BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w94 15/1 f. 11-16
  • Beso në Jehovain!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Beso në Jehovain!
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Udhëzim atëror
  • Një besim i qëndrueshëm
  • Mbështetu tek Jehovai
  • «Në të gjitha rrugët e tua . . .»
  • Proverbat 3:5, 6—«Mos u mbështet në gjykimin tënd»
    Shpjegim i vargjeve të Biblës
  • Të kultivojmë një marrëdhënie të ngushtë me Jehovain
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • Forcojeni besimin tuaj te Jehovai
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • Besimi—Shumë i rëndësishëm për një jetë të lumtur
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
w94 15/1 f. 11-16

Beso në Jehovain!

«Beso në Jehovain me gjithë zemrën tënde.»​—PROVERBAT 3:5.

1. Ç’përshtypje i lanë një të riu Proverbat 3:5 dhe me çfarë rezultati të gjatë?

NJË misionar prej një kohe të gjatë shkruan: «‘BESO NË ZOTËRINË ME GJITHË ZEMRËN TËNDE; DHE MOS U MBËSHTET NË GJYKIMIN TËND.’ Ato fjalë nga Bibla, të rrethuara në një kornizë të varur në murin e shtëpisë që po vizitoja, më tërhoqën vëmendjen. Gjatë pjesës tjetër të asaj dite mendova mbi to. Pyeta veten se a mund të besoja unë në Perëndinë me gjithë zemrën time?» Në atë kohë ky njeri ishte 21 vjeç. Tashmë 90 vjeçar dhe gjithnjë në shërbim besnik si një plak kongregacioni në Perth, Australi, ai mund të shikojë prapa në një jetë të pasur me frytet e besimit me gjithë zemër në Jehovain, duke përfshirë 26 vite të rrepta si pionier në fusha të reja misionare në Cejlon (sot Sri Lanka), Burmë (sot Mjanmar), Malajë, Tailandë, Indi dhe Pakistan.a

2. Çfarë besimi duhet të ndërtojë tek ne Proverbat 3:5?

2 «Beso në Jehovain me gjithë zemrën tënde»—këto fjalë të Proverbave 3:5, nga Përkthimi i Botës së Re (New World Translation) duhet të na nxisin të gjithëve që t’ia kushtojmë Jehovait jetën tonë vazhdimisht, të bindur se ai mund ta forcojë besimin tonë, madje deri në atë pikë sa të mund të kapërcejmë pengesa të mëdha sa malet. (Mateu 17:20) Tani, le të shqyrtojmë Proverbat 3:5 në kontekstin e saj.

Udhëzim atëror

3. (a) Çfarë inkurajimi gjejmë në të nëntë kapitujt e parë të Proverbave? (b) Përse duhet t’u kushtojmë më nga afër vëmendje Proverbave 3:1, 2?

3 Të nëntë kapitujt e parë të librit biblik të Proverbave shkëlqejnë nga udhëzime atërore, nga këshilla të mençura prej Jehovait për të gjithë që shpresojnë të jenë bij qiellorë apo të kenë «lirinë e lavdishme të bijve të Perëndisë» mbi një tokë parajsore. (Romakëve 8:18-21, 23) Aty ka këshilla të mençura që prindërit mund t’i përdorin në rritjen e bijve dhe bijave të tyre. Bie në sy këshilla e Proverbave, kreu 3, e cila fillon me paralajmërimin: «Biri im, mos e harro ligjin tim dhe zemra jote le të ruajë urdhërimet e mia.» Ndërsa ditët e fundit të botës së Satanait po i afrohen përfundimit, le t’i kushtojmë vëmendje edhe më të madhe përkujtesave të Jehovait. Ndoshta rruga mund të jetë dukur e gjatë, por premtimi për të gjithë ata që durojnë është se «do t’u shtohen ditë të gjata, vite jete dhe paqeje»​—jetë e përhershme në sistemin e ri të Jehovait.​—Proverbat 3:1, 2, BR.

4, 5. (a) Çfarë lidhje e lumtur është përshkruar në Gjoni 5:19, 20? (b) Si duhet zbatuar në ditët tona Këshilla e Ligjit të përtërirë 11:18-21?

4 Një marrëdhënie e lumtur midis atit dhe birit mund të jetë shumë e çmuar. Krijuesi ynë, Perëndia Jehova, e rregulloi që të jetë e tillë. Krishti Jezu tha për marrëdhënien e vet intime me Jehovain: «Biri nuk mund të bëjë asgjë me iniciativën e vet, por vetëm atë që sheh se bën Ati. Sepse çfarëdo gjë që bën Ai, këto gjëra i bën edhe Biri në mënyrë të ngjashme. Sepse Ati ka dashuri për Birin dhe ia tregon të gjitha gjërat që ai vetë bën.» (Gjoni 5:19, 20, NW) Qëllimi i Jehovait ishte që një intimitet i ngjashëm të ekzistonte midis tij dhe gjithë familjes së tij në tokë, si edhe midis etërve njerëzorë dhe fëmijëve të tyre.

5 Në Izraelin e lashtë u inkurajua një marrëdhënie familjare e besueshme. Jehovai i këshilloi baballarët e atëhershëm: «Do t’i shtini këto fjalë në zemrën dhe në mëndjen tuaj, do t’i lidhni si një shenjë në dorë dhe do të jenë si ballore midis syve; do t’ua mësosh bijve tuaj, duke u folur për to kur rri ulur në shtëpinë tënde, kur ecën rrugës, kur rri shtrirë dhe kur çohesh; do t’i shkruash në shtalkat e shtëpisë tënde dhe mbi portat e tua, me qëllim që ditët tuaja dhe ditët e bijve tuaj, në vendin që Zoti është betuar t’u japë etërve tuaj, të jenë të shumta si ditët e qiellit mbi tokë.» (Ligji i përtërirë 11:18-21, Dio) Fjala e frymëzuar e Mësuesit tonë të Madh, Perëndisë Jehova, mund të shërbejë vërtet për ta lidhur atë në mënyrë intime me prindërit dhe fëmijët e tyre, si edhe me gjithë të tjerët që i shërbejnë Atij në kongregacionin e krishterë.​—Isaia 30:20, 21.

6. Si mund të gjejmë favor tek Perëndia dhe tek njerëzit?

6 Këshilla e mençur atërore për popullin e Perëndisë, për të vjetër e për të rinj, vazhdon në vargjet 3 dhe 4 të Proverbave, kreu 3: «Mirësia [dashamirësia, BR] dhe e vërteta mos të lënçin kurrë; lidhi rreth qafës, shkruaji mbi tabelën e zemrës sate; do të gjesh kështu hir dhe arsye në sytë e Perëndisë dhe të njerëzve.» (Dio) Vetë Perëndia Jehova shquhet për shfaqjen e dashamirësisë dhe së vërtetës. Psalmi 25:10 thotë: «Të gjitha rrugët e Zotit janë mirësi [dashamirësi, BR] dhe vërtetësi.» (Dio) Duke imituar Jehovain, ne duhet t’i mbajmë këto cilësi dhe fuqinë e tyre mbrojtëse si një thesar, duke i vlerësuar si një gjerdan të paçmueshëm dhe duke i ngulitur në mënyrë të pashlyeshme në zemrën tonë. Pra, mund të lutemi në mënyrë të zjarrtë: «O Jehova, . . . le të më mbrojnë vazhdimisht vetë dashamirësia dhe e vërteta jote.»​—Psalmi 40:11.

Një besim i qëndrueshëm

7. Në cilat mënyra e tregon Jehovai besueshmërinë e tij?

7 Një fjalor (Webster’s Ninth New Collegiate Dictionary) fjalën besim e përkufizon si «mbështetje e siguruar në karakterin, aftësinë, fuqinë ose në të vërtetën e dikujt apo diçkaje». Karakteri i Jehovait e ka hedhur fortësisht spirancën në dashamirësinë e tij. Dhe ne mund të besojmë plotësisht në aftësinë e tij për të bërë atë që ka premtuar, sepse vetë emri i tij, Jehova, e identifikon atë si Personi i qëllimit të madh. (Të Dalët 3:14; 6:2-8) Si Krijues, ai është Burimi i fuqisë dhe i energjisë dinamike. (Isaia 40:26, 29) Ai është vetë e vërteta, sepse «është e pamundur që Perëndia të gënjejë». (Hebrenjve 6:18, BR) Prandaj, ne jemi të inkurajuar që të kemi besim absolut në Jehovain, Perëndinë tonë, në Burimin e madh të të gjithë së vërtetës, që ka fuqinë e plotë për të mbrojtur ata që besojnë në të dhe që t’i plotësojë të gjitha qëllimet e tij të mëdha me suksese të lavdishme.​—Psalmi 91:1, 2; Isaia 55:8-11.

8, 9. Përse mjerisht besimi mungon në botë dhe në ç’mënyrë populli i Jehovait përbën një kontrast?

8 Në botën e degjeneruar përreth nesh, mjerisht besimi mungon. Në vend të tij, kudo gjejmë lakmi dhe korrupsion. Kapakun e revistës World Press Review, të majit 1993, e zbukuronte ky lajm: «BUMI I KORRUPSIONIT​—Para të fëlliqura në rregullin e botës së re. Industria e korrupsionit shtrihet nga Brazili në Gjermani, nga Shtetet e Bashkuara në Argjentinë, nga Spanja në Peru, nga Italia në Meksikë, nga Vatikani në Rusi.» E mbështetur në urrejtje, lakmi dhe mosbesim, i ashtuquajturi rregull i botës së re të njeriut, nuk korr gjë tjetër për njerëzimin veç mjerimit gjithnjë në rritje.

9 Në kontrast me kombet politike, Dëshmitarët e Jehovait janë të lumtur që të jenë «kombi, Perëndia i të cilit është Jehovai». Vetëm ata mund të thonë me të vërtetë: «Tek Perëndia ne besojmë». Çdonjëri prej tyre mund të bërtasë me gëzim: «Në bashkësi me Perëndinë do të lavdëroj fjalën e tij. . . . Tek Perëndia e kam vënë besimin tim. Nuk do të kem frikë.»​—Psalmet 33:12; 56:4, 11.

10. Çfarë i ka forcuar shumë të rinj të krishterë që të ruajnë integritetin e tyre?

10 Në një vend aziatik, ku mijëra të rinj Dëshmitarë kishin vuajtur prej rrahjeve të rënda dhe burgimeve, besimi në Jehovain bëri të mundur që shumica e tyre të qëndronte. Një natë në burg, një i ri Dëshmitar që u ishte nënshtruar torturave të tmerrshme, ndjeu se nuk mund të duronte dot më. Por një tjetër i ri vajti fshehurazi tek ai, duke përfituar prej errësirës. I pëshpëriti: «Mos u jep; Unë rashë në kompromise dhe që prej atëherë nuk kam gjetur prehje.» Kështu, vendosmëria e të riut të parë, për të qëndruar i palëkundur u përtëri. Ne mund të kemi besim të plotë se Jehovai do të na ndihmojë për të kapërcyer çdo përpjekje të Satanait për të brejtur integritetin tonë.​—Jeremia 7:3-7; 17:1-8; 38:6-13, 15-17.

11. Si jemi të nxitur që të besojmë në Jehovain?

11 Urdhëri i parë thotë pjesërisht: «Duhet ta duash Jehovain, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde.» (Marku 12:30, BR) Ndërsa meditojmë mbi Fjalën e Perëndisë, të vërtetat e mëdha që po mësojmë zbresin thellë në zemrat tona, kështu që jemi të nxitur për të harxhuar gjithë sa kemi në shërbim të Perëndisë tonë të mrekullueshëm, Zotit Sovran Jehova. Duke pasur një zemër plot me çmueshmëri për të​—për gjithçka që na ka mësuar, për gjithçka që ka bërë dhe do të bëjë për ne—​ndihemi të nxitur për të besuar në mënyrë absolute në shpëtimin e tij.​—Isaia 12:2.

12. Si e kanë treguar në rrjedhën e viteve shumë të krishterë besimin e tyre në Jehovain?

12 Ky besim mund të kultivohet nëpër vite. Një Dëshmitar i përulur i Jehovait, që shërbeu besnikërisht për më se 50 vjet në selinë qendrore të Shoqatës Watch Tower në Bruklin, duke filluar prej prilit të 1927-ës, shkroi: «Në fund të atij muaji mora një shpërblim prej 5 dollarësh të mbyllur në një zarf me një letër të bukur, ku gjendej teksti biblik nga Proverbat 3:5, 6 . . . I kisha të gjitha arsyet për të besuar në Jehovain, sepse në selinë qendrore shumë shpejt unë fillova të vlerësoj se Jehovai kishte një «skllav besnik dhe të matur», që kujdesej me besnikëri për të gjitha interesat e Mbretërisë këtu në tokë.​—Mateu 24:45-47.»b Zemra e këtij të krishteri nuk ishte vendosur mbi dashurinë për paratë, por mbi fitimin e «një thesari që nuk prishet kurrë në qiej». Po kështu edhe në ditët tona, ata mijëra që shërbejnë në shtëpitë Bethel të Shoqatës Watch Tower anembanë botës, e bëjnë këtë gjë nën një lloj betimi legal të varfërisë. Ata besojnë se Jehovai do t’i sigurojë nevojat e tyre të përditshme.​—Luka 12:29-31, 33, 34.

Mbështetu tek Jehovai

13, 14. (a) Vetëm ku mund të gjejmë këshilla të matura? (b) Çfarë duhet shmangur me qëllim që t’u mbijetojmë persekutimeve?

13 Ati ynë qiellor na paralajmëron: «Mos u mbështet në gjykimin tënd.» (Proverbat 3:5, Dio) Këshilltarët dhe psikologët botërorë nuk mund të shpresojnë kurrë që t’i afrohen mençurisë dhe zgjuarsisë që shfaq Jehovai. «E pafund [është] zgjuarsia e tij.» (Psalmi 147:5, Dio) Në vend se të mbështetemi në mençurinë e njerëzve të shquar të botës apo në emocionet tona të pakuptimta, le t’i drejtohemi Jehovait, Fjalës së tij dhe pleqve të kongregacionit të krishterë për këshilla të matura.​—Psalmi 55:22; 1. Korintasve 2:5.

14 Mençuria njerëzore apo pozita e famshme nuk do të na çojnë gjëkundi në ditën e provës së rëndë që po afrohet me shpejtësi. (Isaia 29:14; 1. Korintasve 2:14) Në Japoni, gjatë Luftës së Dytë Botërore, një bari i popullit të Perëndisë, i aftë, por mendjemadh, preferoi të mbështetej në zgjuarsinë e vet. Nën presione, ai u kthye në një apostat dhe shumica e kopesë, kur u gjend në persekutime, gjithashtu e pushoi aktivitetin. Një motër besnike japoneze, që me guxim u mbijetoi trajtimeve të tmerrshme në qelitë e ndyra të burgut, komentoi: «Ata që mbetën besnikë nuk kishin aftësi të veçanta dhe as që binin në sy. Sigurisht, të gjithë ne duhet të besojmë gjithnjë në Jehovain me gjithë zemrën tonë.»c

15. Cila cilësi hyjnore është thelbësore nëse duam t’i pëlqejmë Jehovait?

15 Besimi tek Jehovai, në vend se në zgjuarsinë tonë, përfshin përulësinë. Sa e rëndësishme është kjo cilësi për të gjithë ata që duan t’i pëlqejnë Jehovait! Edhe vetë Perëndia ynë, ndonëse është Zoti Sovran i gjithë universit, shfaq përulësi kur ka të bëjë me krijesat e tij inteligjente. Ne mund të jemi mirënjohës për këtë. «Ai denjon të shikojë mbi qiell dhe tokë, duke e ngritur të përulurin prej vetë pluhurit.» (Psalmi 113:6, 7) Me mëshirën e tij të madhe, ai na i fal dobësitë tona në bazë të dhuratës së tij më të madhe për njerëzimin, flijimit të çmuar shpërblerës të Birit të tij të dashur, Krishtit Jezu. Sa mirënjohës duhet të jemi për këtë mirësi të pamerituar!

16. Në ç’mënyrë vëllezërit duhet të synojnë për privilegje në kongregacion?

16 Vetë Jezui na kujton: «Kush ngrihet lart, atë do ta poshtërojë Zoti; por kush e vlerëson veten pak, atë do ta lartësojë Zoti.» (Mateu 23:12, ECM) Me përulësi, vëllezërit e pagëzuar duhet të synojnë për përgjegjësi në kongregacionin e krishterë. Po kështu, mbikëqyrësit duhet t’i shohin caktimet e tyre jo si një simbol i postit, por si mundësi për të kryer një punë, me përulësi, me vlerësim dhe me zell, ashtu siç bëri edhe Jezui, i cili tha: «Ati im është gjithnjë në veprim, ashtu edhe unë.»​—Gjoni 5:17, ECM; 1. Pjetrit 5:2, 3.

17. Çfarë duhet të vlerësojmë të gjithë ne dhe në çfarë aktiviteti do të na shtyjë kjo?

17 Me përulësi dhe me lutje, le të vlerësojmë gjithnjë se në sytë e Jehovait nuk jemi tjetër veçse pluhur. Sa të lumtur mund të jemi atëherë, që «. . . mirësia e Zotit [Jehovait, BR] vazhdon nga përjetësia në përjetësi për ata që kanë frikë prej tij, dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve»! (Psalmi 103:14, 17, Dio) Prandaj, të gjithë ne duhet të jemi studiues të zellshëm të Fjalës së Perëndisë. Koha që harxhojmë në studimin personal apo familjar dhe në mbledhjet e kongregacionit, duhet të jetë ndër orët më të çmuara çdo javë. Në këtë mënyrë do të kemi «njohuri për Më të Shenjtin». Kjo «është zgjuarsia».​—Proverbat 9:10.

«Në të gjitha rrugët e tua . . .»

18, 19. Si mund t’i zbatojmë në jetën tonë Proverbat 3:6 dhe me çfarë rezultati?

18 Duke na drejtuar nga Jehovai, Burimi hyjnor i zgjuarsisë, Proverbat 3:6 thotë: «Pranoje në të gjitha rrugët e tua, dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua.» (Dio) Të pranosh Jehovain përfshin që t’i rrish afër atij në lutje. Kudo që të jemi dhe pavarësisht nga situata që mund të lindë, ne duhet që menjëherë t’i afrohemi atij në lutje. Ndërsa merremi me punët tona të përditshme, ndërsa përgatitemi për shërbim, ndërsa shkojmë nga shtëpia në shtëpi, duke shpallur Mbretërinë e tij, lutja jonë e qëndrueshme do të bëjë që ai ta bekojë aktivitetin tonë. Kështu, mund të kemi privilegjin e paçmuar dhe gëzimin që «të ecim me Perëndinë», me besim se ai «do t’i drejtojë shtigjet tona» siç bëri me Enokun me frikë Perëndie, me Noenë dhe izraelitët besnikë, si Josiu dhe Danieli.​—Zanafilla 5:22; 6:9; Ligji i përtërirë 8:6; Josiu 22:5; Danieli 6:23; shiko edhe Jakovit 4:8, 10.

19 Kur ia bëjmë të njohura lutjet tona Jehovait, ne mund të besojmë se «paqja e Perëndisë që tejkalon çdo mendim, do t’i ruajë zemrat tona dhe fuqitë tona mendore nëpërmjet Krishtit Jezu». (Filipianëve 4:7, BR) Paqja e Perëndisë, e pasqyruar në një pamje të gëzueshme, mund t’ua komunikojë mesazhin tonë njerëzve që takojmë gjatë veprës së predikimit. (Kolosianëve 4:5, 6) Gjithashtu, ajo mund të inkurajojë ata që vuajnë prej streseve apo padrejtësive kaq të zakonshme në botën e sotme, siç tregon edhe tregimi i mëposhtëm.d

20, 21. (a) Në ç’mënyrë integriteti i Dëshmitarëve të Jehovait inkurajoi edhe të tjerë gjatë terrorit nazist? (b) Çfarë vendosmërie ngjall tek ne zëri i Jehovait?

20 Max Liebster, një hebre i lindur, që e mbijetoi si për mrekulli Holokaustin, e përshkruan udhëtimin e tij në një kamp nazist të shfarosjes me këto fjalë: «Ishim të mbyllur nëpër vagona treni, të cilët ishin kthyer në qeli të vogla për dy persona. Pasi më futën me shkelma në një prej tyre, u gjenda ballë për ballë me një të burgosur, sytë e të cilit pasyronin qetësi. Gjendej aty për shkak të respektit të tij ndaj ligjeve të Perëndisë, duke zgjedhur më mirë burgun dhe një vdekje të mundshme, sesa të derdhte gjakun e të tjerëve. Ishte një Dëshmitar i Jehovait. Fëmijët ia kishin çuar larg dhe gruaja e tij ishte ekzekutuar. Të njëjtin fat po priste edhe ai. Udhëtimi 14 ditor i dha përgjigje lutjeve të mia, pasi pikërisht gjatë këtij udhëtimi për në vdekje unë gjeta shpresën e jetës së përhershme.»

21 Pas lirimit prej kampit të Auschwitz-it, «strofullës së luanëve» siç e quajti ai dhe pasi u pagëzua, ky vëlla u martua me një Dëshmitare të Jehovait, edhe ajo e burgosur dhe babai i së cilës kish vuajtur në kampin e përqëndrimit në Dakau. Ndërsa babai i saj ndodhej në Dakau, dëgjoi se edhe e shoqja dhe vajza e vogël ishin arrestuar. Ja se si e përshkroi ai reagimin e vet: «Isha thellësisht i shqetësuar. Një ditë, kur ishim në radhë për të bërë dush, dëgjova një zë që citonte Proverbat 3:5, 6 . . . Ai ushtoi si një zë që zbriste nga qiejt. Ishte pikërisht ajo që më duhej për të rigjetur ekuilibrin.» Në të vërtetë, zëri që citoi këtë tekst ishte i një të burgosuri tjetër, por ngjarja nxjerr në pah se ç’forcë të madhe mund të ushtrojë mbi ne Fjala e Perëndisë. (Hebrenjve 4:12) Edhe sot, zëri i Jehovait le të na flasë me forcë me fjalët e tekstit tonë vjetor për 1994-ën: «Beso në Jehovain me gjithë zemrën tënde!»

[Shënimet]

a Shiko artikullin: «Beso në Jehovain me gjithë zemër», prej Claude S. Goodman, Kulla e Rojës, 15 dhjetor 1973, fq. 760-765, angl.

b Shiko artikullin «I vendosur për të lavdëruar Jehovain», treguar prej Harry Peterson, Kulla e Rojës, 15 korrik 1968 (angl.), faqe 437-440.

c Shiko artikullin «Jehovai nuk i braktis shërbëtorët e tij», treguar prej Matsue Ishii, Kulla e Rojës, 1 maj 1988 (angl.), faqe 21-25.

d Shiko edhe artikullin «Çlirim! Ta tregojmë veten mirënjohës», treguar prej Max Liebster, Kulla e Rojës, 1 tetor 1978 (angl.), faqe 20-24.

Përmbledhje

◻ Çfarë lloj këshille gjejmë në Proberbat?

◻ Në ç’mënyrë do të përfitojmë nga besimi në Jehovain?

◻ Çfarë përfshin mbështetja në Jehovain?

◻ Përse duhet ta pranojmë Jehovain në të gjitha rrugët tona?

◻ Si do t’i drejtojë Jehovai shtigjet tona?

[Figurat në faqen 15]

Mesazhi i gëzuar i Mbretërisë i tërheq njerëzit me zemër të ndershme

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo