BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w15 1/10 f. 9
  • A e dini?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A e dini?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Material i ngjashëm
  • Herodi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Herodi i Madh​—Mjeshtër i ndërtimit
    Zgjohuni!—2009
  • «Në ditët e mbretit Herod»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Malta
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
w15 1/10 f. 9

A E DINI?

Çfarë sfidash hasi Herodi gjatë rindërtimit të tempullit në Jerusalem?

Tempullin fillestar Solomoni e ngriti mbi një kodër dhe ndërtoi mure mbajtëse në faqet lindore e perëndimore të kodrës që të krijonte tarraca të përshkallëzuara përreth ndërtesës së shenjtë. Herodi donte një tempull më madhështor se ai i Solomonit, ndaj filloi ta rimodelonte e ta zgjeronte tempullin ekzistues.

Paraqitje artistike e tempullit dhe e murit rrethues

Inxhinierët e Herodit shtuan zonën e sheshtë në veri të tempullit që të zgjeronin tarracat. Kurse pjesa jugore u shtua 32 metra. Për këtë u ndërtuan një sërë harqesh guri nën strukturë dhe një mur mbajtës i trashë. Në disa vende ky mur arrinte deri në 50 metra lartësi.

Herodi u përpoq të mos ua lëndonte judenjve ndjenjat që kishin për tempullin dhe të mos pengonte shërbimet e flijimet që bëheshin atje. Historiani jude Jozef thotë se Herodi madje stërviti priftërinj judenj si gurpunues e zdrukthëtarë që në pjesët e shenjta të mos hynte asnjë punëtor i paautorizuar.

Herodi nuk arriti ta përfundonte projektin, pasi vdiq pak vjet pas lindjes së Jezuit. Në vitin 30 të e.s. tempulli kishte 46 vjet që rindërtohej. (Gjoni 2:20) Punën e përfundoi stërnipi i Herodit, Agripa II, aty nga mesi i shekullit të parë të e.s.

Pse menduan banorët e Maltës se apostulli Pavël ishte vrasës?

Perëndesha e drejtësisë duke goditur perëndeshën e padrejtësisë

Perëndesha e drejtësisë (majtas) duke goditur perëndeshën e padrejtësisë

Disa nga banorët e Maltës mund të jenë ndikuar nga bindjet fetare greke. Le të shohim nga libri i Veprave ç’ndodhi në Maltë, ku u shkallmua anija me të cilën udhëtonte Pavli. Kur apostulli hodhi një krah shkarpa në zjarrin e ndezur për të ngrohur bashkudhëtarët e tij, një nepërkë iu kap pas dorës. Sakaq banorët e ishullit thanë: «Ky njeri me siguri është vrasës. Megjithëse i shpëtoi rrezikut të detit, drejtësia shpaguese nuk e la të jetonte.»​—Veprat 28:4.

Termi grek që përdoret këtu për fjalën «drejtësi» është «dike». Kjo fjalë nënkupton drejtësinë si koncept. Por, sipas mitologjisë greke, Dikea ishte emri i perëndeshës së drejtësisë. Mendohej se ajo mbikëqyrte çështjet njerëzore dhe i raportonte Zeusit padrejtësitë e fshehura, që fajtorët të ndëshkoheshin. Prandaj, sipas një burimi, banorët e Maltës mund të kenë menduar: «Ndonëse Pavli mbijetoi në det, ai është një njeri i shënuar që tani po ndëshkohet nga perëndesha Dikea . . . me anë të nepërkës.» Por ndryshuan mendje kur panë se Pavli nuk pësoi gjë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo