BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Ç’do të thotë të jesh njeri që drejtohet nga fryma e Perëndisë?
    Kulla e Rojës (Për studim)—2018 | Shkurt
    • 3. Si ndryshon përshkrimi i Biblës për njeriun fizik nga përshkrimi për njeriun që drejtohet nga fryma?

      3 Apostulli Pavël na ndihmon të kuptojmë çfarë është «njeriu frymor», pra njeriu që drejtohet nga fryma, duke bërë kontrastin mes tij dhe ‘njeriut fizik’. (Lexo 1 Korintasve 2:14-16.) Cili është ndryshimi? ‘Njeriu fizik’ përshkruhet si dikush që nuk i pranon «gjërat e frymës së Perëndisë, sepse për të ato janë marrëzi, dhe ai nuk arrin dot t’i njohë».

  • Ç’do të thotë të jesh njeri që drejtohet nga fryma e Perëndisë?
    Kulla e Rojës (Për studim)—2018 | Shkurt
    • 4, 5. Cilat janë karakteristikat e një njeriu fizik?

      4 Të ndalemi në fillim te qëndrimi i njeriut fizik. Bota ka një qëndrim mbizotërues që përqendrohet te gjërat e mishit. Pavli e përshkruan këtë qëndrim si ‘fryma që tani vepron në bijtë e mosbindjes’. (Efes. 2:2) Kjo frymë ndikon te shumica e njerëzve, duke i nxitur të imitojnë qëndrimin e të tjerëve përreth e të ndjekin turmën. Këta njerëz fokusohen te gjërat e mishit. Si rezultat, shumica bëjnë atë që u duket e drejtë, pa bërë asnjë përpjekje për të jetuar sipas normave të Perëndisë. Shpesh njeriu fizik​—domethënë ai që e mban mendjen te gjërat e mishit—​preokupohet tepër për prestigjin a për të mbrojtur ato që mendon se janë të drejtat e tij ose rend pas gjërave materiale.

      5 Nga çfarë tjetër mund të dallohet një njeri fizik? Në këtë grup përfshihen ata që praktikojnë cilëndo nga «veprat e mishit». (Gal. 5:19-21) Në letrën e parë që i shkroi kongregacionit të Korintit, Pavli përmend një sërë karakteristikash të tjera të atyre që kanë qëndrimin e njeriut fizik. Ndër to janë: nxitin përçarje, mbajnë anë, ushqejnë grindje, e çojnë njëri-tjetrin në gjyq, tregojnë mungesë çmueshmërie për kryesinë dhe jepen pas ushqimit e pijes. Përballë tundimit, njeriu që e ka mendjen te gjërat e mishit humb forcën dhe dorëzohet. (Prov. 7:21, 22) Juda foli për ata që do të katandiseshin aq keq sa ‘nuk do të kishin karakter frymor’, domethënë do të humbnin frymën e Jehovait.​—Jud. 18, 19.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo