BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w94 15/2 f. 31
  • Pyetje nga lexuesit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pyetje nga lexuesit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Material i ngjashëm
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Të drejtuar nga fryma e Perëndisë në shekullin e parë dhe sot
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • A vijnë nga Perëndia të gjitha shërimet e mrekullueshme?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Fryma e shenjtë
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
w94 15/2 f. 31

Pyetje nga lexuesit

A do të thotë shprehja që gjendet në 1. Korintasve 14:37 «zotëron dhuratat e frymës» se një person ka frymën e shenjtë në kuptimin se është i mirosur apo do të thotë se ai ka një dhuratë të mrekullueshme nga fryma?

Në Përkthimi Bota e Re i Shkrimeve të Shenjta ky varg lexohet: «Nëse ndonjë mendon se është profet apo se zotëron dhuratat e frymës, të njohë gjërat që po ju shkruaj, sepse janë urdhrat e Zotërisë.»​—1. Korintasve 14:37.

Një lexues mund të mendojë se fraza «zotëron dhuratat e frymës» i referohet faktit që të krishterët e shekullit të parë lindën nga fryma dhe u bënë bij frymorë të Perëndisë. Ose mund të mendojë se fraza i referohet dikujt që ka marrë një dhuratë të veçantë nga fryma e shenjtë. Siç mund të kuptojmë nga konteksti, kuptimi i fundit është më i përshtatshëm.

Në këtë rast, apostulli Pavël përdori termin grek pneu·mati·kos’, kuptimi themelor i të cilit është «relativ me frymën, frymor». I njëjti term është përdorur në përshkrimet «trup frymor», «bekim frymor», «kuptim frymor» dhe «shtëpi frymore».​—1. Korintasve 15:44; Efesianëve 1:3; Kolosianëve 1:9; 1. Pjetrit 2:5.

Në këto raste, Bibla përcakton objektin (trup, bekim, kuptim, shtëpi) që përshkruan termi «frymor». Por në raste të tjera kuptimi dhe përkthimi i përshtatshëm i termit «frymor» duhet të përcaktohet nga konteksti. Për shembull, në 1. Korintasve 2:14, 15 është vënë në kontrast qëndrimi i njeriut fizik me njeriun ho pneu·ma·ti·kos’, i cili llogjikisht do të thotë «njeri frymor».

Në letrën e parë të Korintasve, kapitujt 12 deri 14, vëmendja përqendrohet në dhuratat e mrekullueshme të frymës së shenjtë. Perëndia ua dha ato disa të krishterëve të hershëm për të treguar se nuk përdorte më Izraelin natyror, por tani po bekonte të krishterët «Izraeli i Perëndisë». (Galatasve 6:16) Në lidhje me këto dhurata Pavli shkroi: «Tani ka shumëllojshmëri dhuratash, por është e njëjta frymë.» (1. Korintasve 12:4, BR) Ndërmjet këtyre dhuratave të jashtëzakonshme ishin besimi, dituria dhe mençuria e jashtëzakonshme si dhe aftësia për të profetizuar, për të folur në gjuhë të ndryshme dhe për t’i shpjeguar ato.​—1. Korintasve 12:8-11.

Të krishterët në Korint, të cilëve Pavli u shkroi ishin mirosur me frymën e shenjtë të Perëndisë. Pavli tha: «Por ju u pastruat, u shenjtëruat dhe u shpallët të drejtë në emër të Zotërisë tonë Jezu Krisht dhe me frymën e Perëndisë tonë.» (1. Korintasve 6:11; 12:13, BR) Po, të gjithë kishin marrë «shenjën e asaj që do të vinte, pra, frymën». (2. Korintasve 5:5, BR) Megjithatë, jo të gjithë kishin marrë një dhuratë të veçantë me anë të frymës së shenjtë. Me sa duket, shumë u magjepsën nga aftësia për të folur në gjuhë të ndryshme, duke i dhënë rëndësi të tepruar kësaj dhurate. Për të korrigjuar mendimin e tyre Pavli u shkroi dhe theksoi se aftësia për të folur në gjuhë të ndryshme nuk mund t’u sillte kaq shumë dobi personave siç mund t’u sillte dhurata e aftësisë për të profetizuar. Në fund të kapitullit 12, Pavli u këshilloi korintasve: «Vazhdoni të kërkoni me zell dhurata më të mëdha.»​—1. Korintasve 12:28-31, BR.

Kështu, në fillim të kapitullit 14, ai nxiti: «Ndiqni dashurinë, sidomos vazhdoni të kërkoni me zell [ta pneu·ma·ti·ka’], por është më e preferueshme nëse profetizoni.» (BR) Çfarë duhej të kërkonin? Këta të krishterë nuk do të kërkonin frymën për t’u mirosur pasi e kishin tashmë. Në mënyrë të llogjikshme Pavli këtu i referohej «dhuratave» të frymës, për të cilat ai i nxiti në fund të kapitullit 12 t’i kërkonin. Prandaj, Përkthimi Bota e Re i Shkrimeve të Shenjta e përkthen 1. Korintasve 14:1: «Vazhdoni të kërkoni me zell dhuratat frymore.» Versione të tjera të Biblës në këtë rast e përkthejnë ta pneu·ma·ti·ka’ «dhurata frymore» ose «dhurata nga Fryma».

Duke pasur parasysh këto informata vërejmë se afër fundit të kapitullit 14, Pavli vuri në lidhje aftësinë për të profetizuar me pneu·ma·ti·kos’. Ashtu si në vargun 1, konteksti na bën të mendojmë se kjo do të thotë të zotërosh dhuratat e frymës. Një përkthim biblik e përkthen këtë varg kështu: «Nëse ndonjë e quan veten profet apo njeri me dhurata frymore, le të njohë këto që po ju shkruaj si urdhra të Zotërisë.»​—The New Testament in Modern Speech, nga R. F. Weymouth.

Po, të gjithë të krishterët që do të zotëronin dhuratat e aftësisë për të profetizuar apo ndonjë dhuratë tjetër të frymës duhej të pranonin dhe të ndiqnin këshillën që Pavli shkroi në lidhje me mënyrën se si duheshin bërë gjërat në kongregacion.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo