-
Ec sipas frymës që të kesh jetë e paqeKulla e Rojës—2011 | 15 Nëntor
-
-
Si rrjedhim, të krishterët e mirosur konsiderohen të drejtë në bazë të besimit te flijimi shpërblyes i Jezuit. Ata nxiten që ‘të mos ecin sipas mishit, por sipas frymës’. (Lexo Romakëve 8:3, 4.) Në fakt, ata duhet ta bëjnë këtë me besnikëri deri në fund të udhës së tyre tokësore, me qëllim që t’u jepet ‘kurora e jetës’.—Zbul. 2:10.
-
-
Ec sipas frymës që të kesh jetë e paqeKulla e Rojës—2011 | 15 Nëntor
-
-
Mishi ynë mëkatar vazhdimisht na nxit të bëjmë gjëra që nuk i pëlqejnë Perëndisë, të cilat të çojnë vetëm drejt vdekjes. Në Letrën drejtuar Galatasve, Pavli i quajti këto veprime dhe tipare «veprat e mishit». Pastaj shtoi: «Ata që praktikojnë gjëra të tilla, nuk do ta trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.» (Gal. 5:19-21) Njerëz të tillë janë njësoj si ata që ecin sipas mishit. (Rom. 8:4) ‘Parimi i tyre i brendshëm i veprimit’ dhe ‘standardi i tyre për jetën’ janë tërësisht mishorë. Por, a ecin sipas mishit vetëm ata që kryejnë kurvëri, që merren me idhujtari dhe spiritizëm ose që përfshihen në mëkate të tjera të rënda? Jo, pasi veprat e mishit përfshijnë edhe ato që disa mund t’i konsiderojnë thjesht të meta të personalitetit të tilla, si xhelozia, shpërthimet e zemërimit, grindjet dhe zilitë. Kush mund të thotë se është çliruar plotësisht dhe nuk ecën më sipas mishit?
-
-
Ec sipas frymës që të kesh jetë e paqeKulla e Rojës—2011 | 15 Nëntor
-
-
Megjithëse duke treguar besim te shpërblesa mund të lirohemi nga ligji i mëkatit dhe i vdekjes, prapëseprapë jemi të papërsosur dhe mëkatarë. Që të gëzojmë një shëndet të mirë frymor dhe të kemi miratimin e bekimin e Perëndisë, kërkohet më shumë. Nëse duam që të shërohemi nga sëmundja e papërsosmërisë, Pavli na thotë se duhet të ecim sipas frymës.
Si të ecësh sipas frymës?
13. Ç’do të thotë të ecësh sipas frymës?
13 Kur ecim, lëvizim hap pas hapi drejt një destinacioni ose synimi të caktuar. Kështu, që të ecim sipas frymës, kërkohet përparim frymor i qëndrueshëm—jo përsosmëri frymore. (1 Tim. 4:15) Ditë për ditë dhe sa më shumë të kemi mundësi, duhet të përpiqemi të ecim, ose të jetojmë, në përputhje me drejtimin e frymës. Po ‘të ecim sipas frymës’, do të kemi miratimin e Perëndisë.—Gal. 5:16.
-