbret. 11:1-13) Jonai shkruan për mosbindjen e tij dhe për pasojat e saj. I tërë kombi i Izraelit u dënua për mosbindjen ndaj Perëndisë nga pothuajse gjithë shkrimtarët e Shkrimeve Hebraike, të cilët ishin që të gjithë judenj. Por këto dënime gjenden në po ato dokumentime që judenjtë i kishin për zemër dhe i pranonin si shpallje të Perëndisë dhe si histori të vërtetë të kombit të tyre. Edhe shkrimtarët e krishterë nuk ishin më pak të çiltër. Të katër shkrimtarët e ungjijve treguan se si Pjetri mohoi Krishtin. Ndërsa Pavli nxori në pah gabimin e rëndë të Pjetrit për një çështje besimi kur bëri dallim midis hebrenjve dhe johebrenjve të kongregacionit të krishterë në Antioki. Na shtohet siguria se Bibla është e vërtetë, kur kuptojmë se shkrimtarët e saj nuk kursyen askënd, madje as veten, vetëm e vetëm që të shkruanin një dokumentim të besueshëm.—Mat. 26:69-75; Mar. 14:66-72; Luka 22:54-62; Gjoni 18:15-27; Gal. 2:11-14; Gjoni 17:17.
22. Cilat gjëra të tjera provojnë se Bibla është vërtet Fjala e Perëndisë dhe për cilin qëllim u shkrua ajo?
22 (8) Harmonia e shkrimtarëve. Bibla u shkrua gjatë një periudhe prej më tepër se 1.600 vjetësh nga rreth 40 shkrimtarë, të cilit ishin që të gjithë në harmoni me njëri-tjetrin. Ajo është shpërndarë gjerësisht në një sasi të jashtëzakonshme, me gjithë kundërshtimin e egër dhe përpjekjet më të ethshme për ta shkatërruar. Këto fakte ndihmojnë për të provuar se ajo është siç thotë vetë, Fjala e Perëndisë së plotfuqishëm dhe se është vërtet ‘e dobishme për të mësuar, për të qortuar, për të ndrequr dhe për të disiplinuar në drejtësi’.—2 Tim. 3:16.b
23. Cila temë që theksohet në tërë Shkrimet provon gjithashtu se Bibla është e frymëzuar? Ilustroje.
23 Në të gjithë Biblën theksohet tema e shenjtërimit të emrit të Jehovait nëpërmjet Mbretërisë së udhëhequr nga Krishti. Kjo provon se Bibla është e frymëzuar. Ja disa shembuj të rëndësishëm:
Dal. 9:16; Rom. 9:17 Perëndia deklaron qëllimin
që të shpallë emrin e vet
Dal. 18:11; Jehovai është më i madh
Isa. 36:18-20; 37:20, 36-38; se gjithë perënditë e tjera
Jobi 32:2; 35:2; 36:24; 40:8 Vihet theksi te shfajësimi
i emrit të Perëndisë
Ezek. 6:10; 38:23 «Kanë për ta marrë vesh se
unë jam Jehovai.» Kjo
deklaratë shfaqet më shumë
se 60 herë në profecinë e
Ezekielit
Mal. 1:11 Emri i Perëndisë do të jetë
i madh ndër kombet
Gjoni 17:6, 26 Jezui shpalli emrin e
Perëndisë
Vep. 2:21; Rom. 10:13 Duhet të thërrasim emrin e
Jehovait që të shpëtojmë
24. (a) Në ç’mënyrë integriteti i të krishterëve të hershëm vërteton «Historinë e krishterë»? (b) Ç’provë tjetër ka se shkrimtarët e Biblës shkruan fakte e jo mite?
24 (9) Integriteti i dëshmitarëve. Në lidhje me rëndësinë që mund t’i jepet dëshmisë së të krishterëve të hershëm, pra, shkrimtarëve të Shkrimeve të Krishtere dhe të tjerëve, Xhorxh Rolinsoni thotë: «Të kthyerit e parë në besim e dinin se në çdo moment mund t’u kërkohej që të vdisnin për fenë e tyre. . . . Çdo shkrimtar i hershëm që mbronte krishterimin, për shkak të kësaj, rrezikonte të dënohej nga pushteti civil dhe mund të pësonte të njëjtin fat. Kur besimi është çështje jete a vdekjeje, njerëzit nuk zgjedhin menjëherë kredon e parë që rastis të godasë fantazinë e tyre; dhe as vendosen hapur në anën e një sekti të përndjekur, në qoftë se nuk i kanë peshuar mirë pohimet e fesë që shpall ai sekt dhe nëse nuk janë bindur se ajo është e vërteta. Është e qartë se të kthyerit e parë në besim kishin shumë më tepër mjete se ne që të siguroheshin për saktësinë historike të shkrimeve të krishtere; ata mund të hetonin dhe të merrnin në pyetje dëshmitarët, të krahasonin tregimet e tyre, të hetonin se si i pritnin kundërshtarët pohimet e tyre, të konsultonin dokumentet pagane të asaj kohe, të shoshitnin një më një dhe plotësisht dëshmitë. . . . Tërë këto së bashku—dhe të kujtojmë se dëshmitë janë përforcuese—përbëjnë një tërësi të tillë provash që rrallë mund të ketë për ndonjë ngjarje që i përket kohëve të largëta; dhe ato vërtetojnë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm Historinë e krishterë. Kjo histori nuk ka në asnjë aspekt . . . karakterin e një miti. Është histori e vetme, e treguar pa ndonjë variant tjetër, ndërsa mitet janë të luhatshme dhe shumëformëshe; ajo është përzier në mënyrë të pandashme me historinë civile të atyre kohëve, të cilën e përshkruan kudo me saktësi të jashtëzakonshme, kurse mitet e shtrembërojnë ose ia zënë vendin historisë civile; ajo është plot hollësi të jetës së përditshme që mitet i shmangin qëllimisht; është plot me udhëzime praktike të llojit më të qartë dhe më të thjeshtë, kurse mitet mësojnë nëpërmjet alegorisë. . . . Sinqeriteti i thjeshtë, besnikëria, saktësia e madhe dhe dashuria e pastër për të vërtetën, janë karakteristikat më të dukshme të shkrimtarëve të Besëlidhjes së Re, të cilët, siç duket, flasin për fakte, e jo për fantazi. . . . Ata shkruan ‘që ne të njohim plotësisht se sa të sigurta janë këto gjëra’ që njerëzit në atë kohë ‘i besonin pa asnjë dyshim’.»c—Krahaso Lukën 1:1, 4.
25. Ç’gjë tregon në mënyrë të jashtëzakonshme se Bibla është autentike?
25 Një fushë mjaft interesante që trajtohet në Bibël është profecia hyjnore. Që Bibla është autentike tregohet në mënyrë të spikatshme nga përmbushja e profecive të shumta, të cilat që të gjitha tregojnë aftësinë e jashtëzakonshme të Jehovait për të parathënë të ardhmen. Fjala profetike është vërtet ‘një llambë që ndriçon në një vend të errët’ dhe duke i kushtuar vëmendje asaj do t’u forcohet besimi gjithë atyre që dëshirojnë të mbijetojnë derisa tërë profecitë për Mbretërinë të jenë përmbushur në botën e re, të përhershme e të drejtë. Tri tabelat që vijojnë japin prova të tjera të autenticitetit të Biblës duke treguar shumë prej këtyre përmbushjeve profetike, si edhe harmoninë e tërë Shkrimeve Hebraike dhe Greke. Ndërsa koha kalon, Bibla ndriçon gjithnjë e më shumë, duke treguar se është vërtet ‘e frymëzuar nga Perëndia dhe e dobishme’.—2 Pjet. 1:19; 2 Tim. 3:16.
[Shënimet]
a The Historical Evidences of the Truth of the Scripture Records, 1862, nga Xhorxh Rolinson, faqet 54, 254-258.
b 1871, faqet 29-31.
c The Historical Evidences of the Truth of the Scripture Records, faqet 25, 26.
d Sinai and Palestine, 1885, faqet 82, 83.
e Reader’s Digest, mars 1954, faqet 27, 30.
f 1984, faqja 24.
g 1968, faqet 4, 5.
h The Journal of the Royal Asiatic Society of Great Britain and Ireland, Londër, 1855, vëll. 15, faqja 232.
i Të fitojmë gjykim të thellë nga Shkrimet, vëll. 2, faqja 246, anglisht.
j Të fitojmë gjykim të thellë nga Shkrimet, vëll. 1, faqja 555, 556, 1035, anglisht.
k Wine as Food and Medicine, 1954, faqja 5.
l 1955, faqet 211-213.
a The Historical Evidences of the Truth of the Scripture Records, faqja 290.
c The Historical Evidences of the Truth of the Scripture Records, faqet 225, 227, 228.
(10) PROFECI TË RËNDËSISHME PËR JEZUIN DHE PËRMBUSHJA E TYRE
Profecia Ngjarja Përbushja
Mik. 5:2 Lindi në Betlehem Luka 2:4-11; Gjoni 7:42
Isa. 7:14 Lindi nga një Mat. 1:18-23;
virgjëreshë Luka 1:30-35
Jer. 31:15 Pas lindjes së tij Mat. 2:16-18
u vranë foshnjat
Hoz. 11:1 U thirr nga Egjipti Mat. 2:15
Mal. 3:1; 4:5; Iu përgatit më Mat. 3:1-3; 11:10-14;
Isa. 40:3 përpara udha Mt 17:10-13;
Dan. 9:25 U shfaq si Mesia në U paraqit për t’u
fund të 69 ‘javëve’ pagëzuar dhe u miros
në kohën e caktuar në
vitin 29 të e.s.
Isa. 61:1, 2 Iu ngarkua një detyrë Luka 4:18-21
nga Perëndia
Isa. 9:1, 2 Nga shërbimi i tij Mat. 4:13-16
njerëzit në Neftal dhe
në Zabulon panë një
dritë të madhe
Psal. 78:2 Foli me ilustrime Mat. 13:11-13, 31-35
Isa. 53:4 Mori mbi vete Mat. 8:16, 17
sëmundjet tona
Psal. 69:9 I zellshëm për shtëpinë Mat. 21:12, 13;
e Jehovait Mar. 11:15-18;
Isa. 53:1 Nuk e besuan Gjoni 12:37, 38;
Zak. 9:9; Hyri në Jerusalem Mat. 21:1-9;
Psal. 118:26 hipur mbi një kërriç Mar. 11:7-11;
gomarice; e nderuan si Luka 19:28-38;
mbret dhe si ai që vinte Gjoni 12:12-15
në emër të Jehovait
Isa. 28:16; E hedhin poshtë, por Mat. 21:42, 45, 46;
Isa 53:3; bëhet guri kryesor i Vep. 3:14; 4:11;
Psal. 69:8; qoshes 1 Pjet. 2:7
Psal. 41:9; Një apostull nuk Mat. 26:47-50;
Psal. 109:8 qëndron besnik; e Gjoni 13:18, 26-30;
tradhton Jezuin Gjo 17:12; 18:2-5;
Zak. 11:12 E tradhtojnë për 30 Mat. 26:15; 27:3-10;
monedha argjendi Mar. 14:10, 11
Zak. 13:7 Dishepujt shpërndahen Mat. 26:31, 56;
Psal. 2:1, 2 Autoritetet romake dhe Mat. 27:1, 2;
udhëheqësit e Izraelit Mar. 15:1, 15;
bashkëveprojnë kundër Luka 23:10-12;
të mirosurit të Jehovait Vep. 4:25-28
Isa. 53:8 Gjykohet dhe dënohet Mat. 26:57-68;
Gjo 19-24, 28-40;
Psal. 27:12 Përdoren dëshmitarë Mat. 26:59-61;
të rremë Mar. 14:56-59
Psal. 22:16 E vënë në shtyllë Mat. 27:35;
Psal. 22:18 Hedhin short për rrobat Mat. 27:35;
Isa. 53:12 Llogaritet me mëkatarët Mat. 26:55, 56;
Psal. 22:7, 8 E shajnë ndërsa është Mat. 27:39-43;
në shtyllë Mar. 15:29-32
Psal. 69:21 I japin uthull dhe vrer Mat. 27:34, 48;
Psal. 22:1 Perëndia e braktis Mat. 27:46;
në duart e armiqve Mar. 15:34
Psal. 34:20; Nuk i thyhet asnjë kockë Gjoni 19:33, 36
Isa. 53:5, 8, Vdes në një vdekje Mat. 20:28;
Isa 53:11, 12 flijuese që të marrë mbi Gjoni 1:29;
vete mëkatet dhe Rom. 3:24; 4:25;
që të hapë udhë 1 Kor. 15:3;
për një qëndrim të Hebr. 9:12-15;
drejtë para Perëndisë 1 Pjet. 2:24;
Isa. 53:9 E varrosin me të Mat. 27:57-60;
pasurin Gjoni 19:38-42
Jon. 1:17; 2:10 Në varr për tri ditë Mat. 12:39, 40;
(pjesërisht), më pas Mt 16:21;
Psal. 16:8-11, Ringjallet para Vep. 2:25-31;
shën. angl. se të kalbet Ve 13:34-37
Psal. 2:7 Jehovai shpall që Mat. 3:16, 17;
është Biri i Tij me Mar. 1:9-11;
anë të lindjes nga Luka 3:21, 22;
fryma dhe duke e Vep. 13:33;
ringjallur Rom. 1:4;
Pyetje për tabelën «Profeci të rëndësishme për Jezuin dhe përmbushja e tyre»:
(a) Cilat profeci për lindjen e Jezuit tregojnë se ai ishte i denjë të ishte Mesia?
(b) Cilat profeci u përmbushën në fillim të shërbimit të Jezuit? (c) Si i përmbushi Jezui profecitë me mënyrën se si e kryente shërbimin?
(ç) Cilat profeci u përmbushën gjatë ditëve të fundit para se Jezuin ta gjykonin?
(d) Si u përmbushën profecitë në kohën e gjykimit të tij?
(dh) Cilat profeci përshkruanin vënien në shtyllë, vdekjen dhe ringjalljen e tij?
[Tabela në faqet 344-346]
(11) SHEMBUJ TË PROFECIVE TË TJERA BIBLIKE QË U PËRMBUSHËN
Profecia Ngjarja Përmbushja
Zan. 15:13, 14; Izraeli do të dalë nga Dal. 12:35, 36;
Dal. 3:21, 22 Egjipti me shumë zotërime Psal. 105:37
kur Perëndia të gjykojë
kombin skllavërues
Zan. 17:20; Ismaeli do të lindë Zan. 25:13-16;
Zan. 21:13, 18 12 prijës dhe do të bëhet 1 Kron. 1:29-31
një komb i madh
Zan. 25:23; Edomitët do të banojnë Zan. 36:8;
Zan. 27:39, 40 larg tokës pjellore, Ligj. 2:4, 5;
do t’u shërbejnë 2 Sam. 8:14;
izraelitëve dhe disa 2 Mbret. 8:20;
herë do të rebelohen 1 Kron. 18:13;
Zan. 48:19, 22 Efraimi do të bëhet më Num. 1:33-35;
i madh se Manaseu dhe Ligj. 33:17;
çdo fis do të ketë një Jos. 16:4-9;
trashëgimi Js 17:1-4
Zan. 49:7 Simeoni dhe Levi do të Jos. 19:1-9;
shpërndahen tek Izraeli Js 21:41, 42
Zan. 49:10 Ai që do të sundojë si 2 Sam. 2:4;
mbret do të vijë nga Juda 1 Kron. 5:2;
Ligj. 17:14 Izraeli do të kërkojë 1 Sam. 8:4, 5, 19, 20
monarkinë
Ligj. 28:52, Izraeli do të ndëshkohet U përmbush për
Lp 28: 53, për jobesnikëri; Samarinë në vitin
Lp 28:64-66, qytetet do të rrethohen, 740 p.e.s.
Lp 28: 68 do të dërgohen në (2 Mbret. 17:5-23),
skllavëri për Jerusalemin në
vitin 607 p.e.s.
dhe përsëri për
Jerusalemin në
vitin 70 të e.s.
Jos. 6:26 Ndëshkim për rindërtimin 1 Mbret. 16:34
e Jerikosë
1 Sam. 2:31, 34; Mallkohet pasardhja 1 Sam. 4:11, 17, 18;
1 Sa 3:12-14 e Elit 1 Mbret. 2:26, 27, 35
1 Mbret. 9:7, 8; Tempulli do të 2 Mbret. 25:9;
2 Kron. 7:20, 21 shkatërrohet nëse Izraeli 2 Kron. 36:19;
bëhet apostat Jer. 52:13;
1 Mbret. 13:1-3 Altari i Jeroboamit 2 Mbret. 23:16-18
do të ndotet
1 Mbret. 14:15 Rënia e mbretërisë 2 Mbret. 17:6-23;
dhjetëfisëshe të Izraelit 2 Mb 18:11, 12
Isa. 13:17-22; Shkatërrimi i Babilonisë; Dan. 5:22-31;
Isa 45:1, 2; portat e Babilonisë do e vërteton historia
Jer. 50:35-46; të lihen hapur; shekullare. Kiri
Jer 51:37-43 do ta pushtojnë medët pushtoi Babiloninë
dhe persët e udhëhequr kur portat ishin
nga Kiri lënë të hapurad
Isa. 23:1, 8, Qyteti i Tirit do Sipas historisë
Isa 13, 14; të shkatërrohet nga shekullare pjesa
Ezek. 26:4, 7-12 kaldeasit e udhëhequr kontinentale e
nga Nabukodonosori qytetit u shkatërrua
dhe pjesa ishullore
iu nënshtrua
Nabukodonosorit
pas një rrethimi
13-vjeçare
Isa. 44:26-28 Rindërtimi i Jerusalemit 2 Kron. 36:22, 23;
dhe i tempullit nga të Ezd. 1:1-4
mërguarit judenj të kthyer;
roli i Kirit në të
Jer. 25:11; Pas shkretimit 70-vjeçar Dan. 9:1, 2;
Jer 29:10 do të rivendosej një Zak. 7:5;
mbetje 2 Kron. 36:21-23
Jer. 48:15-24; Moabi do të mbetet i Tani Moabi është
Ezek. 25:8-11; shkretë zhdukur si kombf
Jer. 49:2; Qytetet amonite do të Tani Amoni është
Ezek. 25:1-7; bëhen pirgje gërmadhash zhdukur si kombg
Jer. 49:17, 18; Edomi do të shfaroset Edomi u zhduk si
Ezek. 25:12-14; sikur të mos kishte komb pas shkatërrimit
Dan. 2:31-40 Përshkruhen katër Historia shekullare
Dan. 7:2-7 mbretëri: Babilonia, vërteton përmbushjen
Persia, Greqia dhe për ngritjen dhe
Roma. Parathuhen rënien e këtyre
shumë hollësi fuqivei
profetike
Dan. 8:1-8, Pas mbretërisë së Aleksandri i Madh
Dan. 8:20-22; Persisë, do të pushtoi mbretërinë
Dan. 11:1-19 sundonte një i perse. Pas vdekjes
fuqishëm, Greqia. së tij e morën
Ajo mbretëri do të pushtetin
ndahej në katër pjesë katër gjeneralë.
dhe nga to do të Së fundi u zhvilluan
dilnin dy fuqi, dinastitë e
mbreti i veriut Seleukajve dhe të
dhe mbreti i jugut Ptolemenjve dhe ato
qenë vazhdimisht në
luftë me
njëra-tjetrënj
Dan. 11:20-24 Një sundimtar do të Dekreti për
dekretojë regjistrimin regjistrimin doli në
e popullsisë. Në ditët Palestinë gjatë
e pasardhësit të tij, mbretërimit të
«Udhëheqësi i Cezar Augustit;
besëlidhjes» do të Jezuin e vranë
thyhej gjatë mbretërimit
të pasardhësit të
tij, Tiberit Cezark
Sof. 2:13-15; Ninevia do të U bë një pirg
Nau. 3:1-7 shkretohet me plehral
Mat. 24:2, Jerusalemi do të U përmbush nga romakët
Mt 24:16-18; rrethohet me një në vitin 70 të e.s.b
Luka 19:41-44 fortifikatë me hunj
dhe do të shkatërrohet
Mat. 24:7-14; Parathuhet një kohë Që nga lufta e parë
Mar. 13:8; plot telashe para botërore në vitin
Luka 21:10, 11; shkatërrimit të plotë 1914, në tokë ka
2 Tim. 3:1-5 të këtij sistemi; pasur një kohë të
do të kishte luftëra, paparë plot telashe.
mungesë ushqimi, Tani predikimi për
tërmete, murtaja, Mbretërinë po kryhet
paligjshmëri, do në më tepër se
t’u predikohej lajmi 230 vende
i mirë për Mbretërinë
të gjitha kombeve
[Shënimet]
d Herodotus I, 191, 192; Të fitojmë gjykim të thellë nga Shkrimet, vëll. 1, faqja 567, anglisht.
e Cyclopedia, nga autorët Meklintok dhe Strong, ribotim i vitit 1981, vëll. X, faqja 617; Të fitojmë gjykim të thellë nga Shkrimet, vëll. 2, faqet 531, 1136, anglisht.
f Të fitojmë gjykim të thellë nga Shkrimet, vëll. 2, faqet 421, 422, anglisht.
g Të fitojmë gjykim të thellë nga Shkrimet, vëll. 1, faqja 95, anglisht.
h Të fitojmë gjykim të thellë nga Shkrimet, vëll. 1, faqet 681, 682, anglisht.
j «Kushtoju vëmendje profecive të Danielit!», faqet 53, 54, 134, 135, 211-247; Të fitojmë gjykim të thellë nga Shkrimet, vëll. 1, faqet 70, 71, anglisht.
k «Kushtoju vëmendje profecive të Danielit!», faqet 232-238; Të fitojmë gjykim të thellë nga Shkrimet, vëll. 1, faqja 220, anglisht.
l Shih faqen 159, paragrafët 5, 6.
a Cyclopedia, nga autorët Meklintok dhe Strong, ribotim i vitit 1981, vëll. X, faqet 618, 619.
b Shih faqen 188, paragrafi 9.
(a) Cilat ngjarje të parathëna ndodhën pasi kombi i Izraelit erdhi në vendin e Kanaanit?
(b) Cilat profeci gjykimi kundër Izraelit dhe Judës u përmbushën dhe kur?
(c) Çfarë u paratha për një rivendosje? A u përmbush kjo?
(ç) Cilat kombe janë përmendur dhe kundër të cilave u thanë mesazhe gjykimi specifike dhe si u përmbushën këto gjykime profetike?
(d) Cilat janë disa ngjarje kryesore historike që paratha Danieli dhe më pas Jezui?
(12) DISA CITIME DHE ZBATIME TË SHKRIMEVE HEBRAIKE NGA SHKRIMTARËT E SHKRIMEVE GREKE
(SHËNIM: Kjo listë nuk përmban referimet që janë renditur në tabelën «Profeci të rëndësishme për Jezuin», që gjendet në faqet paraprirëse.)
Citimi Përmbajtja Zbatimi
Zan. 1:3 Perëndia urdhëron 2 Kor. 4:6
të ndriçojë drita
Zan. 1:26, 27 Njeriu, mashkulli dhe Jak. 3:9;
femra, u bë sipas Mar. 10:6
shëmbëlltyrës së
Perëndisë
Zan. 2:7 Adami u bë një 1 Kor. 15:45
shpirt i gjallë
Zan. 2:24 Burri do të lërë Mat. 19:5;
prindërit dhe Mar. 10:7, 8;
do të lidhet 1 Kor. 6:16;
ngushtë me gruan Efes. 5:31
e vet; të dy bëhen
një mish i vetëm
Zan. 18:10, 14 Sarës i premtohet një Rom. 9:9
djalë
Zan. 18:12 Sara e quan Abrahamin 1 Pjet. 3:6
«zotëri»
Dal. 3:6 Perëndia nuk është Mat. 22:32;
Perëndi i të vdekurve, Mar. 12:26;
por i të gjallëve Luka 20:37
Dal. 13:2,12 Të parëlindurit i Luka 2:23
kushtohen Jehovait
Dal. 19:12, 13 Tmerri nga Jehovai Hebr. 12:18-20
në malin Sinai
Dal. 20:12-17 Urdhërimi i pestë, Mat. 5:21, 27; 15:4;
i gjashtë, i shtatë, Mt 19:18, 19;
i tetë, i nëntë dhe Mar. 10:19;
i dhjetë Luka 18:20;
Dal. 21:17 Ndëshkim për shkeljen Mat. 15:4;
e urdhërimit të pestë Mar. 7:10
Dal. 21:24 Sy për sy e dhëmb për Mat. 5:38
dhëmb
Dal. 32:6 Izraelitët ngrihen të 1 Kor. 10:7
festojnë e të dëfrehen
Dal. 33:19 Perëndia i tregon Rom. 9:15
mëshirë atij që i pëlqen
Lev. 19:18 Duaje të afërmin tënd Mat. 19:19; 22:39;
si veten Mar. 12:31;
Lev. 26:12 Jehovai ishte Perëndia 2 Kor. 6:16
i Izraelit
Num. 16:5 Jehova i njeh ata që 2 Tim. 2:19
i përkasin
Ligj. 6:13 «Jehovain, Perëndinë Mat. 4:10;
tënd, adhuro» Luka 4:8
Ligj. 18:15-19 Perëndia do të japë Vep. 3:22, 23
një profet si Moisiu
Ligj. 19:15 Çdo çështje duhet të Gjoni 8:17;
vendoset me dëshminë e 2 Kor. 13:1
dy a tre dëshmitarëve
Ligj. 23:21 «Mbaji zotimet që ke Mat. 5:33
marrë para Jehovait»
Ligj. 24:1 Norma e Ligjit të Moisiut Mat. 5:31
për divorcin
Ligj. 25:4 «Mos i vër gojëz demit 1 Kor. 9:9;
kur shin» 1 Tim. 5:18
Ligj. 29:4 Lajmin e mirë nuk e Rom. 11:8
dëgjuan shumë judenj
Ligj. 32:17, 21 Perëndia i bëri xhelozë Rom. 10:19;
hebrenjtë duke ftuar 1 Kor. 10:20-22
johebrenjtë Izraelitët
e bënë Jehovain xheloz
nëpërmjet idhujtarisë
Ligj. 32:35, 36 Hakmarrja i përket Hebr. 10:30
Jehovait
Ligj. 32:43 «Gëzoni, ju kombe, me Rom. 15:10
popullin e tij»
1 Sam. 13:14; Davidi, një njeri siç Vep. 13:22
1 Sa 16:1 ia donte zemra Perëndisë
1 Sam. 21:6 Davidi dhe njerëzit e Mat. 12:3, 4;
tij hanë bukët e Mar. 2:25, 26;
paraqitjes Luka 6:3, 4
Jobi 41:11 «Kush i ka dhënë Rom. 11:35
[Perëndisë] i pari?»
Psal. 8:2 Perëndia merr lavdi Mat. 21:16
«nga goja e fëmijëve»
Psal. 8:4-6 ‘Ç’është njeriu që ta Hebr. 2:6, 7;
mbash në mendje?’ Çdo 1 Kor. 15:27
gjë Perëndia e vuri
nën këmbët e Krishtit
Psal. 10:7 «Goja e tyre është Rom. 3:14
plot mallkime»
Psal. 14:1-3 «S’ka asnjë njeri të Rom. 3:10-12
drejtë»
Psal. 18:49 Njerëz nga kombet do të Rom. 15:9
përlëvdojnë Perëndinë
Psal. 19:4, Kemi mundësi ta dëgjojmë Rom. 10:18
shën. angl. të vërtetën për
ekzistencën e Perëndisë,
pasi e dëshmon gjithë
krijimi
Psal. 22:22 «Do t’ua shpall emrin Hebr. 2:12
tënd vëllezërve të mi»
Psal. 24:1 Toka i përket Jehovait 1 Kor. 10:26
Psal. 34:12-16 «Sytë e Jehovait janë 1 Pjet. 3:10-12
mbi të drejtët»
Psal. 40:6-8 Perëndia nuk i miratonte Hebr. 10:6-10
më flijimet e bëra nën
Ligj; blatimi i vetëm i
trupit të Jezuit, sipas
vullnetit të Perëndisë,
sjell shenjtërimin
Psal. 44:22 «Jemi quajtur dele për Rom. 8:36
therje»
Psal. 51:4 Perëndia shfajësohet nga Rom. 3:4
fjalët dhe gjykimet e tij
Psal. 68:18 Kur Krishti u ngjit lart, Efes. 4:8
dha dhurata në njerëz
Psal. 69:22, 23 Tryeza e izraelitëve Rom. 11:9, 10
bëhet një grackë
Psal. 78:24 Buka nga qielli Gjoni 6:31-33
Psal. 82:6 «Ju jeni perëndi» Gjoni 10:34
Psal. 104:4 «I bën engjëjt e tu Hebr. 1:7
furtunë»
Psal. 110:1 Zotëria do të ulej në Mat. 22:43-45;
të djathtë të Jehovait Mar. 12:36, 37;
Psal. 116:10 «Tregova besim, prandaj 2 Kor. 4:13
fola»
Psal. 117:1 «Lëvdoni Jehovain, të Rom. 15:11
gjitha ju kombe!»
Psal. 140:3 «Helm nepërkash kanë nën Rom. 3:13
buzë»
Prov. 26:11 «Qeni u kthye tek e 2 Pjet. 2:22
vjella e tij»
Isa. 6:9, 10 Izraelitët nuk i kushtuan Mat. 13:13-15;
vëmendje lajmit të mirë Mar. 4:12;
Isa. 8:17, 18 «Ja, unë dhe fëmijët e Hebr. 2:13
vegjël që më dha Jehovai»
Isa. 10:22, 23 Vetëm një mbetje e Izraelit Rom. 9:27, 28
do të shpëtojë
Isa. 22:13 «Le të hamë e të pimë, 1 Kor. 15:32
se nesër do të vdesim»
Isa. 25:8 «Vdekja u përpi 1 Kor. 15:54
përgjithmonë»
Isa. 28:16 Ata që tregojnë besim te 1 Pjet. 2:6;
Krishti, themeli i Sionit, Rom. 10:11
nuk do të zhgënjehen
Isa. 29:13 Përshkruhet hipokrizia Mat. 15:7-9;
e skribëve dhe e farisenjve Mar. 7:6-8
Isa. 29:14 Perëndia do t’i japë fund 1 Kor. 1:19
mençurisë së të mençurve
Isa. 40:6-8 Fjala e Jehovait qëndron 1 Pjet. 1:24, 25
përgjithmonë
Isa. 40:13 ‘Kush është bërë këshilltar Rom. 11:34
i Jehovait?’
Isa. 42:6; 49:6 «Të kam caktuar si dritë Vep. 13:47
të kombeve»
Isa. 45:23 Çdo gju do të përkulet Rom. 14:11
para Jehovait
Isa. 52:11 «Dilni nga mesi i tyre 2 Kor. 6:17
dhe ndahuni»
Isa. 52:15 Lajmi i mirë iu shpall Rom. 15:21
johebrenjve
Isa. 54:13 «Të gjithë do të mësohen Gjoni 6:45
nga Jehovai.»
Isa. 56:7 Shtëpia e Jehovait do të Mat. 21:13;
jetë shtëpi lutjeje për Mar. 11:17;
të gjitha kombet Luka 19:46
Isa. 59:7, 8 Përshkruhet ligësia e Rom. 3:15-17
njerëzve
Isa. 65:1, 2 Jehovai iu shfaq kombeve Rom. 10:20, 21
johebreje
Jer. 5:21 Kanë sy dhe nuk shohin Mar. 8:18
Jer. 9:24 «Ai që mburret, le të 1 Kor. 1:31;
mburret në Jehovain» 2 Kor. 10:17
Jer. 31:31-34 Perëndia do të bëjë një Hebr. 8:8-12
besëlidhje të re ; Hebr. 10:16, 17
Dan. 9:27; ‘Gjëja e neveritshme që Mat. 24:15
Dan. 11:31 shkakton shkretim’
Hoz. 1:10; 2:23 Edhe johebrenjtë do të Rom. 9:24-26
bëhen populli i Perëndisë
Hoz. 6:6 «Unë dua mëshirë, dhe jo Mat. 9:13; 12:7
flijim»
Hoz. 13:14 «Ku është thumbi yt, o 1 Kor. 15:54, 55
vdekje?»
Joe. 2:28-32 «Kushdo që thërret emrin Vep. 2:17-21;
e Jehovait, do të shpëtojë» Rom. 10:13
Amo. 9:11, 12 Perëndia do ta rindërtojë Vep. 15:16-18
kasollen e Davidit
Hab. 1:5 «Shihni, ju o përbuzës, Vep. 13:40, 41
çudituni»
Hab. 2:4 «I drejti im do të jetojë Hebr. 10:38;
falë besimit» Rom. 1:17
Hag. 2:6 Qiejt dhe toka do të Hebr. 12:26, 27
lëkunden
Mal. 1:2, 3 Jehovai e deshi Jakobin, Rom. 9:13
por e urreu Esaun
Pyetje për tabelën «Disa citime dhe zbatime të Shkrimeve Hebraike nga shkrimtarët e Shkrimeve Greke»:
(a) Si e mbështetin tregimin për krijimin referimet për Zanafillën që gjenden në Shkrimet Greke?
(b) Cilat janë zbatimet për referimet te Zanafilla në lidhje me Abrahamin dhe farën e tij?
(c) Cilat citime janë bërë nga libri i Daljes në lidhje me Dhjetë Urdhërimet dhe aspekte të tjera të Ligjit?
(ç) Ku e gjejmë për herë të parë shpalljen e dy urdhërimeve të mëdha, të duam Jehovain me gjithë zemrën e shpirtin dhe të duam të afërmin si veten?
(d) Përmend disa nga parimet kryesore nga Pentateuku që citohen te Shkrimet Greke. Si zbatohen ato?
(dh) Cilat vargje te Psalmet, të cilat citohen në Shkrimet Greke, madhërojnë Jehovain (1) si Krijuesi dhe Zotëria i tokës? (2) si Ai që interesohet për të drejtët dhe kujdeset për ta?
(e) Si i zbatojnë Shkrimet e Krishtere Greke vargjet nga Isaia dhe profetët e tjerë për (1) predikimin e lajmit të mirë? (2) refuzimin e lajmit të mirë nga disa? (3) njerëzit nga kombet që do të bëheshin besimtarë, përveç një mbetjeje të Izraelit? (4) dobitë që vijnë duke treguar besim te lajmi i mirë?