BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • uw kap. 17 f. 132-138
  • «Kini dashuri të dendur për njëri-tjetrin»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Kini dashuri të dendur për njëri-tjetrin»
  • Të bashkuar në adhurimin e Perëndisë së vetëm dhe të vërtetë
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë të bëjmë kur lindin probleme?
  • Kërkoni mënyrat për t’u «zgjeruar»
  • «Kini dashuri të zjarrtë për njëri-tjetrin»
    Të adhurojmë të vetmin Perëndi të vërtetë
  • Si ta mbajmë të fortë dashurinë për njëri-tjetrin
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2023 (Për studim)
  • ‘Të vazhdojmë të ecim në dashuri’
    T’i afrohemi Jehovait
  • Vazhdoni të forconi dashurinë vëllazërore
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
Shih më tepër
Të bashkuar në adhurimin e Perëndisë së vetëm dhe të vërtetë
uw kap. 17 f. 132-138

Kapitulli 17

«Kini dashuri të dendur për njëri-tjetrin»

1, 2. (a) Çfarë u bën përshtypje shpesh të rinjve që marrin pjesë në mbledhjet e Dëshmitarëve të Jehovait? (b) Çfarë provash të tjera të kësaj cilësie vërejnë ata në kongreset tona?

DUKE marrë pjesë për herë të parë në një mbledhje kongregacioni të Dëshmitarëve të Jehovait, shpeshherë njerëzve u bën përshtypje dashuria që u tregohet atje. Këtë e vënë re nga atmosfera e përzemërt dhe nga mirëseardhja që u jepet atyre personalisht.

2 Në kongreset tona, vizitorët vërejnë gjithashtu edhe sjelljen e mirë nga shumica e të pranishmëve. Një kronist e ka përshkruar kështu një kongres: «Asnjë nën ndikimin e drogës apo të alkoolit. Asnjë britmë dhe ulërimë. Pa të shtyra. Asnjë fjalë e ndyrë apo mallkim. Jo barsaleta të ndyra apo të folur vulgar. Aspak tym duhani. Jo hajdutë. Asnjë që hedh mbeturina në lulishte. Një spektakël me të vërtetë i pazakontë.» E gjithë kjo është tregues i dashurisë, një dashuri që «nuk sillet në mënyrë të pahijshme dhe nuk kërkon interesin personal».—1. Kor. 13:4-8.

3. (a) Me kohë, çfarë duhet të bëhet e dukshme rreth dashurisë që manifestojmë? (b) Duke imituar Krishtin, çfarë lloj dashurie duhet të kultivojmë?

3 Dashuria është një cilësi që dallon çdo të krishterë të vërtetë. (Gjon. 13:35) Dora dorës që rritemi frymësisht, atë duhet ta shprehim në një masë sa më të plotë. Apostulli Pavël u lut që dashuria e vëllezërve të tij ‘të shtohej gjithnjë e më shumë’. (Filip. 1:9; 1. Sel. 3:12) Edhe Pjetri i nxiti bashkëshërbëtorët e tij të krishterë të vepronin në atë mënyrë, që dashuria e tyre të përqafonte «tërë bashkësinë e vëllezërve». (1. Pjetr. 2:17) Dashuria jonë duhet të na shtyjë që të bëjmë diçka më tepër se thjesht vetëm të marrim pjesë në mbledhje me persona të cilët vonë pak përpiqemi për t’i njohur personalisht. Duhet të shkojmë përtej një përshëndetjeje të njerëzishme «mirëdita», «mirëmbrëma» të thënë herë pas here. Apostulli Gjon shpjegoi se ajo duhej të ishte gati të sakrifikohej për të mirën e të tjerëve. Ai shkroi: «Me këtë gjë e njohëm dashurinë: Jezui e dhuroi jetën e vet për ne. Edhe ne e kemi detyrë ta japim jetën tonë për vëllezër.» (1. Gjon. 3:16, DSF; Gjon. 15:12, 13) Akoma nuk kemi arritur deri aty. Por në fakt, a do ta jepnim jetën për vëllezërit tanë? Mirë atëherë, deri në çfarë mase kujdesemi për t’i ndihmuar, edhe kur një gjë e tillë mund të mos jetë e lehtë?

4. (a) Në çfarë mënyre tjetër ndoshta shohim që mund të shprehim dashuri në masë më të plotë? (b) Përse është thelbësore të kemi dashuri të dendur për njëri-tjetrin?

4 Bashkë me veprat që pasqyrojnë një frymë vetëmohuese, është e rëndësishme të ndiejmë gjithashtu dashuri të vërtetë vëllazërore për vëllezërit. Fjala e Perëndisë na nxit: «Duani njeri tjetrin me dashuri vëllazërore.» (Rom. 12:10, Dio) Të gjithë e ndiejmë këtë dashuri vëllazërore për persona të caktuar. A mund të përfshijmë edhe të tjerë ndër ata për të cilët ndiejmë këtë dashuri? Ndërsa afrohet fundi i këtij sistemi të vjetër, është thelbësore të ndihemi gjithnjë e më afër vëllezërve tanë të krishterë. Bibla na e kujton këtë, duke thënë: «Fundi i çdo gjëje është afruar. . . . Mbi të gjitha kini dashuri të dendur për njëri-tjetrin, sepse dashuria mbulon një shumicë mëkatesh.»—1. Pjetr. 4:7, 8.

5. Përse do të ishte e gabuar të prisnim që në mes të pjesëtarëve të një kongregacioni të mos lindnin kurrë probleme?

5 Natyrisht, derisa të jemi të papërsosur do të bëjmë ndonjëherë gjëra që do të ofendojnë të tjerët. Edhe ata nga ana e tyre, do të mëkatojnë në mënyra të ndryshme kundër nesh. (1. Gjon. 1:8) Nëse do të gjendeshe në një situatë të tillë, çfarë do të bëje?

Çfarë të bëjmë kur lindin probleme?

6. (a) Përse këshillat biblike nuk përputhen gjithmonë me prirjet tona? (b) Megjithatë, çfarë rezultatesh do të arrijmë duke i zbatuar ato?

6 Shkrimet na japin udhëheqjen e nevojshme. Megjithatë, ajo që na këshillojnë ato mund të mos përputhet me atë që jemi të prirë të bëjmë si qenie të papërsosura. (Rom. 7:21-23) Përveç kësaj, përpjekjet tona të vazhdueshme në këtë drejtim, do të japin prova të dëshirës sonë të sinqertë për t’i pëlqyer Jehovait dhe gjithashtu do të përmirësojnë cilësinë e dashurisë sonë për të tjerët.

7. (a) Nëse do të na ofendonte dikush, përse nuk duhet të hakmerremi? (b) Përse nuk duhet t’i shmangemi një vëllai që na ofendon?

7 Ndonjëherë, kur janë të ofenduar, disa kërkojnë rastin për të barazuar pikët me ofenduesin. Por kjo vetëm keqëson situatën. Nëse nevojitet një dëmshpërblim, le t’ia lëmë këtë detyrë Perëndisë. (Prov. 24:29; Rom. 12:17-21) Disa ndoshta kërkojnë të shkëpusin çdo lidhje me ofenduesin, duke shmangur kontaktet me të. Por nuk mund të veprojmë kështu me shokët tanë të adhurimit. Që adhurimi ynë të jetë i aprovuar apo jo prej Perëndisë, pjesërisht varet nga fakti se sa i duam vëllezërit. (1. Gjon. 4:20) A mund të themi ndershmërisht se e duam dikë me të cilin nuk flasim apo kur është i pranishëm na sjell bezdi? Duhet ta përballojmë dhe ta zgjidhim problemin. Në ç’mënyrë?

8, 9. (a) Nëse kemi shkak për t’u ankuar ndaj një vëllai, çfarë është e drejtë të bëjmë? (b) Por, ç’mund të themi nëse mëkaton vazhdimisht kundër nesh? (c) Përse është e drejtë të veprojmë kështu dhe çfarë do të na ndihmojë ta bëjmë?

8 Në lidhje me këtë apostulli Pavël shkroi: «Vazhdoni ta duroni njëri-tjetrin dhe ta falni bujarisht njëri-tjetrin nëse dikush ka shkak për t’u ankuar kundër një tjetri. Ashtu si Jehovai ju fali bujarisht, ashtu bëni edhe ju.» (Kolos. 3:13) A mund ta bësh këtë? Ç’të themi nëse personi mëkaton vazhdimisht kundër teje në mënyra të ndryshme?

9 Apostulli Pjetër bëri po këtë pyetje dhe sugjeroi se ndoshta do të mund ta falte vëllanë deri në shtatë herë. Jezui kundërshtoi: «Unë nuk të them deri në shtatë herë, por deri në shtatëdhjetë e shtatë herë.» Përse? Jezui e shpjegoi me një ilustrim që theksonte stërmadhësinë e detyrimit tonë ndaj Perëndisë në krahasim me atë që çdo njeri mund të na detyrohet neve. (Mat. 18:21-35) Çdo ditë mëkatojmë kundër Perëndisë në shumë mënyra, ndonjëherë me një veprim egoist, shpesh me atë që themi apo mendojmë, si dhe duke mos bërë atë që duhet të bëjmë. Në injorancën tonë, ndoshta as nuk e kuptojmë se disa gjëra që kemi bërë kanë qenë të gabuara, ose për shkak të ritmit të ethshëm të jetës, mund të mos mendojmë mbi të seriozisht. Si pagë për mëkatet tona, Perëndia mund të na kërkonte jetën. (Rom. 6:23) Por ai vazhdon të jetë i mëshirshëm me ne. (Psal. 103:10-14) Pra, nuk është aspak e paarsyeshme që ai na kërkon të sillemi në të njëjtën mënyrë me njëri-tjetrin. (Mat. 6:14, 15; Efes. 4:1-3) Kur veprojmë kështu në vend se të ushqejmë zemërim, tregojmë se kemi zhvilluar atë lloj dashurie që «nuk e mban mend të keqen».—1. Kor. 13:4, 5, DSF; 1. Pjetr. 3:8, 9.

10. Çfarë duhet të bëjmë nëse një vëlla do të kishte diçka kundër nesh?

10 Disa herë mund të kuptojmë se, edhe pse nuk ushqejmë mëri ndaj vëllait tonë, është ai që ka diçka kundër nesh. Çfarë duhet të bëjmë? Duhet të flasim me të pa vonesë dhe të përpiqemi të rivendosim marrëdhënie paqësore. Bibla na këshillon të marrim iniciativën. (Mat. 5:23, 24) Mund të mos jetë e lehtë për ta bërë këtë. Nevojitet dashuri dhe përulësi. A janë këto cilësi mjaft të forta tek ti në mënyrë që të të shtyjnë për të ndjekur këshillën biblike? Ky është një synim i rëndësishëm drejt të cilit duhet të punojmë.

11. Nëse sjellja e një vëllai na shqetëson, çfarë duhet të bëjmë?

11 Por, mund të ndodhë që sjellja e dikujt mund të të shqetësojë ty e ndoshta edhe të tjerë. A nuk do të ishte mirë që dikush t’i fliste? Ndoshta. Nëse personalisht i shpjegon problemin me dashuri, kjo gjë mund të japë rezultate të mira. Por më parë duhet të pyesësh veten: «A është me të vërtetë jo biblike ajo që po bën? Apo në pjesën më të madhe, problemi i detyrohet faktit që vijmë nga ambiente të ndryshme dhe kemi marrë një edukim të ndryshëm?» Nëse është kështu, kujdes se mos i gjykon të tjerët sipas kritereve të tua. (Jak. 4:11, 12) Jehovai i pranon pa dallim njerëzit e çdo prejardhjeje dhe ka durim me ta ndërsa rriten frymësisht.

12. (a) Nëse në kongregacion verifikohet një rast i rëndë shkeljeje, kush interesohet për këtë? (b) Por, në çfarë rrethanash duhet të reagojë më parë ai që ka pësuar padrejtësinë? Me çfarë synimi?

12 Megjithatë, nëse në kongregacion dikush kryen një shkelje të rëndë, atëherë kjo gjë duhet të shqyrtohet menjëherë. Por nga kush? Zakonisht, nga pleqtë. Por, nëse bëhet fjalë për një çështje pune ndërmjet vëllezërve, ose për një dëm të shkaktuar nga përdorimi i gabuar i gjuhës, ai që ka pësuar padrejtësinë duhet më parë të përpiqet të ndihmojë ofenduesin në shkallë personale. Dikush mund të mendojë se kjo është e vështirë. Por është ajo që Jezui këshillon në Mateun 18:15-17. Dashuria për vëllanë dhe dëshira e sinqertë që ai të vazhdojë të jetë një vëlla do të na ndihmojë për ta bërë këtë në mënyrë që të prekim zemrën e atij që ka gabuar, nëse është e mundur.—Prov. 16:23.

13. Nëse midis nesh dhe një vëllai do të lindë një problem, çfarë do të na ndihmojë për ta parë çështjen në mënyrë të drejtë?

13 Kur lind një problem, i vogël apo i madh, është e dobishme të përpiqemi të kuptojmë se si e sheh këtë gjë Jehovai. Ai nuk e aprovon mëkatin në asnjë formë, e megjithatë e vëren tek të gjithë ne. Në kohën e caktuar prej tij, ata që e praktikojnë mëkatin pa u penduar, përjashtohen nga organizata e tij. Por, ç’mund të themi për ne të tjerët? Të gjithë përfitojmë nga shpirtmadhësia dhe mëshira e tij. Ai na jep shembullin që duhet të imitojmë. Kur e bëjmë këtë pasqyrojmë dashurinë e tij.—Efes. 5:1, 2.

Kërkoni mënyrat për t’u «zgjeruar»

14. (a) Përse Pavli i inkurajoi korintasit që të «zgjeroheshin»? (b) Në ç’mënyrë shkrimet e cituara këtu tregojnë se të gjithë ne bëjmë mirë të mendojmë mbi këtë?

14 Apostulli Pavël kishte kaluar disa muaj në kongregacionin e Korintit në Greqi, duke e ndërtuar. Kishte punuar fortësisht për të ndihmuar vëllezërit e atyshëm dhe i donte. Por disa prej tyre nuk provonin ndjenja të përzemërta ndaj tij. Ishin shumë kritikë. Ai i nxiti që të «zgjeroheshin» në shfaqjen e dashurisë vëllazërore. (2. Kor. 6:11-13; 12:15) Të gjithë ne bëjmë mirë të shqyrtojmë se deri në ç’masë tregojmë dashuri ndaj të tjerëve dhe kërkojmë mënyra për t’u «zgjeruar».—1. Gjon. 3:14; 1. Kor. 13:3.

15. Çfarë mund të na ndihmojë për të rritur dashurinë tonë për dikë me të cilin ndoshta kemi vështirësi të afrohemi?

15 A ka disa në kongregacion me të cilët kemi vështirësi të afrohemi? Nëse përpiqemi të mbulojmë çfarëdo shkelje të vogël që bëjnë, ashtu siç duam të bëhet me ne, kjo do të mund të kontribuojë për t’i bërë më të përzemërta marrëdhëniet tona me ta. (Prov. 17:9; 19:11) Mund t’i vlerësojmë më shumë, duke u përpjekur të shohim gjithashtu cilësitë e mira që kanë dhe duke u përqendruar mbi to. A i kemi kushtuar me të vërtetë vëmendje mënyrës se si i përdor Jehovai këta vëllezër? Kjo do ta rrisë patjetër dashurinë tonë për ta.—Luka 6:32, 33, 36.

16. Në mënyrë reale, si mund të «zgjerohemi» në shfaqjen e dashurisë ndaj anëtarëve të kongregacionit tonë?

16 Sigurisht, ka kufij në atë që mund të bëjmë për të tjerët. Ndoshta nuk do të mund t’i përshëndesim të gjithë në çdo mbledhje. Mund të mos jetë e mundur t’i përfshijmë të gjithë kur ftojmë miq për drekë. Të gjithë kemi miq të ngushtë me të cilët kalojmë më shumë kohë se me të tjerë. Por, a mund të «zgjerohemi»? A mund të kushtojmë çdo javë edhe vetëm pak minuta për t’u përpjekur që të njohim më mirë ndonjë nga kongregacioni që nuk është ndër miqtë tanë të ngushtë? A mund të ftojmë herë pas here ndonjë prej tyre të dalë me ne në shërbimin në fushë? Nëse kemi me të vërtetë dashuri të dendur për njëri-tjetrin, sigurisht do ta gjejmë mënyrën për ta shprehur.

17. Kur gjendemi me vëllezër që nuk i kemi parë kurrë më parë, çfarë do të tregojë se ne kemi dashuri të dendur edhe për ta?

17 Në asambletë e krishtere kemi mundësi të shkëlqyera për t’u «zgjeruar» në dashuri. Ndoshta mund të jenë mijëra të pranishëm e s’mund t’i përshëndesim të gjithë. Por, me sjelljen tonë mund të demonstrojmë se interesat e tyre i vëmë mbi tonat, edhe pse nuk i kemi parë kurrë më parë. Ndërmjet një sesioni dhe tjetrit mund të marrim gjithashtu iniciativën për t’u njohur me disa prej atyre që janë përreth, duke treguar në këtë mënyrë interesimin tonë për ta. Një ditë, të gjithë banorët e tokës do të jenë vëllezër e motra, të bashkuar të gjithë në adhurimin e Perëndisë dhe Atit të të gjithëve. Ç’gëzim do të jetë që të mund t’i njohim të gjithë, me cilësitë e tyre të shumta e të ndryshme! Dashuria e dendur që do të kemi për ta do të na shtyjë për ta bërë. Përse të mos fillojmë menjëherë?

Pyetje për përsëritje

● Kur ndërmjet vëllezërve apo motrave lindin probleme, si duhet të zgjidhen? Përse?

● Dora dorës që rritemi frymësisht, në cilat mënyra duhet të rritet edhe dashuria jonë?

● Si mund të tregohet dashuri e dendur më shumë se vetëm për një rreth të ngushtë miqsh?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo