THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | 2 KORINTASVE 11-13
‘Gjembi në mish’ i Pavlit
Në Bibël, gjembat shpesh përdoren në kuptimin e figurshëm. Ata mund të përshkruajnë njerëz që shkaktojnë probleme dhe dëmtojnë të tjerët ose situata që sjellin vështirësi. (Nu 33:55; Pr 22:5; Ezk 28:24) Kur Pavli shkroi për ‘gjembin në mish’, mund ta kishte fjalën për apostujt e rremë dhe për të tjerët, që pretendonin se ai nuk ishte vërtet apostull dhe kritikonin shërbimin e tij. Sipas shkrimeve të mëposhtme, ç’gjë tjetër mund të ketë qenë ‘gjembi në mish’ i Pavlit?
Cili është ‘gjembi yt në mish’?
Si mund të mbështetesh te Jehovai që të tregosh qëndrueshmëri?