BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 5/01 f. 20-21
  • A ishte Jehovai Perëndia fisnor i judenjve?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A ishte Jehovai Perëndia fisnor i judenjve?
  • Zgjohuni!—2001
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Jehovai—Perëndia i të gjithë njerëzve
  • Izraeli hidhet poshtë
  • Kujdeset për të gjithë, i bekon të gjithë
  • Të nderojmë emrin e madh të Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Ata lindnin si pjesëtarë të kombit të zgjedhur të Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
  • Dëshmitarë kundër perëndive të rreme
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Jehovai
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Zgjohuni!—2001
g 5/01 f. 20-21

Pikëpamja e Biblës

A ishte Jehovai Perëndia fisnor i judenjve?

NË SHUMË vende sot, emri Jehova lidhet ngushtë me organizatën e kohëve tona, Dëshmitarët e Jehovait. Megjithatë, ky emër shfaqet edhe në disa përkthime të Biblës që i përdorin fe të tjera e jo Dëshmitarët e Jehovait. Në të vërtetë, emri Jehova, i paraqitur nga tetragrami, është përdorur për mijëra vjet.

Jehovai disa herë është quajtur «Perëndia i Izraelit». (1 Kronikave 17:24) Kjo shprehje i ka bërë të mendojnë disa njerëz se ai ishte veçse një perëndi fisnor i atij vendi, të cilin hebrenjtë ose e kishin huazuar nga ndonjë kulturë tjetër, ose e kishin shpikur vetë. «[Jehovai] i pati fillimet si një hyjni fisnore mjaft agresive e izraelitëve,—thotë Karen Armstrong, shkrimtare e librit A History of God.—Më pas, profetët e Izraelit . . . , aty rreth shekujve të shtatë dhe të gjashtë p.e.s., e bënë këtë Perëndi fisnor një simbol të qenies supreme të papërshkrueshme.»

Një sërë historianësh të fesë janë orvatur ta gjejnë zanafillën e emrit Jehova në burime kananite ose egjiptiane. Të tjerë thonë se ai «është një emër i vjetër fisnor» dhe nuk ka të bëjë me Perëndinë që përshkruhet në «Dhiatën e Re». A është e vërtetë kjo? Çfarë zbulon një lexim i kujdesshëm i Biblës?

Jehovai—Perëndia i të gjithë njerëzve

Bibla e pranon lidhjen e ngushtë mes Jehovait dhe kombit izraelit. Por kjo nuk është aspak një arsye për ta parë Jehovain thjesht si një perëndi fisnor. Apostulli i krishterë Pavël pyeti: «Mos vallë ai është vetëm Perëndia i judenjve? A s’është edhe i njerëzve të kombeve?» Cila ishte përgjigjja e qartë e Pavlit? «Po, edhe i njerëzve të kombeve.» (Romakëve 3:29) Për cilin Perëndi po fliste Pavli? Në po këtë letër drejtuar romakëve, emri Jehova shfaqet 19 herë. Duke cituar profetin e lashtë hebre Joel, apostulli vërejti se jo vetëm judenjtë, por «kushdo që e thërret emrin e Jehovait, do të shpëtojë».—Romakëve 10:13; Joeli 2:32.

Izraelitët nuk e zgjodhën Jehovain si Perëndinë e tyre; përkundrazi, Jehovai i zgjodhi ata për të përmbushur qëllimin e tij, domethënë, që të përgatiste udhën për Mesinë. Për më tepër, shorti i një perëndie fisnor lidhet ngushtë me shortin e popullit të cilit i përket. Nëse ai fis mposhtet, edhe perëndia i tij pëson disfatë. Nuk ka ndodhur kështu me Jehovain.

Besëlidhja e Jehovait me Abrahamin, e cila hyri në veprim shekuj përpara epokës së krishterë, premtonte bekime për njerëz të të gjitha kombeve, duke treguar kështu interesimin e Perëndisë për gjithë njerëzimin. (Zanafilla 12:1-3; Veprat 10:34, 35; 11:18) Mbreti izraelit Davidi tregoi se Jehovai nuk ishte pronar vetëm i tokës së Izraelit: «Zotit [Jehovait, BR] i përket toka dhe të gjitha gjërat që janë mbi të, bota dhe banorët e saj.»—Psalmi 24:1.

Më vonë, kur i dedikoi një tempull Jehovait për adhurimin e Tij, biri i Davidit, Solomoni, tregoi që kishte një mënyrë se si njerëzit e përulur nga çdo komb mund t’i afroheshin Jehovait. Në lutjen e dedikimit, Solomoni tha: «Edhe i huaji, që nuk i përket popullit tënd të Izraelit, kur të vijë nga një vend i largët . . . [dhe] të të lutet duke t’u drejtuar nga ky tempull, ti dëgjo nga qielli, nga vendbanimi yt, dhe jepi të huajit tërë ato që kërkon, me qëllim që tërë popujt e dheut të njohin emrin tënd dhe kështu të kenë frikë prej teje, ashtu siç bën populli yt i Izraelit.»—1 Mbretërve 8:41-43.

Izraeli hidhet poshtë

Për marrëdhënien e Izraelit me Jehovain, profesori K. J. Labuskahni shkruante: «Gjatë gjithë historisë së tij, Izraeli provoi në mënyrë të përsëritur se Perëndia ‘kombëtar’ mund të vepronte në një mënyrë krejt jokombëtare, madje edhe antikombëtare.» Në shekullin e parë, kur Izraeli hodhi poshtë Mesinë, Jehovai e hodhi poshtë atë komb.

Megjithatë, emri i Jehovait duhet të vazhdonte të përdorej mes të krishterëve. Teksa kongregacioni i krishterë rritej, në të u përfshinë njerëz të të gjitha kombeve. Duke kryesuar një mbledhje të krishterë në Jerusalem, dishepulli jude Jakovi tha se Perëndia e kishte ‘kthyer vëmendjen e tij drejt kombeve [jojudaike], për të nxjerrë prej tyre një popull për emrin e tij’. Si provë se kjo gjë ishte parathënë, Jakovi citoi pastaj një profeci të librit të Amosit, në të cilën shfaqet emri i Jehovait.—Veprat 15:2, 12-18; Amosi 9:11, 12.

Kujdeset për të gjithë, i bekon të gjithë

Duke vërtetuar më tej karakterin universal të Hyjnisë së Jehovait, Pavli shkroi: «Nuk ka asnjë dallim mes judeut dhe grekut, pasi është i njëjti Zotëri mbi të gjithë, i cili është i pasur ndaj të gjithë atyre që e thërrasin.» (Romakëve 10:12) Po, tërë njerëzimi i bindur mund të marrë bekimet e Jehovait.

Të gjithë fëmijëve të tij njerëzorë besnikë e të bindur, pavarësisht nga kombësia a raca e tyre, Jehovai u premton një të ardhme të lavdishme. Në Fjalën e Tij, njerëz të tillë përshkruhen si «gjërat e dëshirueshme të të gjitha kombeve». (Hageu 2:7, BR) Këta njerëz arrijnë ta njohin dhe ta duan Jehovain. Në librin e fundit të Biblës, për ta thuhet: «Të gjitha kombet do të vijnë e do të adhurojnë para teje [Jehova], sepse dekretet e tua të drejta u shfaqën.»—Zbulesa 15:4.

[Figura në faqen 20]

Moisiu duke mbajtur Dhjetë Urdhërimet

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo