BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w01 1/9 f. 31
  • Pyetje nga lexuesit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pyetje nga lexuesit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • Material i ngjashëm
  • A ishte Jezui vërtet Biri i Perëndisë?
    Zgjohuni!—2006
  • Përgjigje për pyetje biblike
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Pse Jezui quhet Biri i Perëndisë?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
w01 1/9 f. 31

Pyetje nga lexuesit

Te Kolosianëve 1:16, për Birin e Perëndisë thuhet se «të gjitha gjërat e tjera janë krijuar nëpërmjet tij dhe për të». Në cilin kuptim të gjitha gjërat u krijuan «për» Birin e Perëndisë, Jezuin?

Jehovai e përdori Birin e tij të vetëmlindur si kryemjeshtër për krijimin e të gjitha gjërave të tjera, domethënë, të të gjitha gjërave përveç vetë Jezuit. (Fjalët e urta 8:27-30; Gjoni 1:3) Me të drejtë, Biri provon kënaqësi nga këto vepra dhe, në këtë kuptim, ato janë «për» të.

E dimë se prindërit njerëzorë presin dhe, shpesh, provojnë shumë kënaqësi nga fëmijët që u lindin. Kështu, proverbi biblik flet për «djalin që [babait] i pëlqen». (Fjalët e urta 3:12; 29:17) Në mënyrë të ngjashme, Perëndia Jehova provonte kënaqësi nga Izraeli, kur populli i tij ishte besnik. (Psalmi 44:3; 119:108; 147:11) Ai provon gëzim edhe nga besnikëria e shërbëtorëve të tij në kohën tonë.—Fjalët e urta 12:22; Hebrenjve 10:38.

Prandaj, ishte e drejtë për Perëndinë të bënte që bashkëpunëtori i tij, Jezui, të gjente kënaqësi nga veprat që kishte kryer. Në të vërtetë, te Fjalët e urta 8:31 thuhet se Biri ‘kënaqej në pjesën e banueshme të botës dhe gjente ëndjen e tij me bijtë e njerëzve’. Në këtë kuptim, te Kolosianëve 1:16 thuhet: «Të gjitha gjërat e tjera janë krijuar nëpërmjet tij dhe për të.»

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo