BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Si të qëndrosh i ndarë nga bota
    ‘Ruaj veten në dashurinë e Perëndisë’
    • Apostulli Pavël shkroi: «Prandaj, ne jemi ambasadorë në vend të Krishtit.... Si zëvendësues të Krishtit, ne lutemi: ‘Pajtohuni me Perëndinë’.»a​​—2 Korintasve 5:20.

      4. Si e kanë treguar të gjithë të krishterët e vërtetë besnikërinë ndaj Mbretërisë së Perëndisë? (Shih kutinë «Të krishterët e hershëm ishin asnjanës».)

      4 Meqë përfaqësojnë një sovran ose një shtet të huaj, ambasadorët nuk ndërhyjnë në çështjet e brendshme të vendeve ku shërbejnë. Ata qëndrojnë asnjanës. Gjithsesi, ambasadorët mbrojnë interesat e qeverisë së vendit që përfaqësojnë. E njëjta gjë thuhet për dishepujt e mirosur të Krishtit, «qytetaria [e të cilëve] gjendet në qiej». (Filipianëve 3:20) Falë predikimit të tyre të zellshëm për Mbretërinë, kanë ndihmuar miliona «dele të tjera» të Krishtit që ‘të pajtohen me Perëndinë’. (Gjoni 10:16; Mateu 25:​31-40) Këta të fundit shërbejnë si të dërguar të Krishtit, duke mbështetur vëllezërit e tij të mirosur. Si një kope e vetme e bashkuar që përkrah Mbretërinë mesianike, të dyja grupet qëndrojnë krejt asnjanëse në çështjet politike të botës.​​—Lexo Isainë 2:​2-4.

  • Si të qëndrosh i ndarë nga bota
    ‘Ruaj veten në dashurinë e Perëndisë’
    • a Që nga festa e Ditës së Pesëdhjetë të vitit 33 të e.s., Krishti ka qenë Mbret mbi kongregacionin e dishepujve të mirosur në tokë. (Kolosianëve 1:13) Në vitin 1914, Krishti mori pushtetin si Mbret mbi ‘mbretërinë e botës’. Prandaj, tani të krishterët e mirosur shërbejnë edhe si ambasadorë të Mbretërisë mesianike.​—Zbulesa 11:15.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo