-
Titi: «Një bashkëpunëtor për interesat tuaja»Kulla e Rojës—1998 | 15 Nëntor
-
-
Ndërkohë, Titi ishte dërguar në Korint që të ndihmonte për mbledhjen e ndihmave që po bëhej atje për të krishterët nevojtarë judenj. Ka mundësi që ai të ishte dërguar edhe për të vërejtur reagimin e korintasve ndaj letrës së Pavlit.—2. Korintasve 8:1-6.
-
-
Titi: «Një bashkëpunëtor për interesat tuaja»Kulla e Rojës—1998 | 15 Nëntor
-
-
Ç’të themi për aspektin tjetër të misionit të Titit në Korint: organizimin e mbledhjes së ndihmave për të shenjtët që ndodheshin në Jude? Siç mund të kuptohet nga informacioni që gjendet në 2. Korintasve, Titi kishte punuar edhe për këtë gjë. Ka mundësi që kjo letër të jetë shkruar në Maqedoni nga fundi i vitit 55 të e.s., pak pas takimit të Titit me Pavlin. Pavli shkroi se tani Titi, i cili kishte nisur mbledhjen e ndihmave, po dërgohej përsëri atje për ta përfunduar atë bashkë me dy ndihmës të tjerë, emri i të cilëve nuk përmendet. Meqenëse ishte tepër i interesuar për korintasit, Titi qe shumë i gatshëm të kthehej atje. Ka të ngjarë që kur është kthyer në Korint, Titi të ketë çuar letrën e dytë të frymëzuar të Pavlit, drejtuar korintasve.—2. Korintasve 8:6, 17, 18, 22.
-