BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Jehovai mbledh familjen e tij
    Kulla e Rojës—2012 | 15 Korrik
    • Për më tepër, Pavli na nxit të përpiqemi me zell ‘të ruajmë njëjësinë e frymës në lidhjen e paqes’. (Lexo Efesianëve 4:1-3.) Zbatimi i kësaj këshille nënkupton t’i nënshtrohemi ndikimit të frymës së Perëndisë dhe të lejojmë që ajo të japë frytin e saj te ne. Ky fryt mbyll hendeqet mes individëve, në kontrast me veprat e mishit, të cilat gjithmonë shkaktojnë përçarje.

  • Jehovai mbledh familjen e tij
    Kulla e Rojës—2012 | 15 Korrik
    • 9. Si mund të bëjmë një vetëshqyrtim nëse ‘po përpiqemi me zell që të ruajmë njëjësinë e frymës’?

      9 Prandaj, secili duhet të pyesë veten: «Sa përpjekje të zellshme bëj që ‘të ruaj njëjësinë e frymës në lidhjen e paqes’? Si reagoj kur lindin probleme? A i shpreh ankesat para të gjithëve, me shpresën për të gjetur përkrahje nga disa vëllezër? A shpresoj të ndërhyjnë pleqtë për mua apo përpiqem realisht të rivendos paqen? A i shmang të tjerët duke shpresuar të harrojnë çfarëdolloj problemi që mund të kenë me mua, mbase duke mbajtur njëfarë distance?» A tregojnë veprime të tilla se po sillemi në përputhje me qëllimin e Jehovait për të mbledhur përsëri së bashku në Krishtin të gjitha gjërat?

      10, 11. (a) Sa e rëndësishme është të jemi në paqe me vëllezërit? (b) Cilat veprime krijojnë kushte për paqe dhe begati frymore?

      10 Jezui tha: «Nëse ti po sjell flinë tënde në altar, dhe atje kujtohesh se vëllai yt ka diçka kundër teje, lëre flinë atje, para altarit, dhe ik. Bëj më parë paqe me vëllanë tënd, dhe pastaj, kur të jesh kthyer, paraqit flinë tënde. Rregulloji shpejt punët.» (Mat. 5:23-25) Jakovi shkroi se «fryti i drejtësisë mbillet kur ka paqe në dobi të atyre që bëjnë paqe». (Jak. 3:17, 18) Pra, nuk mund të kemi një sjellje të drejtë pa pasur paqe.

      11 Ta ilustrojmë: është llogaritur se në disa vende të rrënuara nga lufta, mund të kultivohej 35 për qind më shumë tokë sikur banorët të mos kishin frikë nga minat. Kur një minë shpërthen, arat braktisen nga fermerët, fshatrat mbeten pa mjetet e jetesës dhe qytetet pa ushqim. Në mënyrë të ngjashme, rritja jonë frymore pengohet nëse kemi tipare që mund të prishin paqen me vëllezërit. Por, nëse jemi të shpejtë për të falur dhe nëse punojmë për mirëqenien e të tjerëve, krijojmë kushte që sjellin begati të vërtetë.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo