-
Ringjallja—Një shpresë e sigurt!Kulla e Rojës 2020 (Për studim) | Dhjetor
-
-
13. Cilin kontrast bëri Pavli mes Adamit dhe Jezuit?
13 Si është e mundur që vdekja e një njeriu të vetëm t’u japë jetë miliona njerëzve? Pavli i dha përgjigje logjike kësaj pyetjeje. Ai bëri kontrastin mes pasojave që pati njerëzimi për shkak të Adamit dhe asaj që do të bëhet e mundur falë Krishtit. «Vdekja erdhi nëpërmjet një njeriu»,—shkroi Pavli duke folur për Adamin. Kur mëkatoi, Adami i solli shkatërrim vetes dhe pasardhësve të tij. Sot e kësaj dite vuajmë pasojat e tmerrshme të mosbindjes së Adamit. Sa ndryshe është e ardhmja fantastike që mund të gëzojmë ngaqë Perëndia ringjalli Birin e tij! «Edhe ringjallja e të vdekurve vjen nëpërmjet një njeriu», Jezuit.
-