BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • rs f. 258-f. 262
  • Mëkati

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mëkati
  • Të arsyetojmë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Cili ishte mëkati i parë?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Jezui shpëton: Por, si?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • Kur mëkati të mos ekzistojë më
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Cili ishte mëkati i parë?
    Zgjohuni!—2006
Shih më tepër
Të arsyetojmë nga Shkrimet
rs f. 258-f. 262

Mëkati

Përkufizimi: Sipas fragmenteve hebraike dhe greke të Biblës, të mëkatosh fjalë për fjalë do të thotë të mos godasësh në shenjë ose të mos e arrish qëllimin. «Shenjën» ose qëllimin që duhet të arrijnë krijesat me intelekt, e vë vetë Perëndia që i krijoi. Të mos e arrish atë qëllim, përbën mëkat, gjë që është edhe padrejtësi ose paligjshmëri. (Rom. 3:23; 1 Gjon. 5:17; 3:4) Mëkat është gjithçka që nuk përputhet me personalitetin, normat, udhët dhe vullnetin e Perëndisë, të cilat janë të gjitha të shenjta. Mund të përfshijë edhe sjelljen e gabuar, mosbërjen e asaj që duhet bërë, fjalët e paperëndishme, mendimet e papastra ose dëshirat a motivet egoiste. Bibla tregon se ka dallim mes mëkatit të trashëguar dhe mëkatit me dashje, mes një mëkati për të cilin individi është penduar dhe praktikimit të mëkatit.

Si mundi të mëkatonte Adami, nëse ishte i përsosur?

Për t’u bindur se Adami ishte i përsosur, lexo Zanafillën 1:27, 31 dhe Ligjin e përtërirë 32:4. Kur Perëndia Jehova e gjykoi ‘shumë të mirë’ krijimin e tij tokësor, duke përfshirë burrin dhe gruan, çfarë donte të thoshte? Nëse Ai, vepra e të cilit është e përsosur, e gjykoi ‘shumë të mirë’ atë që kishte bërë, do të thotë se ajo i përmbushte normat e tij të përsosura.

A do të thoshte përsosmëria se Adami dhe Eva nuk mund të gabonin? Ai që bën një robot, pret prej tij që të bëjë me saktësi atë për të cilën e ka programuar. E megjithatë, një robot i përsosur nuk mund të jetë një njeri i përsosur. Cilësitë që shihen si thelbësore, nuk janë të njëjta. Adami dhe Eva ishin njerëz, jo robotë. Perëndia i dha njerëzimit aftësinë të zgjidhte mes së drejtës dhe së gabuarës, mes bindjes dhe mosbindjes, si edhe aftësinë për të marrë vendime në fushën morale. Përderisa njerëzit u projektuan në këtë mënyrë, tregues papërsosmërie do të kishte qenë të mos ishin në gjendje të merrnin vendime të tilla, dhe jo marrja e një vendimi të gabuar.​—Krahaso Ligjin e përtërirë 30:19, 20; Josiun 24:15.

Që të thuhet se Adami dhe Eva ishin krijuar të përsosur, a duhej që më pas ata të merrnin vetëm vendime të drejta? Kjo është njësoj sikur të thuash se ata s’kishin zgjidhje tjetër. Por Perëndia nuk i krijoi në atë mënyrë që të bindeshin automatikisht. Krijuesi u fali aftësinë të zgjidhnin, që të bindeshin nga dashuria për të. Por nëse do të linin që egoizmi t’u pushtonte zemrën, ata do të bëheshin të pabindur. Çfarë do të donit më shumë: që dikush të bëjë diçka për ju, sepse është i detyruar apo sepse do që ta bëjë?​—Krahaso Ligjin e përtërirë 11:1; 1 Gjonit 5:3.

Si ishte e mundur që këto qenie njerëzore të përsosura të bëheshin egoiste dhe të përfundonin në mëkat? Megjithëse u krijuan të përsosur, trupat e tyre nuk do të vazhdonin të funksiononin në mënyrë të përsosur, nëse nuk do të ushqeheshin siç duhej. Në të njëjtën mënyrë, nëse ata e linin mendjen të ushqehej me mendime të gabuara, do të pësonin përkeqësim moral, mungesë shenjtërie. Jakovi 1:14, 15 shpjegon: «Secili sprovohet, i tërhequr dhe i joshur nga dëshira e vet. Pastaj dëshira, si bëhet pjellore, lind mëkatin.» Në rastin e Evës, dëshirat e gabuara nisën të zhvilloheshin kur ajo dëgjoi me interes atë që tha Satanai, i cili foli përmes një gjarpri. Adami ia vuri veshin së shoqes që e nxiti të hante edhe ai frytin e ndaluar. Pra, ata nuk i larguan mendimet e gabuara, përkundrazi, që të dy ushqyen dëshira egoiste, dhe kjo gjë i çoi deri në mëkat.​—Zan. 3:1-6.

A ishte mëkati i Adamit pjesë e «planit të Perëndisë»?

Shih faqen 29, te tema «Adami dhe Eva», si edhe faqen 111, te tema «Fati».

A ekziston «mëkati» edhe sot?

Ilustrime: Nëse një i sëmurë thyen termometrin, a tregon kjo se ai nuk ka temperaturë? Nëse një hajdut thotë se nuk u beson ligjeve të shkruara, a do të quhej i pafajshëm për krimin? Po kështu, fakti që shumë njerëz mendojnë se nuk është e nevojshme të jetohet sipas normave të Biblës, nuk i jep fund mëkatit.​—Shih 1 Gjonit 1:8.

Disa njerëz zgjedhin të bëjnë atë që Fjala e Perëndisë e ndalon. Por kjo s’do të thotë që Bibla e ka gabim. Te Galatasve 6:7, 8 jepet ky paralajmërim: «Mos u mashtroni: Perëndia nuk vihet në lojë. Çfarëdo që të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë, sepse ai që mbjell për mishin, do të korrë nga mishi prishje.» Epidemitë e sëmundjeve të transmetuara në rrugë seksuale, numri i madh i familjeve të prishura dhe probleme të tjera akoma, janë prova që tregojnë se sa e vërtetë është ajo që thotë Bibla. Njeriun e krijoi Perëndia, dhe Ai e di se ç’gjë na sjell lumturi të qëndrueshme, e këtë na e tregon në Bibël. A nuk është e arsyeshme të dëgjojmë këshillat e tij? (Për të gjetur prova për ekzistencën e Perëndisë, shih temën «Perëndia».)

Ato që përkufizohen si mëkat, a nuk janë kryesisht gjëra të natyrshme për njerëzit?

A janë marrëdhëniet seksuale mëkat? A mëkatuan Adami dhe Eva, kur kryen marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin? Kjo nuk gjen mbështetje në Bibël. Zanafilla 1:28 thotë se Perëndia i tha vetë Adamit dhe Evës ‘të ishin të frytshëm, të shumoheshin dhe ta mbushnin tokën’. A nuk do të thoshte kjo se ata duhej të kishin marrëdhënie seksuale? Te Psalmi 127:3 thuhet se «fëmijët janë trashëgimi nga Jehovai», një «shpërblim». Është për t’u vërejtur se Eva e hëngri e para frytin e ndaluar dhe e bëri kur ishte vetëm. Më vonë i dha ca nga ai fryt edhe Adamit. (Zan. 3:6) Siç duket, pema ku rritej fryti i ndaluar, ishte e mirëfilltë. Pra, Bibla nuk ndalon marrëdhëniet normale seksuale mes bashkëshortëve, por praktika të tilla, si: kurvërinë, kurorëshkeljen, homoseksualizmin dhe marrëdhëniet seksuale me kafshët. Duke parë pasojat e këqija që janë korrur nga këto praktika, ndalimi i tyre tregon se Ai që e di se si jemi bërë, kujdeset për ne me dashuri.

Zan. 1:27: «Perëndia e krijoi njeriun [Adamin] sipas shëmbëlltyrës së vet, po, e krijoi sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë.» (Pra, ishte normale që Adami të pasqyronte cilësitë e shenjta të Perëndisë, t’i përgjigjej me mirënjohje drejtimit të Perëndisë. Nëse nuk e bënte këtë, do të thoshte të mos e arrinte qëllimin, pra, të mëkatonte. Shih Romakëve 3:23 dhe 1 Pjetrit 1:14-16.)

Efes. 2:1-3: «Perëndia ju dha jetë [juve të krishterëve], ndonëse ishit të vdekur për shkak të shkeljeve dhe mëkateve tuaja, në të cilat ecnit dikur në të njëjtën udhë që ecën edhe sistemi i kësaj bote, duke vepruar në përputhje me sundimtarin e autoritetit të ajrit, frymës që tani vepron në bijtë e mosbindjes. Po, mes tyre, të gjithë ne dikur silleshim në harmoni me dëshirat e trupit tonë, bënim vullnetin e trupit e të mendimeve dhe ishim prej natyre fëmijë të zemërimit, si të tjerët.» (Si pasardhës të Adamit mëkatar, ne lindëm në mëkat. Zemra jonë priret drejt së keqes që kur lindim. Nëse nuk i frenojmë ato prirje të gabuara, me kalimin e kohës mund të mësohemi me një mënyrë të tillë jetese, dhe madje mund të na duket «normale», meqë ata që na rrethojnë, veprojnë në atë mënyrë. Bibla na tregon se çfarë konsideron Perëndia si të mirë a si të keqe, duke mbajtur parasysh mënyrën se si ai e ka krijuar njeriun dhe qëllimin e tij për njerëzimin. Nëse e dëgjojmë Krijuesin tonë dhe i bindemi nga dashuria, jeta jonë do të marrë kuptim si kurrë më parë dhe e ardhmja jonë do të jetë jeta e përhershme. Krijuesi ynë na fton ngrohtësisht që ta provojmë një gjë të tillë dhe të shijojmë se sa e mirë është.​—Psal. 34:8.)

Si ndikon mëkati te marrëdhënia jonë me Perëndinë?

1 Gjon. 3:4, 8: «Kushdo që praktikon mëkatin, praktikon edhe paligjshmërinë, kështu pra, mëkati është paligjshmëri. Ai që praktikon mëkatin, vjen nga Djalli.» (Sa fjalë të fuqishme! Ata që zgjedhin me dëshirë rrugën e mëkatit dhe e bëjnë udhë, Perëndia i konsideron si kriminelë. Ata kanë zgjedhur të marrin rrugën që mori Satanai në fillim.)

Rom. 5:8, 10: «Kur ishim akoma mëkatarë, Krishti vdiq për ne. . . . U pajtuam me Perëndinë nëpërmjet vdekjes së Birit të tij, kur ishim armiq.» (Vëreni se mëkatarët quhen armiq të Perëndisë. Sa e mençur është që të përfitojmë nga masa që ka marrë Perëndia për t’u pajtuar me të!)

1 Tim. 1:13: «M’u tregua mëshirë [thotë apostulli Pavël], sepse isha në padije dhe veproja me mungesë besimi.» (Megjithatë, kur Zotëria i tregoi udhën e drejtë, ai nuk ngurroi ta ndiqte.)

2 Kor. 6:1, 2: «Duke punuar bashkë me të, ne ju përgjërohemi që të mos e pranoni dashamirësinë e pamerituar të Perëndisë, pa e përmbushur qëllimin e saj. Sepse ai thotë: ‘Të dëgjova në një kohë të pranueshme dhe të ndihmova në një ditë shpëtimi.’ Ja, tani është koha veçanërisht e pranueshme! Ja, tani është dita e shpëtimit!» (Tani është koha kur na është dhënë mundësia e shpëtimit. Perëndia nuk do të tregojë pafundësisht dashamirësi të pamerituar kundrejt mëkatarëve. Prandaj duhet të tregojmë kujdes që të mos mbetemi pa e përmbushur qëllimin e saj.)

A është e mundur të dalim nga gjendja jonë mëkatare?

Shih temën «Shpërblesa».

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo