-
«Çlirimi juaj po afrohet»Kulla e Rojës—2015 | 15 Korrik
-
-
14, 15. Çfarë është mbledhja e të zgjedhurve që do të ndodhë pasi të fillojë sulmi i Gogut të Magogut, dhe çfarë nënkupton?
14 Çfarë do të ndodhë pasi Gogu i Magogut të nisë sulmin ndaj popullit të Perëndisë? Si Mateu, edhe Marku flasin për të njëjtën ngjarje: «[Biri i njeriut] do të dërgojë engjëjt dhe do t’i mbledhë të zgjedhurit e tij nga të katër anët, nga skaji i tokës deri në skajin e qiellit.» (Mar. 13:27; Mat. 24:31) Kjo mbledhje e të zgjedhurve nuk i referohet as mbledhjes së parë të të mirosurve, as vulosjes përfundimtare të mbetjes së të mirosurve. (Mat. 13:37, 38) Kjo vulosje ndodh para se të shpërthejë shtrëngimi i madh. (Zbul. 7:1-4) Po çfarë është mbledhja e të zgjedhurve që përmend Jezui? Është koha kur mbetja e të 144.000-ve do të marrë shpërblimin qiellor. (1 Sel. 4:15-17; Zbul. 14:1) Kjo do të ndodhë diku pas shpërthimit të sulmit të Gogut të Magogut. (Ezek. 38:11) Atëherë do të përmbushen këto fjalë të Jezuit: «Në atë kohë, të drejtët do të shkëlqejnë si dielli në mbretërinë e Atit të tyre.»—Mat. 13:43.b
15 A do të thotë kjo se do të ndodhë një «rrëmbim» në qiell i të mirosurve? Shumë kisha mësojnë se të krishterët do të rrëmbehen ose do të merren në qiell me trupat e tyre fizikë. Për më tepër, sipas tyre Jezui do të kthehet në mënyrë të dukshme për të sunduar në tokë. Gjithsesi, Bibla tregon qartë se në qiell do të shfaqet «shenja e Birit të njeriut» dhe se Jezui do të vijë «në retë e qiellit». (Mat. 24:30) Të dyja këto shprehje nënkuptojnë diçka të padukshme. Për më tepër «mishi e gjaku nuk e trashëgojnë dot mbretërinë e Perëndisë». Prandaj ata që do të merren në qiell së pari duhet ‘të shndërrohen në një çast, sa hap e mbyll sytë, gjatë trumbetës së fundit’.c (Lexo 1 Korintasve 15:50-53.) Prandaj, megjithëse s’përdorim fjalën «rrëmbim» për shkak të ngjyrimit të saj të gabuar, mbetja e të mirosurve besnikë do të mblidhet së bashku në një çast të vetëm.
-
-
«Çlirimi juaj po afrohet»Kulla e Rojës—2015 | 15 Korrik
-
-
c Trupat fizikë të të mirosurve që do të jenë gjallë në atë kohë nuk do të merren në qiell. (1 Kor. 15:48, 49) Ka gjasa që Jehovai t’i zhdukë trupat e tyre njësoj si bëri me trupin e Jezuit.
-