BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • A ndihmoni për t’i bërë ndërtuese mbledhjet e krishtere?
    Kulla e Rojës—2010 | 15 Tetor
    • Mbledhje që synojnë ‘të ndërtojnë, të japin zemër dhe të ngushëllojnë’

      13. (a) Ç’ndikim duhet të kenë mbledhjet te të pranishmit? (b) Cila pyetje ka rëndësi të veçantë për pleqtë?

      13 Pavli thotë se një qëllim i rëndësishëm i mbledhjeve të kongregacionit është që ‘t’i ndërtojnë, t’u japin zemër dhe t’i ngushëllojnë’ të pranishmit.c (1 Kor. 14:3.) Ç’mund të bëjnë pleqtë e krishterë sot që pjesët e tyre në mbledhje t’i ndërtojnë e t’i ngushëllojnë vërtet vëllezërit dhe motrat? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, le të shqyrtojmë një mbledhje që mbajti Jezui pak kohë pas ringjalljes.

      14. (a) Cilat ngjarje i paraprinë mbledhjes që mbajti Jezui? (b) Pse apostujt duhet të jenë ndier të lehtësuar kur Jezui «u afrua dhe u foli atyre»?

      14 Së pari, vini re ngjarjet që i paraprinë asaj mbledhjeje. Vetëm pak para se të vritej Jezui, apostujt «e braktisën dhe ikën» dhe, siç ishte parathënë, ‘u shpërndanë secili në shtëpinë e vet’. (Mar. 14:50; Gjoni 16:32) Pastaj, pas ringjalljes, Jezui i ftoi apostujt e tij zemërlëshuar të ndiqnin një mbledhje të veçantë.d Në përgjigje të ftesës së tij, «njëmbëdhjetë dishepujt shkuan në Galile, në atë mal që u kishte caktuar» Jezui. Kur mbërritën, Jezui «u afrua dhe u foli atyre». (Mat. 28:10, 16, 18, Diodati i Ri) Imagjinoni sa të lehtësuar duhet të jenë ndier apostujt kur Jezui mori iniciativën për t’u folur! Për çfarë foli ai me ta?

      15. (a) Për çfarë foli Jezui, por për çfarë nuk diskutoi? (b) Si ndikoi ajo mbledhje tek apostujt?

      15 Jezui filloi duke bërë një njoftim: «Më është dhënë çdo autoritet.» Pastaj u dha një caktim: «Shkoni dhe bëni dishepuj.» Në fund, me dashuri i siguroi: «Unë jam me ju gjithë ditët.» (Mat. 28:18-20) Por, a e vutë re se çfarë nuk bëri Jezui? Nuk i qortoi apostujt dhe as e përdori atë mbledhje për të vënë në dyshim motivet e tyre ose për t’i bërë të ndiheshin edhe më fajtorë duke përmendur dobësinë e tyre të përkohshme të besimit. Përkundrazi, Jezui i siguroi për dashurinë e tij dhe të Atit të tij duke u besuar një caktim të rëndësishëm. Si ndikoi tek apostujt mënyra si veproi Jezui? Ata u ndërtuan, morën zemër dhe u ngushëlluan aq shumë, sa ca kohë pas asaj mbledhjeje, përsëri po «mësonin dhe shpallnin pareshtur lajmin e mirë».—Vep. 5:42.

      16. Si e imitojnë shembullin e Jezuit pleqtë e krishterë sot për të drejtuar mbledhje që janë burim freskimi?

      16 Në imitim të Jezuit, pleqtë sot i shohin mbledhjet si mundësi që t’i sigurojnë bashkëbesimtarët për dashurinë e patundur që ka Jehovai për popullin e Tij. (Rom. 8:38, 39) Kështu, kur kanë pjesë në mbledhje, pleqtë përqendrohen te pikat e forta të vëllezërve e jo te dobësitë e tyre. Nuk vënë në dyshim motivet e vëllezërve. Përkundrazi, shprehjet e tyre tregojnë se i konsiderojnë bashkëbesimtarët si individë që e duan Jehovain dhe duan të bëjnë atë që është e drejtë. (1 Sel. 4:1, 9-12) Sigurisht, ndonjëherë pleqtë duhet të japin këshilla për të ndrequr kongregacionin në përgjithësi, por nëse vetëm pak individë kanë nevojë të ndreqen, këshilla të tilla zakonisht është më mirë të jepen në një bisedë personale me individët e përfshirë. (Gal. 6:1; 2 Tim. 2:24-26) Kur i drejtohen gjithë kongregacionit, pleqtë synojnë të japin lavdërime kurdoherë që është e përshtatshme. (Isa. 32:2) Ata përpiqen të flasin në mënyrë të tillë që, në fund të mbledhjes, të gjithë të pranishmit të ndihen të freskuar dhe plot energji.—Mat. 11:28; Vep. 15:32.

  • A ndihmoni për t’i bërë ndërtuese mbledhjet e krishtere?
    Kulla e Rojës—2010 | 15 Tetor
    • c Për sa i përket ndryshimit midis fjalëve «jap zemër» dhe «ngushëlloj», një fjalor shpjegon se fjala greke e përkthyer «ngushëlloj» tregon «një masë më të madhe butësie sesa [jap zemër]». (Vine’s Expository Dictionary of Old and New Testament Words)—Krahaso Gjonin 11:19.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo