BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • bi12 f. 1700-1701
  • 6D Shprehjet «Dhiata e Vjetër» dhe «Dhiata e Re»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 6D Shprehjet «Dhiata e Vjetër» dhe «Dhiata e Re»
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
  • Material i ngjashëm
  • «Dhiata e Vjetër» apo «Shkrimet Hebreje»?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • «U shkrua për mësimin tonë»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • A e pranojnë dhiatën e vjetër Dëshmitarët e Jehovait?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • A besojnë Dëshmitarët e Jehovait te Dhiata e Vjetër?
    Pyetje që bëhen më shpesh për Dëshmitarët e Jehovait
Shih më tepër
Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
6D Shprehjet «Dhiata e Vjetër» dhe «Dhiata e Re»

6D Shprehjet «Dhiata e Vjetër» dhe «Dhiata e Re»

2Ko 3:14—Gr., ἐπὶ τῇ ἀναγνώσει τῆς παλαιᾶς διαθήκης (epí tei anagnósei tes palaiás diathékes); Lat., in lectione veteris testamenti

1611

«mbë të-kënduarët të dhjatës’ së-vjetërë»

Përkthimi i Kristoforidhit.

1991-1994

«në leximin e besëlidhjes së vjetër»

Diodati i Ri.

Sot është e zakonshme që njerëzit të quajnë «Dhiata e Vjetër», Shkrimet e shkruara në hebraisht dhe në aramaisht. Kjo bazohet në atë që lexohet te 2Ko 3:14 në Vulgatën latine dhe në Përkthimin e Kristoforidhit. Shkrimet e Krishtere Greke quhen zakonisht «Dhiata e Re». Është për t’u vërejtur se te 2Ko 3:14 fjala diathékes do të thotë «besëlidhje», sikurse edhe në 32 vende të tjera, ku ajo shfaqet në tekstin greqisht.—Shih shtojcën 6Ç.

Në lidhje me domethënien e fjalës latine testamentum (gjinore, testamenti), Eduin Heç, në veprën e tij Essays in Biblical Greek, Oksford, 1889, fq. 48, pohon se «nga mosnjohja e filologjisë së latinishtes së mëvonshme dhe vulgare, më parë mendohej se fjala ‘testamentum’, me të cilën është përkthyer fjala [diathéke] në versionet e hershme latine dhe në Vulgatë, do të thoshte ‘dhiatë’ [testament] ose ‘vullnet i fundit’, ndërsa në të vërtetë ajo kishte edhe kuptimin ‘besëlidhje’, për të mos thënë se kishte vetëm këtë kuptim.» Ngjashëm, në veprën A Bible Commentary for English Readers by Various Writers, botuar nga Çarls Elikot, Nju-Jork, vëll. VIII, fq. 309, U. F. Moltën shkroi se «në përkthimin e vjetër latinisht të Shkrimeve, fjala testamentum u bë përkthimi i zakonshëm i fjalës [diathéke]. Megjithatë, meqë ky term gjendet shumë shpesh atje ku nuk është e mundur të mendosh për një domethënie të tillë si vullnet i fundit (për shembull, te Ps. lxxiii, 5, ku askush s’do të mendonte se psalmisti po thoshte që armiqtë e Perëndisë ‘kanë përgatitur një dhiatë kundër Tij’), është e qartë se fjala latine testamentum përdorej me një domethënie të gjerë, që korrespondonte me përdorimin e gjerë të fjalës greke.»

Duke pasur parasysh sa u tha më sipër, shprehja «dhiata e vjetër» në Përkthimin e Kristoforidhit te 2Ko 3:14, është e pasaktë. Shumë përkthime të sotme, në këtë pikë e kanë dhënë në mënyrë të saktë «besëlidhja e vjetër». Këtu, apostulli Pavël nuk po u referohet Shkrimeve Hebraike dhe Aramaike në tërësi. Gjithashtu, ai nuk do të thotë se shkrimet e frymëzuara të krishtere përbëjnë një «dhiatë (besëlidhje) të re». Apostulli e ka fjalën për besëlidhjen e vjetër të Ligjit, e cila u dokumentua nga Moisiu në Pentateuk dhe që përbën vetëm një pjesë të Shkrimeve të para-Krishtere. Për këtë arsye, ai thotë në vargun vijues: «Sa herë që lexohet Moisiu.»

Prandaj, nuk ka asnjë bazë të vlefshme që Shkrimet Hebraike dhe Aramaike të quhen «Dhiata e Vjetër» dhe Shkrimet e Krishtere Greke të quhen «Dhiata e Re.» Vetë Jezu Krishti e quajti përmbledhjen e shkrimeve të shenjta me fjalën «Shkrimet». (Mt 21:42; Mr 14:49; Gjo 5:39) Apostulli Pavël i quajti ato: «Shkrimet e shenjta» dhe «Shkrimet». (Ro 1:2; 15:4; 2Ti 3:15) Në përputhje me shprehjen e frymëzuar te Ro 1:2, Përkthimi Bota e Re përfshin në titullin e tij shprehjen «Shkrimet e Shenjta».

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo